• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Suksesi i vetëm i qeverisë Rama

21:25 : 21/09/2016
në BOLD BLOG

Nga Dritan Hila

Dhjetë vjet përpara Nikolin Jakën do ta kishin linçuar për kërkesën e tij që përveç plehrave të legalizoheshin edhe kanabisi dhe shtëpitë publike. Sot ngjan normale. Madje shumëçka që vite përpara do të dukej herezi, sot është e pranueshme. Nëse dhjetë vjet më parë do të ishte prishur stadiumi kombëtar, ne do të ishim skandalizuar; nëse dhjetë vjet më parë kanabisi do të kishte marrë të tilla përmasa, do të ishim revoltuar; nëse Sheshi Nënë Tereza do të ishte kthyer në këtë llumsihane që është, sot ne do kishim reaguar; nëse dhjetë vjet më parë nga oborri i Ministrisë së Brendshme, kryeministri do të quante partinë më të madhe të opozitës si organizata më e madhe kriminale, megjithëse kjo në 3 vjet ka bërë gjithë-gjithë dy mitingje, do të ishte e pabesueshme. Sot nuk bën më përshtypje asgjë.

Edi Rama është zot i plotfuqishëm i jetës politike me forcën e pushtetit, korruptimit, kërcënimit dhe intrigës.

Ata që ka përballë nuk i fusin fare frikën.

PD është në kuotat më të ulëta të saj, qoftë për shkak të mungesës së ideve ashtu edhe prej kapjes së disa eksponentëve të saj që bëjnë lojën e pushtetit. Ilir Meta dhe partia e tij pas zgjedhjeve të Dibrës, ka hallin e mbijetesës pasi shikon se një Edi Ramë në pushtet mund t’ia dalë edhe pa të në zgjedhje.

Lexo edhe:

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

Megjithëse qeverisja e sotme ka koefiçentin më të ulët intelektual në historinë e shtetit shqiptar, ajo vazhdon të qeverisë e patrazuar.

Në këtë mbretëri shkatërrimi ekonomik dhe institucional, i vetmi sukses i qeverisjes së Edi Ramës është apatia e përgjithshme. Ndaj Edi Rama bën edhe atë që është e pamendueshme: rilejon importimin e plehrave dhe groposjen e tyre në Shqipëri. Lideri i dikurshëm që aq krenar pas betimit në Presidencë, eci mes bulevardit dhe firmosin anullimin e importit të plehrave si akt i parë, tashmë nuk ka frikë nga askush ta rikthejë atë.

Të gjitha justifikimet e manekinit të tij Shalsi, mund t’i kursente. Kjo është një aferë e pastër e mafies ndërkombëtare të këtij sektori e cila ia doli më së fundi të gjejë njeriun e duhur për të kontaktuar. “Nuk ka njeri të pa korruptueshëm, por thjesht atij që mbahet si i tillë nuk i keni ofruar shumën e duhur”, thoshte Zhozef Fushe, ministri i spiunëve të Bonapartit. Tani mesa duket ia gjetën masën edhe Edi Ramës. Ndryshe nuk ka shpjegim pse do të helmohet ajri i Shqipërisë edhe kështu boll i qelbur nga mbeturinat e Evropës. Sepse nuk shpjegohet ndryshe vetëm se me babëzinë fakti që do të helmatisë me landfille fushën më pjellore të vendit.

Njeriu që citon aforizmat e mbledhura në Google dhe që i shet për kulturë, nuk humbi rastin të na tregojë se kur bëhet fjalë për para nuk i bën përshtypje nëse ato vijnë nga lejet e ndërtimit, koncesionet apo plehrat.

Sepse ai më shumë se askush e paska bërë të vetën parullën “Paraja nuk vjen erë”. Por harron që në histori kur nuk ke vepra të kujtohesh, lavdia nuk blihet dot. Edi Rama do të mbahet mend si njeriu që si kryeministër e nisi me plehra dhe e mbylli me plehra qeverisjen e tij./dritare.net

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia

12:25 : 12/07/2025
RAJONI

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

12:16 : 12/07/2025
BOTA

Investitorët të shqetësuar: Trump mund të shkaktojë një tjetër tronditje në tregjet financiare

12:13 : 12/07/2025
AKTUALITET

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

12:05 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
Para

Neranxi replikon me Jakën: Biznesi i ndershëm është kundër plehrave, bordellove dhe hashashit

TË GJITHA

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia

12:25 : 12/07/2025

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

12:16 : 12/07/2025

Investitorët të shqetësuar: Trump mund të shkaktojë një tjetër tronditje në tregjet financiare

12:13 : 12/07/2025

Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth

12:05 : 12/07/2025

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com