Dashi
Dite intensive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do jete me si me pare dhe here pas here do përjetoni emocione te reja. Beqaret ne momentin qe me pak e presin do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje brenda pak orëve. Ne planin financiar nuk do jeni te arsyeshëm dhe mund te hidhni hapa te gabuara.
Demi
Mos u tregoni impulsive sot ju te dashuruarit sepse mund te bëni disa gabime te pafalshme dhe nuk do ktheheni dot mbrapa. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do e kenë me te lehte për ta afruar personin qe pëlqejnë. Deri ne mbrëmje do fillojnë një lidhje te kënaqshme. Financat do jene me te mira edhe për shkak te kujdesit, por edhe fale ndihmës se familjareve.
Binjaket
Për sa iu përket atyre qe janë ne çift, nuk është momenti i duhur për te ndërmarrë rreziqe sepse dita do jete paksa delikate. Tregohuni me tolerante dhe nuk do keni surpriza te këqija. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare te çuditshme dhe te papritura. Studiojini mire personat pastaj vendosni për te ardhmen! Do ketë hyrje te papritura parash ne arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa mase.
Gaforrja
Jeta ne çift do jete e qete dhe e kënaqshme. Ata qe kane pasur vështirësi do kenë mundësi te pajtohen dhe rregullojnë problemet. Beqaret, fale Venusit do shkëlqejnë dhe vështirë se do kalojnë diku pa tërhequr vëmendjen. Do bëni hapa te mëtejshme ne dashuri! Mos e lini veten te rrezoheni nga një problem financiar qe mund t’iu dale para. “Luftoni” dhe ulni sa me shume shpenzimet.
Luani
Nëse jeni ne çift dhe keni një lidhje te forte, do te dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Nëse lidhja juaj ka probleme atëherë duhet te luftoni shume qe t’i bëni balle tradhtive. Klima për beqaret do jete premtuese. Përfitoni sa me tepër qe te kaloni një dite sa me te bukur! Urani do iu beje te tregoheni te matur me financat dhe do iu ndihmoje te filloni një projekt te ri ne pune.
Virgjeresha
Lidhja juaj me partnerin do jete me e qarte dhe ju do i kuptoni me mire ndjenjat dhe synimet qe ka ai për te ardhmen. Kjo do iu ndihmoje te merrni edhe vendime për te cilat keni kohe qe mendoheni. ju beqare duhet te kërkoni ne çdo cep për te gjetur personin e duhur. Mos filloni asgjë pa qene te sigurte. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprize te keqe me financat.
Peshorja
Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni me te logjikshëm dhe do mundoheni si ta bëni jetën ne çift sa me interesante. Ata qe janë vetëm, çfarëdo qe te bëjnë nuk do e ndryshojnë dot statusin. Ne planin financiar do ju gjeni shume shpejt zgjidhje problemeve dhe do mund te kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht.
Akrepi
Dite pa probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk duhet te dalin përtej realitetit sepse ne këtë mënyrë nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak sepse do dini mire llogarite.
Shigjetari
Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite edhe pse do jene te shumte personat qe do iu joshin dhe do ju bëjnë oferta te jashtëzakonshme. Beqaret nuk do jene ne humor te mire dhe mund te hedhin hapa te gabuara. Kjo nuk do jete dite me fat për te gjetur dashurinë e madhe. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara sepse do mbeteni shpejt pa para.
Bricjapi
Mendojini mire gjerat para se te veproni sot juve qe jeni ne një lidhje sepse mund te lindin probleme te jashtëzakonshme dhe situata mund te ndërlikohet. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Prisni edhe disa kohe dhe keni për ta pare qe çdo gjë do ndryshoje ne mënyrë te befasishme. Ne planin financiar do i keni te gjitha kushtet për ta përmirësuar situatën.
Ujori
Dita e sotme do filloje keq sot dhe debatet do jene te mëdha, megjithatë pas mesdite do jeni me te qete dhe do i kuptoni edhe gabimet qe ju vete keni bere. Beqaret do afrohen me tepër me një mik te vjetër dhe nuk do kenë druajtje për t’ia shprehur ndjenjat. Ne planin financiar do ju gjeni zgjidhje problemeve dhe do jeni me te qete kur te kryeni shpenzime.
Peshqit
Qetësi e madhe do mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Nuk do ketë shume pasion por as zënka nuk do ketë. Thjesht një e përditshme pa ndonjë histori te veçante. Beqaret nga ana tjetër do jene joshës dhe mjaft te kërkuar nga sytë e seksit tjetër. Takimet qe do bëni do jene mjaft premtuese. Edhe pse do keni shume dëshire për shpenzime nuk duhet te abuzoni. Buxheti i lëkundur!