• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Berisha nuk ka nga ku të ikë

19:30 : 11/10/2016
në OP-ED

Nga Fitim Zekthi

Një prej mënyrave bazë të shkatërrimit të së vërtetës është krijimi i atij që quhet hiper-realitet, ku gjithçka, siç thotë filozofi Jean Baudrillard, është më reale se realja, ku gjithçka qëndron në sipërfaqe si një shtresë që i vihet sipër realitetit apo që e zëvendëson atë.

Pra, vihemi përballë një realeje pa realitet me të cilën ne nuk mund të kemi kontakt. Prodhimi i informacioneve të pafundme dhe të gjithfarësojshme, bën që askush mos të kuptojë më se cila është e vërteta. Në lidhje me kanabisin thuhet se është shumë më mirë se para tri vitesh, po bëhet një luftë e pashembullt, krimi është strukur te media dhe tek opozita, Guardia di Financa tha këtë dhe tha atë.

Gjithashtu, jepen informacione se u kapën kaq kilogramë apo tonë, u dogjën kaq apo aq rrënjë, ngrihen akuza, institucionet fajësojnë njëra-tjetrën. Për importin e mbetjeve e njëjta gjë. Disa thonë se do ndihmojë në pastrimin e vendit, ligji është përmirësuar, mafia nuk gjendet tek importi por te kundërshtarët, gjithë bota bën import, industria ka kapacitet x% do e rrisë me y% etj.

Jean Baudrillard thotë se ky informacion masiv shërben për të shpërthyer nga brenda kuptimin e të vërtetës. Një tjetër përmasë është ngritja e akuzave vazhdimisht mbi opozitën, fokusimi tek ajo si problemi, si shkaku i problemit. Prej vitesh shumica e sheh opozitën në funksion të ndërtimit të këtij hiper-realiteti. Kjo gjë ka ndodhur edhe me perceptimin për Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.

Lexo edhe:

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

Prej tri vitesh ka një debat që nuk ndalet mbi rolin e ish-kryetarit Berisha në PD. Vazhdimisht opozita është shprehur se ai është kryetari i vërtetë dhe jo Basha. Ajo e ka bërë këtë në funksion të hiper-realitetit, të lidhë Bashën me të djeshmen dhe ta cilësojë atë një kukull.

Këtë gjë e kanë bërë pa ndalur edhe njerëz në media që vazhdimisht janë fokusuar tek opozita dhe te kjo qasje. Pak ditë më parë këtë argument e paraqiti edhe ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj.

Ai tha në një takim me studentët në UET se Basha duhet të “vriste babanë” duhet të bënte me Berishën atë që bëri Angela Merkel me Helmut Kohlin, t’i thoshte nuk ke më punë në parti.

Opozita apo analistë të ndryshëm në media, njerëz të së majtës mund ta përdorin këtë argument edhe në funksion të hiper-realitetit por edhe nga një premisë e majtë. Nga një premisë e djathtë “vrasja e babait” është pa kuptim dhe askush që beson tek e djathta nuk mund ta brendësojë atë si qasje (në të vërtetë publikisht vetëm Mustafaj e ka artikuluar në këtë mënyrë largimin e Berishës).

Vrasja e babait është ngjarja themelore me të cilën sipas Sigmund Freud-it ai shpjegon fenë, mënyrën si lindi dhe rolin që ka. Në librin “Totem dhe tabu” ai flet për një fis ku një baba i dhunshëm dhe mizor i dominon djemtë e tij në mënyrë që t’i ketë të gjitha femrat për vete.

Vëllezërit bëhen bashkë dhe vrasin babanë. Për të kremtuar këtë sukses ata shtrojnë darkë ku hanë babanë që vranë. Sipas Freud-it ky kanibalizëm është përpjekje e djemve për t’u identifikuar me babanë që e kishin frikë por edhe zili, e urrenin për mizorinë dhe xhelozinë dhe e respektonin për fuqinë. Kjo ngjaje sipas Freud-it është pikënisja e fesë.

Djemtë pas festës kanë brerje ndërgjegjeje dhe krijojnë një zëvendësues të babait, një totem. Për Freud-in çdo fe është një përpjekje për të lehtësuar ndjenjën e fajit. Freud-i ishte ateist dhe kishte neveri për fenë.

E majta e sidomos ajo e pas Luftës së Dytë Botërore e pa Freud-in si zgjidhjen e çlirimit të njeriut nga konstruksione dhe shtypje historike që vinin prej ndjenjës së fajit, që vinin për shkak të ndrydhjes së emocioneve, instinkteve dhe personalitetit.

Kjo çoi në revolucionin seksual, në promovimin jo vetëm të seksit të lirë por edhe të formave të ndryshme të seksualitetit. Autorë të shumtë si Foucault, Deleuze, Guattari etj. kanë shkruajtur gjatë mbi të.

E majta nuk pranon traditën, nuk pranon autoritet, nuk pranon hierarki, nuk pranon vlera. Për të majtën të gjitha këto janë konvencione (të mbajtura gjallë nga feja) ndaj rebelimi ndaj tyre apo vrasja e tyre është detyrë dhe nevojë për çlirim.

Tek e majta kjo gjë ka ndodhur egërsisht, ajo ka çuar në gijotinë mbretër, ka vrarë priftërinj, hoxhallarë, politikanë, dijetarë etj. Kjo është premisa nga e cila duket se niset Besnik Mustafaj. Partia Demokratike është e mbushur në fakt me njerëz që janë pranë ose e kanë të tyren këtë mënyrë të menduari dhe kjo është mënyra e të menduarit që PD duhet ta mbajë larg në qoftë se do të dojë të quhet e djathtë. Freud-izmi nuk është një gjë tek e cila e djathta beson, përkundrazi.

Berishës nuk mund t’i kërkohet të largohet nën shtysa Freud-iane, sa për parim. Sa i takon realitetit Berisha nuk është në krye të PD-së. Basha është kreu i saj dhe duket se po përpiqet të ndërtojë një opozitë ku lidershipi nuk e fiton legjitimitetin nga të qenit karizmatik, i pagabueshëm etj., por duke qenë menaxherial, që rutinizon vendimmarrjen, që njeh ndarjen e detyrave dhe roleve etj.

Ky është një ndryshim paradigmatik dhe jo i lehtë në një parti që është drejtuar nga një lider karizmatik dhe ndoshta kjo gjë iu krijon përshtypjen shumë njerëzve se Berisha drejton PD-në.

Sigurisht Berisha është protagonist për shkak të karakterit të fortë, njohjes së thellë të politikës dhe realitetit dhe për shkak të respektit që kanë mbështetësit e PD-së. Në këtë kuptim të kërkosh largimin e Berishës duket një gjë kot sepse ai nuk ka nga çfarë të largohet.

Në qoftë se Berisha ka një rol të madh dhe tërheq së brendshmi fijet e drejtimit, gjë që e thotë Rama, Taulant Balla, Saimir Tahiri, njerëz në media që merren vetëm me këtë gjë apo edhe ambasadori amerikan që ka filluar të merret me gjëra të ngjashme, atëherë çdo demokrat duhet të shkojë tek Edmund Burke, apo te Rusell Kirk, te Michael Oakshot dhe jo te Freud-i.

Duke shkuar atje do t’i kërkojë vetes dhe mbështetësve të PD-së ta respektojnë Berishën, dijen, kontributin në vite dhe t’i kërkojnë të lejojë Bashën të jetë kryetari i vërtetë duke e parë PD-në, idetë dhe njerëzit në të si diçka që ka ose duhet të ketë një raport të drejtë me të kaluarën, të tashmen, të nesërmen dhe me Zotin.

Që kjo të ndodhë PD duhet të jetë parti bindjesh.

Preç Zogaj në një program televiziv ishte i qartë dhe nisej nga një premisë e djathtë kur njohu me respekt atë që përfaqëson dhe bën Berisha por tha se një protagonizëm më i moderuar do të ishte më i mirë nga një pikëpamje praktike.

E djathta nuk i zgjidh çështjet nisur nga kritere fizike, rrethanore, moshe etj.

E djathta ndryshon për të ruajtur gjithçka të vlefshme, nuk ndryshon duke vrarë. SHBA-ja është shembulli më rrezëllitës në këtë drejtim dhe Berisha duhet parë siç amerikanët shohin presidentin Karter apo presidentin Bush, sekretarin Kisinger apo sekretaren Ollbrajt, sekretarin Gates apo Pauell etj., të cilët janë jo vetëm memorie por edhe një lloj ndërgjegjeje e asaj që kanë përfaqësuar./Mapo

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
BOTA

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025
Para

Shqiptari shtyp me makinën e vjedhur policin italian

TË GJITHA

Foto ilustruese

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë, vdes njëri

14:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com