• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

The Economist: Një komplot jashtëzakonisht shumë i madh në Turqi

18:18 : 14/09/2016
në BOTA, KRYESORE

Masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, janë shndërruar në gjueti shtrigash. Ato që po i bëhen lëvizjes, janë shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në vitet 1950 në Amerikë, shkruan revista The Economist në një editorial.

Revista e përjavshme “The Economist”, në numrin e saj të fundit në versionin e shkruar ka botuar një shkrim të gjatë me titull “Spastrimet e gylenistëve në Turqi” dhe thekson se masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi nuk janë asgjë tjetër veçse një gjueti shtrigash. Revista nënvizon faktin se “masat e ndërmarra, gjithnjë e më shumë i ngjanë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy”.

Shkrimi i revistës prestigjoze “The Economist” fillon me historinë e pushimit nga puna të një akademikeje të universitetit “Gediz”, Ishtar Gëzajdën dhe bën një pasqyrim të plotë të pasojave sociale të këtyre spastrimeve. Sipas revistës, masat kanë prekur direkt më shumë se 100 mijë njerëz në të gjithë vendin, ndërkohë që spastrimet përfshijnë ushtarakë, akademikë, nëpunës civilë, gazetarë, biznesmenë, pilotë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme.

Mbi 100 mijë spastrime. Kur fillon gjuetia e shtrigave, është e vështirë ta ndalësh.
Shumica e analistëve të huaj mendojnë se një bashkëpunim i oficerëve me backgrounde të ndryshme ishin pjesë e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut për të rrëzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. Por, qeveria fajëson vetëm xhematin. Spastrimet që kanë nisur me urdhër të z. Erdogan kundër grupit dhe simpatizantëve të kësaj lëvizjeje, kanë prekur më shumë se 100 mijë njerëz. Javën e kaluar 50 mijë nëpunës civilë u pushuan nga puna me një dekret të posaçëm. Ushtarakë, gazetarë, akademikë, pilotë të forcave ajrore dhe shumë biznesmenë janë të gjithë në shënjestër të këtyre masave.
Shumë më e madhe se gjuetie e shtrigave e senatorit Mc Carthy

Masat e ndërmarra, sipas shkrimit të “The Economist”, gjithnjë e më shumë i ngjajnë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy. “Viktima e fundit e këtyre spastrimeve është dhe një këngëtar i muzikës pop (Atilla Tash) i arrestuar për publikimin e analizave në një gazetë të lëvizjes Gylen dhe një balerin u largua nga Teatri i Operas dhe Baletit (Jyxhel Emre Kajnarsu), pasi gjoja kishte shitur shtëpinë e tij përmes një banke që kishte lidhje me lëvizjen e Gylenit (të cilën ai e mohon).

Lexo edhe:

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

Mbaron numërmi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate

Autoritetet kanë mbyllur mijëra shkolla, biznese dhe fondacione. Sipas një ministri, shteti ka konfiskuar asete të mbështetësve të Gylenit që arrijnë vlerën më shumë se 4 miliardë dollarë”.
“Ndërkohë spastrimet janë shtrirë dhe në konfliktin e Turqisë me pakicën kurde, e cila gjatë vitit të kaluar ka intensifikuar luftimet e ashpra në jug-lindje të vendit. Qeveria tani ka në plan të pezullojë 14 mijë mësues për lidhje të dyshuara me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kur fillon gjuetia e shtrigave, është shumë e vështirë që ta ndalosh”.

Qeveria po ia faturon gabimet e saj lëvizjes Gylen
Në shkrimin e saj revista “The Economist” nënvizon faktin se pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut, qeveria po ia faturon të gjitha gabimet dhe dështimet lëvizjes Gylen dhe me këtë veprim ajo po përpiqet që të rishkruajë historinë nga e para.

“Qeveria bën përgjegjëse Lëvizjen Gylen për dështimin e planit të paqes më Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK) si dhe për vonesat në nisjen e luftës kundër ISIS. Pas kopetencave të pakufishme pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk ekziston pothuajse asgjë dhe asnjë mundësi që të kontrollojë shtypjet e presidentit Erdogan”.

Paranoja është shtrirë përtej kufijve të Turqisë.
“Paranoja tashmë është shtrirë dhe përtej kufijve të Turqisë. Në Holandë, shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gylen kanë punësuar roje të sigurisë, pasi prindërit janë ankuar për kërcënime të vazhdueshme ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre. Në Bullgari, qeveria ka deportuar një person në Turqi, pas pretendimeve se ai kishte lidhje me lëvizjen Gylen, pavarësisht kundërshtimit të gjykatave të këtij vendi. Agjencia shtetërore turke e lajmeve, “Anadollu”, ka publikuar “listat e zeza” të personave dhe subjekteve që akuzohen si të lidhura me lëvizjen Gylen për secilin vend. Një prokuror turk së fundmi akuzoi Vatikanin se ka emëruar Gylenin si “kardinal sekret” në vitet 1990”.

Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë
Turqit laikë nuk kanë simpati për gylenistët dhe i kanë patur dhe ata në shënjestër të spastrimeve të tyre në fillim të viteve 2000. Ata kanë mbështetur “kryqëzatën” e qeverisë ndaj lëvizjes, një mbështetje e shprehur qartë në tubimin e gushtit në sheshin Jenikapë të Stambollit. Por, ndërkohë persona pa asnjë lidhje me lëvizjen Gylen janë spastruar, të cilët në fakt janë kundërshtarë të tjerë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe madje edhe disa nga përkrahësit e partisë, kanë filluar të frikësohen se mund të kenë të njëjtin fat. “Kjo nuk është ajo që ne kuptojmë me [shpirtin e] Yenikapsë”, tha Kemal Kilicdaroglu, lideri i partisë kryesore të opozitës, CHP, më 3 shtator. Ky keqkuptim mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë.

Lajme të lidhura

SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbaron numërmi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate

21:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025
SPORT

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë flakadanë për tifozët

21:32 : 12/05/2025
SPORT

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025
Para

“Bilal”, animacioni arab për mikun e profetit Muhamed

TË GJITHA

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025

Mbaron numërmi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate

21:47 : 12/05/2025

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025

Shoqërohet nga policia pjesëtari i stafit të Vllaznisë, mbante në çantë flakadanë për tifozët

21:32 : 12/05/2025

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com