• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mentor Kikia flet për largimin nga TCH: Si më hodhën poshtë vetëm me një fjali 15 vite pune

17:27 : 23/09/2016
në AKTUALITET

Ish-kryeredaktori i lajmeve në “Top-Channel” Mentor Kikia ka folur sërish për largimin e tij nga kjo media, ku ka punuar për më shumë se 15 vjet.

Në një postim për ata që e mbështetën, Kikia thotë se 15 vjet punë e përkushtim u hodhën në rrugë me një fjali të vetme dhe se ky rast është zhgënjimi i tij më i madh në karrierën e tij profesionale 25-vjeçare si gazetar.

Statusi i Mentor Kikisë në Facebook

Jo gjithmonë duhet të “vdesësh” për të mësuar se sa vlen!

Kur dikush vdes, në ditën e vakisë, njerëzit i thonë fjalë të mira. Edhe nëse nuk i ka merituar. Por edhe më të ligut, në i kursefshin lëvdatat, të paktën nuk do ta shajnë. Ndërsa ndodh shpesh që fjalët e mira, edhe kur meritohen, ruhen për t’u thënë pikërisht kur nuk je më në këtë botë.

Lexo edhe:

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

Megjithatë, asnjëri nga ne nuk e di se çfarë do të na thonë as ditën e funeralit e as kohë më pas. Pasi nuk do të kemi mundësi t’i dëgjojë dhe lexojmë vlerësimet e të tjerëve. Nuk do të mësojmë dot nëse do të thonë: “Ishte njeri i mirë” apo “Shyqyr që iku dhe një qelbësirë”.

Por unë pata fatin të dëgjoj dhe lexoj opinionin e shumë njerëzve. Shumë… Të njohur e të panjohur, të dëgjuar e të padëgjuar, personazhe publikë, zyrtarë të lartë dhe shumë qytetarë të tjerë. Nuk pashë ndonjë ëndërr me njerëz që mbanin fjalime në funeralin tim, por përjetova një ndjesi të madhërishme në një ditë të vështirë, në ditën e zhgënjimit më të madh në tërë karrierën time profesionale 25-vjeçare si gazetar, kur vetëm me një fjali më hodhën poshtë e më zhbënë tërë mundin, përkushtimin dhe pasionin me të cilin punova për më shumë se 15 vjet në televizionin Top Channel.

Por mesazhet, telefonatat, interesimi i jashtëzakonshëm në mediat online dhe rrjetet sociale, vlerësimet thuajse tërësisht pozitive për punën dhe kontributin tim në gazetari, më bënë ta harroj zhgënjimin. Asnjëherë s’kisha patur kaq shumë lexues njëherësh në karrierën time.

Dreqi ta hajë, ia vleka edhe të “vdesësh” ndonjëherë për të parë se çfarë ke ndërtuar në jetë e sa vlen. Ose më saktë, ndodhka që edhe pa vdekur mund ta mësosh se sa vlen në shoqëri dhe se sa të vlerësojnë ata që nuk kanë asnjë interes e as të njohin personalisht. Dhe unë mësova se ajo që kisha ndërtuar s’mund të shembet nga askush dhe në asnjë lloj mënyre.

Faleminderit të gjithëve për çdo fjalë inkurajuese dhe çdo vlerësim.

Është pasuria ime e vetme!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025
AKTUALITET

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025
RAJONI

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025
BOTA

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025
Para

8 perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

TË GJITHA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com