Vijon puna e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja, për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor, por jo vetëm për këtë nen, por për të gjitha shkeljet dhe konkretisht:
Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 492 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative.
Janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët:
5 në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me leje drejtimi;
Janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme;
Janë vendosur 63 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
Si dhe 690 masa administrative për shpejtësi;
Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim, Policia do të vijojë punën për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.