Një sasi prej 700 gramë kokaine është kapur në Tiranë ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Pas informacioneve të marra, efektivë të antidrogës kanë rënë në gjurmët e grupit që trafikonte kokainë. Operacioni antidrogë u zhvillua sot tek rruga ‘5 Maji’ në kryeqytet. Gjatë këtij aksioni, 3 personat e dyshuar si trafikantë nuk i janë përgjigjur thirrjeve të policisë.