• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Pse çdo ditë duhet pirë një gotë verë

17:20 : 03/10/2016
në SHENDETI
????????????????????????????????????????????????????????????????

????????????????????????????????????????????????????????????????

Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët. Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët.

Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, që paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik. Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit si sëmundjet e pankreasit po të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet të kufizojnë konsumimin e verës. Vera, më shumë se çdo lloj pije tjetër, futet në shkencën dietetike moderne jo për merita ushqyese të veçanta, as për faktin e të qenit me virtyte për shëndetin, por thjesht për kënaqësitë e saj gastronomike, për kontributin për cilësinë dhe rritjen e nivelit të jetesës, si dhe mënyrën se si konsumi i saj në sasi të kontrollueshme nuk arrin kurrë të bëhet një rrezik për shëndetin.

Ndërkaq vera nuk është një pije për të shuar etjen, as dhe për t’u shndërruar në një simbol shoqëror, por ajo është një ushqim që merret dhe shijohet së bashku me vaktet për të shtuar vlerën shijuese të ritit të së ushqyerit, por gjithmonë duke ruajtur masën. Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute dhe madje deri në një avantazh të mundshëm të dobisë së saj është e vështirë të bëhet, dhe kjo lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, etanolin dhe efektet e tij. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Ndjenja e nxehtësisë që pason tretjen e verës ose në masë të madhe të super-alkoolikëve shpreh jo aq vlerat energjetike të alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Alkooli ka karakteristikat e një karburanti me rendiment të ulët sepse mund të aktivizojë rrugët metabolike me pak prurje energjie, ose mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruara. Prandaj duke njohur potencialin toksik të kuotës së alkoolit, te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grup-mosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike. Duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë.

Roli i verës në mënyrën e të ushqyerit

Vera është pa asnjë dyshim pjesë përbërëse e kulturës të së ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Vera është komponent i rëndësishëm i një diete të rëndësishme. Ajo është një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot njihen vlerat e saj energjetike, e cila mund të bëjë keq vetëm në rastet kur ka persona që nga padituria ose të shtyrë nga vesi abuzojnë me të.

Lexo edhe:

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Në vendet me vreshtari të zhvilluar zakoni i të pirit verë është përqendruar pothuajse tërësisht gjatë vakteve dhe si rrjedhojë është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të konsumohet në sasi të mëdha. Është e qartë që dëmet e shkaktuara nga alkooli janë më të vogla kur stomaku është në punë për përpunimin e ushqimeve dhe i njëjti potencial metabolik i mëlçisë duket të ketë një dëm më të vogël të shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatë periudhës së tretjes. Edhe në këto doza ditore shumë më të kujdesshëm duhet të tregohemi në mënyrën e marrjes së verës dhe të përjashtohet abuzimi kur janë marrë të tjera pije alkoolike, si: aperitivët, pijet e hidhura apo super-alkoolikët. Konsumi i verës në nivelin e duhur nuk lë arsye për t’i mohuar një personi të rritur të shëndetshëm kënaqësinë që ofron shoqërimi i ushqimit me disa gota verë.

Këshilla për përdorimin e verës

-Një gotë verë në ditë është e shëndetshme

– Vera nuk u këshillohet grave shtatzëna apo atyre që kanë fëmijë në gji

-Vera nuk u bën mirë fëmijëve në moshë të vogël

– Personat me sëmundje të ndryshme të avancuara duhet të konsultohen me mjekun për përdorimin e verës

-Vera është e këshillueshme për personat që vuajnë nga anoreksia

-Ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
BOTA

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025
Para

RENDITJA/ Ja 10 skuadrat më të shtrenjta në Evropë

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com