Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, është rikthyer në Tiranë. Por jo për diplomaci, por për të takuar miqtë e tij që ka lënë në Shqipëri.
Siç raporton Mapo, ish-ambasadori ndodhej mbrëmë për darkë në një restorant të Tiranës që ndodhet në kodrat e Liqenit Artificial, nën shoqërinë e ish-pjesëtarëve të stafit të tij më të ngushtë në Ambasadën Amerikane.
Alexander Arvizu ka qenë ambasador i SHBA-ve në Shqipëri gjatë viteve 2010-2014