• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Bashkia e Durrësit zëvendëson mbi 300 emra rrugësh dhe sheshesh

21:42 : 02/10/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

Ndarja e re territoriale ka vënë në pah një problem të madh me emrat e rrugëve në Durrës. Rrugë në njësi të ndryshme administrative mbajnë të njëjtin emër, duke e detyruar bashkinë të kryejë një riorganizim të ri të emërtimeve të rrugëve. 

Bashkia e Durrësit brenda pak javësh do të zëvendësojë mbi 300 emra rrugësh dhe sheshesh, apo më shumë se 20 për qind të të gjithë rrugëve të qytetit. Kjo pritet të përmbyllë procesin e emërtimit që nisi në vitin 2009, si dhe të krijojë hartën përfundimtare të emrave në të gjithë territorin e ri të bashkisë, thanë për BIRN në institucionin e qeverisjes lokale të qytetit bregdetar.

Ndryshimet dhe përzierja e emrave të rrugëve në Durrës 6-7 vjet më parë, krijoi jo pak vështirësi për veprimtarinë normale të institucioneve të Postës, Gjykatës, Hipotekës, Ujësjellësit, etj. Pandi, një nga shpërndarësit e vjetër të letrave thotë se adresat e familjeve apo bizneseve vazhdojnë të njihen sipas emërtesave të hershme dhe plotësimi përfundimtar i hartës ndoshta mund ta normalizojë situatën për punën tonë të përditshme”. Kontestimet e qytetarëve e kanë detyruar bashkinë që të ndërmarrë edhe më herët ndryshime të emrave në rrugët e qytetit. Rasti i fundit ishte ai i rrugës pranë kishës orthodokse të Shën Pavlit, kur emri i një qytetari të Durrësit u zëvendësua nga ai i Fan Nolit. E ndoshta edhe ky i fundit do të saktësohet në zbatim të ligjit përkatës.

Specialistët e njësive administrative që po punojnë në terren për ndryshimet janë ndeshur me një numër mjaft të madh emrash të njëjtë në territoret e ish-bashkive dhe komunave.

“Njësia administrative e Rrashbullit mban rekordin e emrave të dubluar, pak më shumë se gjysmën e emrave të njëjtë që gjejmë në të gjithë bashkinë e re me territor nga kufiri me Kavajën në jug deri në Ishëm në veri – thotë për BIRN Florian Tahiri, nënkryetar i bashkisë së Durrësit. Në vitin 2010, kur ishte ende komunë, Rrashbulli duket se e ka zgjidhur detyrën e lënë nga qeveria me një “copy paste” të kopjuar nga listat e shpallura të rrugëve në bashkinë e Durrësit. Më shumë se 95 emra rrugësh në fshatrat e tij janë të njëjtë me ato që Durrësi kishte vendosur disa muaj më parë në qytetin nr 2 të vendit.

“Ne kemi vendosur të lemë të pandryshuar emrat e njësisë administrative të Rrashbullit dhe të ndryshojmë dublimet që deri tani mbanin rrugët në qytet”, shton nënkryetari Tahiri, sipas të cilit, e njëjta zgjidhje vlen edhe për zonat e tjera me të njëjtën problematikë. Dublimi i emrave në Durrës dhe në ish-komuna është një fenomen që nuk i ka shpëtuar as ish-bashkia e Sukthit, aktualisht pjesë përbërëse e bashkisë së Durrësit. Plot 44 emra përsëriten në të dy vendbanimet me distancë 10 km.

Emrat e papërshtatshëm të rrugëve dhe shesheve përbëjnë një tjetër grup të madh emërtesash që do të ndryshojnë-vijon nënkryetari i bashkisë Florian Tahiri. Emrat “Puhia” apo “Bregdeti”, apo edhe “Rruga e Re” do të zëvendësohen, pasi ligji kërkon emra të  përveçëm, apo që kanë një kuptim konkret, – sqaron Tahiri. Mbi 100 raste të tilla janë evidentuar në të gjithë qytetin, ndërsa emrat e ardhshëm po konsultohen me historianë apo me qytetarë të tjerë. Lista e përgatitur do të kalojë për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit bashkiak, ndërsa vendosja e tabelave me emrat e rinj do të nisë sapo të hapet fondi përkatës nga ministria. /Reporter.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025
BOTA

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025
BOTA

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

10:49 : 16/08/2025
Para

Albpetrol pa administrim, të besuarit të Kokëdhimës i mbaron mandati

TË GJITHA

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025

Nga ngritja e gishtit te buzëqeshjet, sinjalet e fshehta Trump-Putin

10:49 : 16/08/2025

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com