• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Jeremy Corbyn, njeri i gabuar, kohë e gabuar

16:16 : 26/09/2016
në BOTA

Partia laburiste britanike e konfirmoi në post kryetarin e saj, Jeremy Corbyn. Kjo është katastrofike, mendon Birgit Maaß.

“Jez we can”, brohorasin mbështetësit e tij, kur Jeremy Corbyn shfaqet në publik. Për ta ai përfaqëson një parti laburiste, e cila po kthehet në rrënjët e saj: kundër padrejtësive shoqërore, për rishpërndarjen e pasurisë, për shtetëzimin e qarkullimit hekurudhor dhe për industrinë energjetike.

Tek Corbynistët të bie në sy se ka shumë të rinj. Për ta ai është bartësi i shpresave: një njeri që bën politikë të ndershme, i cili nuk e përkul kurrizin – aq më tepër kur pjesën më të madhe të jetës së tij politike ai e ka kaluar në bankat e pasme, ai ishte kundërshtar i Tony Blairit. Ai ka qenë njëri ndër të paktët, që votoi kundër luftës së Irakut, një socialist i shkollës së vjetër. Partinë e Blairit “New Labour”, idenë e lidhur me të së ashtuquajturës “Rrugë të tretë”, një pajtim me kapitalizmin, mbështetësit e Corbynit e konsiderojnë të kapërcyer.

Një politikë të re, më të butë u ka premtuar Corbyni mbështetësve të tij. Për në Dhomën e Poshtme të Parlamentit ai udhëton me biçikletë, vishet si një mësues gjeografie ose me çorape dhe sandale. “Prime Minister Questions”, pyetjet e përjavshme për kryeministren, në të cilat drejtuesi i opozitës i jep në fakt shuplaka verbale kryeministrit, ai i ka kthyer në një orë mësimi demokracie të bazës. Pyetjet drejtuar kryeministres Theresa May ai lejon t’ia diktojë populli, si për shembull: “Paul dëshiron të dijë, pse po i heq qeveria lehtësimet në taksa për familjet.”

Luftë për pushtet brenda partisë

Lexo edhe:

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Por në fakt, stili politik i Corbynit është çdo gjë tjetër, por jo ledhatues. Brenda partisë laburiste zhvillohet një luftë, që nuk mund të ishte më brutale. Baza e partisë që mbështet Corbynin dhe Grupi Parlamentar skeptik ndaj Corbynit në Dhomën e Poshtme të Parlamentit kanë qëndrime të papajtueshme me njëri-tjetrin. Pacifisti Corbyn dhe aleatët e tij luftojnë me doreza boksi. Deputetë, që nuk e mbështesin Corbynin flasin për frikësime në rrjetet sociale. Një kundërshtareje i thyen xhamat e zyrës në zonën e saj elektorale. Kryetari i partisë distancohet nga sulme të tilla, por megjithatë: nën udhëheqjen e tij partia është e përçarë dhe jo në gjendje të veprojë.

Deputetët dyshojnë me të drejtë, që Corbyni të marrë dot mbështetjen e zgjedhësve. Që prej ardhjes së tij në pushtet një vit më parë, konservatorët e kanë zgjeruar përparësinë e tyre. Dhe sipas një sondazhi aktual, vetëm një e pesta e britanikëve mendon se ai është i aftë të kryejë detyrën e kryeministrit.

Ishte mungesa e udhëheqjes nga Corbyni gjatë fushatës elektorale para Brexit, që e bëri të derdhet gota për shumë laburistë në grupin parlamentar. Asnjë herë të vetme nuk u pa drejtuesi i tyre krah për krah me David Cameronin, për të bërë fushatë pro Bashkimit Evropian. Shumë zgjedhës laburistë nuk e kishin fare të qartë, se linja e partisë së tyre kërkonte që ata të votonin pro Evropës.

Drejtues i pasuksesshëm opozite

Kjo në një kohë kur një shfaqje e vendosur e shefit të laburistë pro Evropës ndoshta do ta kishte penguar votën e Brexit. Sepse ishin para së gjithash zonat, ku partia laburiste është e përfaqësuar tradicionalisht fort, të cilat votuan për daljen nga BE: shtëpi me nivel të ulët arsimor, punëtorë të thjeshtë, njerëz me të ardhura të ulëta.

Sjellja e Corbynit ishte “tradhëti”, tha Phil Wilson, njëri nga drejtuesit e iniciativës proevropiane brenda grupit parlamentar laburist dhe kërkoi dorëheqjen e Corbynit. Meqenëse Grupi Parlamentar ia hoqi me votë besimin, kryetarit të partisë iu desh të dilte sërish në zgjedhje. Në kaosin që pasoi pas Brexitit, megjithatë nuk u arrit të gjendej një kandidat alternativ bindës – Owen Smith njihej pak dhe që në fillim ai shihej me pak shanse.

Zgjedhje laburistët nuk mund të fitojnë me Jeremy Corbynin, sado të brohorasin mbështetësit e tij. Për laburistët Jeremy Corbyn është një katastrofë – dhe për Evropën figura kryesore në tragjedinë e Brexitit./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

14:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025
AKTUALITET

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi

13:39 : 10/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

13:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025
AKTUALITET

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

13:17 : 10/11/2025
Para

“Plehrat”, si po shtohen frikshëm landfillet e riciklimit në Shqipëri (dhe teatri i Ramës)

TË GJITHA

EMRAT/ Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen 2 policë të pikës kufitare “Hani i Hotit”

14:00 : 10/11/2025

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi

13:39 : 10/11/2025
Screenshot

Dokumenti sekret për Asim Vokshin/ KED nën drejtimin e Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

13:25 : 10/11/2025

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

13:17 : 10/11/2025

Berisha: Mazhoranca i mohoi opozitës çdo debat në Kuvend

13:10 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com