• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Zheji: Si Blushi do ta copëtojë të majtën

13:43 : 06/10/2016
në BOLD BLOG

Ikja e Blushit dhe copëzimi i të Majtës

Nga Artur Zheji

Blushi iku dhe përplasi derën nga pas. Me vete ka deputeten Hafizi, një grua e qetë, me tipare fisnike dhe e vetëpërmbajtur. Në laborator po formohet një parti e re, ku padyshim do të ketë më shumë mendim dhe ideologji, se sa veprim praktik në terren.

Ata që mendonin se Blushi, nuk do të mund ta bënte dot këtë hap të madh dhe të rëndësishëm, gabuan. Këtu përfshihem edhe unë sigurisht, ndonëse, deri në një provë të dytë, koha më vërtetoi analizën se konflikti Rama-Blushi, ishte dhe mbetet, një përplasje egoizmash politikë. Legjitime edhe kjo, sigurisht.

Çështja tani shtrohet se çfarë pozicioni do të zerë kjo Parti e Re dhe a do të ketë energjinë, që jo vetëm të marrë vota, por edhe ti numërojë dot ato?

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

A do të jetë në gjëndje kjo parti të bëhet një hinkë mbledhëse e ujrave të shumta të pakënaqësive anti-Rama në PS dhe të mbrojë vullnetin e zgjedhësve të saj?

Dhe mbi cilat kritere?

Sepse Blushi, ka deklaruar fillimisht që do të jetë një parti e Qendrës, ndërkohë që kriticizmi që ai i bën Ramës, është nga pozicione ultra majtiste.

Kritika e tij kryesore në planin e politikave ekonomike, lidhet me koncesionet neo-liberale të kryeministrit dhe mungesën e vëmendjes sociale në lidhje me zgjedhësit e majtë. Por me këtë ligj elektoral që kemi dhe me këtë sistem që ka sot Shqipëria, një parti politike që të jetojë dhe të ketë një shtrirje kombëtare, ka nevojë për jo pak para.

A ka gjetur ndërkohë Blushi, “sponsor” apo “lobby” që janë gati ta mbështesin financiarisht një si ai, që është shprehur, për një ekuilibër të ri social, në “dëm” të më të pasurve dhe në favor të më të varfërve?

Është kjo disi e dyshimtë që ta gëzojë dot një mbështetje të tillë, duke patur parasysh se biznesi shqiptar është ende shumë primitv dhe shumë i pangopur në terma materialë. Dhe të priret, që të financojë një parti, le të themi që udhëhiqet nga një doktrinë “keinessiane”, ku formula bazë është ngritja e nivelit të minimumit jetik të popullit dhe të atyrë që punojnë ndershmërisht, në këtë vend të pandershëm.

Ata që kanë sot paratë e thata dhe paratë e ngurta, janë bërë gardh me kryeministrin “bujar”, që i ushqen ata, me mundësi të vazhdueshme fitimi, në këmbim të finacimit të sotëm dhe të nesërm zgjedhor.

Kritika e dytë kryesore e tij, lidhet me demokracinë e brendshme dhe të prishur keqas të PS. Kuptohet që në krye të herës, se nëse Partie e Re e Blushit, do të ketë sadopak sukses, duhet të sendërtojë edhe një model të ri të demokracisë së saj të vet brendshme. Porse, që në lindje kjo parti, do të ngjizet përreth karizmës së themeluesit të saj, që në këtë rast është vetë Blushi dhe që sigurisht do të jetë kryetari.

Pra do të jetë një parti e tipit: “Kryetari dhe të tjerët…”

Pavarësisht këtyre pikave të dobëta të pikënisjes, mendoj se për ekuilibrat e rinj që duhet të vendosen në shoqërinë shqiptare, partia e Blushit, është në vetvete, një gjë e mirë, sepse në mos tjetër, do të jetë një përpjekje për të kufizuar, pushtetin e pakufizuar të sotëm, të Ramës.

Duke patur parasysh mbështetjen e mirë dhe gratis, që Blushi ka sot në media, mundësitë e tij, në pikënisje të kësaj “aventure”, janë mjaft të mira për të popullarizuar nismën e tij më të re.

Nëse kjo parti që po ngjizet, do të ketë sadopak sukses, do të shënojë një copëtim të mëtejshëm të së Majtës shqiptare dhe një hutim më shumë ndërmjet zgjedhësve majtistë, që do të kenë në vitin 2017, tre sigla të majta: Ps, Lsi dhe partinë Blushi.

Është për t’u shënuar, se nga të gjitha “shizmat” ose shkëputjet nga partia nënë, vetëm LSI ka patur sukses dhe mbijetesë konkuruese, duke kaluar nëpër zigzage shumë të vështira dhe përmes konspiracionesh herë të majta dhe herë të djathta. Si dhe ishte dhe rasti dramatik i vitit 2008, kur PD dhe PS, punuan bashkarisht për eleminimin e saj.

Ndonëse në fazën e parë, kjo parti e re e Blushit, do të ngjallë entuziasmin e PD, sepse do të vlerësohet si një “aleate” në dobësimin e PS dhe të Ramës, nëse arrin të fitojë pikë në elektorat, shumë shpejtë do të ndjehet e kërcënuar nga të dy krahët, sipas të ashtuquajturit “efekti sanduic”. Ku partitë e mëdha, bëjnë çfarë munden që partitë e “vogla” të mbeten gjithmonë të vogla dhe satelite.

Aq më tepër sepse Blushit, do ti duhet të zhvillojë një “betejë parimore”, ndaj të dy krahëve njëherësh, për tu vetëshpallur si një “Rrugë e Tretë”, në pikëtakimin me zgjedhësit e shumtë, të zhgënjyer dhe të pashpresë, nga “politika e vjetër”.

Këtu dilema kryesore e pritme e Blushit, do të jetë marrëdhënia me Lsi dhe “fejesa”, taktikisht e detyrueshme me partinë e Ilir Metës.

Mirëpo marrëdhëniet ndërmjet Metës dhe Blushit, nuk kanë qenë asnjëherë të mira, madje thuhet se janë ende plot aciditet të bartur nga koha dhe historia e këtyre dy individëve.

Dhe këtu Rama, nëse Meta dhe Blushi, nuk e kapërcejnë dot çfarë i ndan prej kohësh, padyshim do të nxjerrë përfitime të rëndësishme për fushëbetejën e vitit 2017 që është praktikisht te dera./360grade.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
Para

Mediat amerikane tallen me Tahirin: Shqipëria me makina elektrike, por s’kanë ku... karikohen

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com