• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

PD viziton pistën e improvizuar në Ishëm, publikojnë detaje të reja

18:04 : 17/09/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike denoncuan sot në terren pistën e avionave të kartelit të drogës, të ngritur në mes të Shqipërisë, në fshatin Ishëm.

Para se të hysh në Gjirin e Lalzit, një nga plazhet më të frekuentuara në Shqipëri, merr kodrën për të shkuar në fshatin Ishëm që është një nga më të mëdhenjtë e kësaj njësie administrative. Por një rrugë makine gjysëm e shtruar me asfalt dhe vetëm 3 kilometra nga fshati të çon direkt në pistën e avionit. Rruga përdoret nga banorët e fshatit për të çuar bagëtinë në kullotë. Pista e gjatë 1.8 kilometra ka në fillim  të saj një strukturë betoni të ndëruar nga trafikantët për të ndezuar zjarr sinjalizues për pilotin. Vetëm 100 metra nga fillimi i pistës ndodhet avioni i rrëzuar i ruajtur nga një furgon policie dhe 2 punonjës që kanë rrethuar zonën me shirit të verdhë. Bashkë me deputetët, Edi Paloka, Arben Ristani, Alban Zeneli, Keltis Kruja dhe Flamur Noka, ishin nje grup gazetarësh të ftuar nga Partia Demokratike për të denoncuar shkallën esktremisht të lartë të mbulimit të vendit nga droga.

“Siç e shihni, pas nesh është një avion i rënë në tentativë për të bërë trafikun e drogës. 2.5 km, maksimumi 3 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, karteli i drogës ka ndërtuar aeroportin e quajtur “Saje Qorri” . Qeveria e kartelit që pretendon dhe kontrollon gjithë territorin na demonstron sot këtu që qenka ndërtuar një pistë, sipas tyre jashtë dijenisë së tyre. Në fakt kjo qeveri e kontrollon gjithë territorin e vendit dhe ky avion, kjo pistë e ndërtuar këtu, demonstron qartësisht që gjithçka është bërë me miratimin, nën kontrollin dhe nën mbikëqyerjen e kësaj qeverie. Pista të tilla të kartelit të drogës kanë ndërtuar dhe kanë mundur të ndërtojnë vetëm në Kolumbi dhe në Venezuelë. Shqipëria është vendi i tretë në botë ku kartelet e drogës, përpos mbjelljes dhe trafikut të drogave, e kanë të gjithë komoditetin dhe mundësinë për të ndërtuar edhe pista. Ky është realiteti që shikojmë ne, ndryshe nga realiteti virtual që qeveria e kartelit përpiqet t’ju paraqesë shqiptarëve”, tha Noka.

Pyetje: Kishit dijeni më parë për këtë pistë apo edhe për pista të tjera?

Flamur Noka: Ju, besoj por edhe mbarë opinioni publik është në dijeni vjet për pista të tjera, që ka patur pistë në Gjadër, pistë në Vlorë, pistë në Gjirokastër. Ja ku është edhe pista e Ishmit. Shqipëria, pra siç e thashë, ka shumë pista. Ka një pistë për transportin e qytetarëve, ndërsa ka shumë pista që i disponon karteli për transportin e drogës.

Pyetje: A keni besim se do të dalin emrat bashkëpunëtorë të pilotit italian?

Flamur Noka: Unë sigurisht që besoj shumë. Pavarësisht që ministri i Brendshëm, siç jeni edhe ju në dijeni dekonspiroi operacionin, dekonspiroi hetimin, bëri çmos që të paralajmërojë trafikantët. Kjo është një shenjë që tregon se qeveria e kartelit kontrollon gjithë trafikun vetë dhe u tentua të shpëtohen ortakët e ministrit dhe të kryeministrit.

Pyetje: Ai ruhet tashmë nga Policia. Fakti që ai është i lirë ju bën ju të dyshoni se jeta e tij është në rrezik edhe tani që ka pranuar të bashkëpunojë?

Flamur Noka: Të ruhesh nga Policia në ditët e sotme do të thotë të jesh në mëshirën e krimit. Më vjen keq që e them këtë gjë sepse kam konsideratë maksimale edhe si ish-ministër, si nënkryetar Komisionit Paramentar të Sigurisë edhe si deputet, për Policinë e Shtetit. Por kupola tradhëton, kupola dekonspiron, kupola pret në besë policët. Kështu që në këtë vend gjithçka mund të ndodhë.

Pyetje: Z.Noka dëshmia….

Flamur Noka: Dëshmia… Ajo që thashë dje në konferencë shtypi ishte dëshmia më e qartë. Kur ministri tradhëton operacionet policore, dekonsiron hetimin. Siç ndodhi më herët me operacionin e të ashtëquajturit të Durrësit, ku u arrestuan një grup trafikantësh dhe që e dekonspiroi ministri. Më pas u tha se nuk ua kam bërë unë, ua kanë bërë shërbimet e huaja. Ky është rasti i dytë. Pra, a ka nevojë që të ketë dëshmi më të madhe dhe më të qartë se ministri vetë është i përfshirë kokë e këmbë, edhe kryeministri?! Pra, karteli ka kokën e tyre dhe për fat të keq koka e kartelit përkon me kokën e qeverisë.

Pyetje: Z.Noka a nuk mendoni se po ndiqni të njejtën taktikë si Tahiri i cili dërgon videot teksa korr kanabisin, ndërsa ju denonconi pasi kanë rënë?

Flamur Noka: Siç jeni në dijeni nuk ka asnjë lidhje dhe ngjashmëri. Ne kemi ardhur të shqetësuar së bashku me kolegët. Edhe atë ditë unë e kam denoncuar i shqetësuar, për të mos thënë se jemi të traumatizuar për situatën që po shohim. Siç mbani mend ju, ministri i Brendshëm bënte selfie duke qeshur, a thua se kishte dalë në një guidë turistike dhe jo sikur kishte përpara gjëmën e këtij vendi, që ishte droga.

Pyetje: Z.Noka ju ishit i pari që e denoncuat a mund të thoni se nga e morët informacionin?

Flamur Noka: Sigurisht, isha i pari që e denoncova sepse oficerët e ndershëm dhe policët e ndershëm të këtij shteti nuk besojnë më tek qeveria e kartelit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
SHENDETI

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025
Para

Përmbytet Tirana, "metereologu" Veliaj harroi të paralajmëronte kryeqytetasit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com