Debatet nëse duhet të publikohen foto të fëmijëve në rrjetet sociale ose jo kanë qenë të shumta, ndaj edhe shumë prindër mundohen t’i rezistojnë tundimit për t’i publikuar, shumë të tjerë pastaj dëshirojnë të mos privohen nga ajo që ata e konsiderojnë si një “lumturi të vogël”, për të treguar virtualisht fëmijët e tyre.
Po ka një rrugë të mesme, që shumë e preferojnë , të publikojnë foto të fëmijëve por pa i ekspozuar shumë ata. Kështu ka bërë moderatori i njohur Blendi Fevziu, i cili sot ka publikuar një foto me vajzën e vogël, me rastin e 1-vjetorit të lindjes. Vogëlushja, e veshur me fustan të bardhë luan me tullumbace, ndërsa Blendi duket shumë i përkushtuar ndaj saj.
Pak ditë më parë ai publikoi një tjetër foto me të bijën ku ishin të dy para kompjuterit, ndërsa Blendi po punonte, e vogla e familjes dëshiron “të kontriubojë”, ajo duket e lumtur teksa përpiqet të luaj me tastet e laptopit.
Sot, Fevziu ka zgjedhur që datëlindjen e “princeshës së vogël” që do ta festojë në një ambient me pishinë./Bordo