Faqja online “Make it to Germany” është e disponueshme për të gjithë shqiptarët që duan të punësohen në Gjermani. Autoritetet gjermane deklarojnë se azili nuk është e vetmja formë për të ikur në Gjermani.
Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë: http://ëëë.make-it-in-germany.com/en. Për të konkuruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani. “Ekziston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.
Në portalin e Rrjetit Europian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267 144 vende të lira pune.
Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.
Në mënyrë që kërkesa juaj për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim: Para se të caktoni një takim për aplikim për vizë, ju duhet të keni dokumentacionin në vijim: Ofertën me karakter detyrues të vendit të punës apo kontratën tashmë të nënshkruar të punës ose kualifikimit profesional me një punëdhënës konkret apo ndërmarrje, që ofron kualifikimin profesional në Gjermani dhe miratimin paraprak të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.
Profesionet që kërkohen
Asistent teknik; Inxhinier mekanik; Elektricist; Instalues elektrik; Elektricist për ndërtimin; Hidraulik; Teknik i ngrohjes; Punëtor pa kualifikime për ujë; Shofer; Monitorim i infrastrukturës hekurudhore; Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat; Infermierë në pediatri; Infermierë në kirurgji; Infermierë në klinikë; Anesteziolog; Ndihmës anesteziolog; Kujdestarë për të moshuar; Specialistë në klinika gjeriatrike; Specialistë në onkologji; Specialistë në endoskopi; Specialistë në nefrologji; Specialistë në rehabilitim; Profesionistë të shëndetësisë; Teknikë kompjuterësh; Hidraulikë; Muratorë; Mekanikë mjetesh; Gomistë.