• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Droga në Mat/ Kultivuesit u njoftuan që të lagohen, ja pse po hetohet policia

11:00 : 01/10/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

Prokuroria e Matit bën përgjegjëse në mënyrë indirekte policinë e këtij rrethi se ka bërë “një sy qorr” për parcelat e drogës që shiheshin në një distancë deri në 2km.

Dje efektivë të policisë dhe prokurori i rrethit, Abaz Muça, mbërritën në fshatin Rukaj në vendin e quajtur Përroi i Kurvajës, në vijim të aksionit. Droga e zbuluar në Mat, duke u asgjësuar “Nëse një ditë më parë është përdorur një motosharrë për prerjen e bimëve narkotike, sot janë përdorur dy të tilla”, u shprehën burime të Policisë që ndodhen në terren, raporton “Panorama”.
Sipas tij, u raportua se janë u zbulua 3 tonë kanabis sativa, por sasia e ndodhur në katër parcelat e para ka qenë mbi pesë tonë. “Ne nuk e kemi peshuar lëndën narkotike që kemi gjetur në banesën e shtetasit Shpëtim Lika dhe buzë Përroit të Kurvajës, por jemi të sigurt se kemi djegur mbi pesë tonë hashash”, shtoi i njëjti burim. Efektivë të policisë dhe prokurori Muça kanë qenë të pranishëm gjatë prishjes së staneve të Likës, djegien e lëndës drusore dhe dokumentimit të ngjarjes. Gjithashtu, dje është bllokuar edhe një kamionçinë që Shpëtim Lika kishte përdorur për transportimin e bimëve nga Përroi i Kurvajës deri te shtëpia e tij në fshatin Rukaj.
“Ne dyshojmë se një sasi tjetër lënde narkotike është transportuar me këtë kamionçinë nga kjo zonë drejt Tiranës ose Durrësit”, pohuan zyrtarë të Prokurorisë Mat. Sasi të mëdha bimësh të pjekura ishin magazinuar në një shtëpi të braktisur dhe në banesën e Likës, të cilat ishin gati për t’u tregtuar.
“Në momentin kur ne mbërritëm në parcelat e hashashit, shoferi i kamionit mundi të na largohet me shpejtësi. U vumë në ndjekje, por ai shfrytëzoi terrenin dhe errësirën”, thanë burime të Policisë. Megjithëse sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është rekord, Policia dhe Prokuroria e Matit ndahen në qëndrimet e tyre. Organi i Akuzës ka dyshime të forta se policia ka pasur informacion për këto parcela, pasi kultivimi ka nisur gjashtë muaj më parë dhe parcelat shiheshin me sy të lirë nga larg, mbi dy kilometra.
“Policia e ka pasur të detyrë të këqyrte gjithë territorin e rrethit. Aty kanë punuar mbi 30 veta për gjysmë viti. Bimët e shumta narkotike janë pikasur edhe nga banorët e fshatrave Rremull, Rukaj, Bruç, Urakë e Kodër Laç. Kohët e fundit banorët e fshatrave mbi Përroin e Kurvajës kishin njoftuar policinë se era e rëndë ishte shqetësuese. Ata nuk janë lejuar për gjashtë muaj të kullotnin bagëtitë në këtë territor”, thanë burime të Prokurorisë. Ndërkaq, banorë të fshatit Rukaj shprehen se një ditë para fillimit të operacionit “dikush” ka njoftuar kultivuesit se duhej të merrnin masa për largimin e bimëve narkotike. Kjo ka bërë që Shpëtim Lika dhe punëtorët t’i braktisin parcelat e hashashit.
Prej së martës deri të enjten në darkë ka vijuar puna e policisë për shkatërrimin e parcelave, por vetëm në ditën e tretë të operacionit aksionet e saj janë bërë publike. Të mërkurën pasdite, kur mendohej se mund të kishte rezistencë nga kultivuesit, në ndihmë të Policisë së Matit kanë mbërritur mbi 30 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pikërisht të enjten në darkë u raportua zbulimi i sasisë së drogës për të cilën burime të Policisë thonë se ka qenë mbi 5 tonë. Burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat saktësojnë se puna për gjetjen dhe sekuestrimin e bimëve narkotike do të vijojë me intensitet të lartë në të gjithë territorin e njësisë administrative Rukaj, pasi ka informacioni se parcela të tjera mund të jenë kultivuar në këtë zonë. Po ashtu, të njëjtat burime thanë se çdo informacion i siguruar i raportohet Prokurorisë së Përgjithshme sepse mendohet se kemi të bëjmë me një grup të organizuar kriminal, i shtrirë dhe në rrethe të tjera të vendit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

12:02 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)
EKONOMI

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025
AKTUALITET

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

11:44 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025
Para

Kjo është foto e ditës për Edi Ramën

TË GJITHA

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

12:16 : 21/08/2025

“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin

12:02 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

11:44 : 21/08/2025

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025

Tentuan të kalonin kufirin me drogë, arrestohen dy të rinj në Morinë

11:01 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com