• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Çorba e hidhur e Dibrës

14:12 : 12/09/2016
në OP-ED

Nga Enkel Demi

Ai tha që nga Dibra do të nisë ndryshimi i madh apo i mirënjohuri revolucion demokratik. Në Dibër nuk ndërroi asgjë nga çka ai mendonte dhe përcillte, përkundrazi ngjau një humbje dramatike, në një zonë elektorale, e cila prej gati çerek shekulli zgjidhte veç djathtas. Pikërisht nga kjo e dhënë është nisur Lulzim Basha, i cili vendosi ta kthejë Dibrën trampolinën për në Tiranë, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të vijës së tij politike.

U vendos vetë në Peshkopi, theksoi për herë të parë origjinën e tij dibrane dhe dha urdhër që grupi parlamentar të instalohej në Dibër. Kush nuk u bind për të shkuar u pa shtrembër. Opozita u paraqit në Dibër me formacionin e ri që do të mundë qeverinë pas një viti në zgjedhjet e përgjithshme. Partia Demokratike shpalli atje aleancën e re me Kreshnik Spahiun dhe Arian Galdinin dhe u soll më shumë se energjike në terren. Kishte të gjithë zarat e mirë për të fituar. Shukrri Xhelili jo vetëm la pas një palë të linjëta me birë, por nuk kishte bërë kurrfarë punësimi mes socialistëve, veç familjes së tij dhe fisit në rang kushëri i parë, sepse tek i dyti jepeshin pare. Qeveria nuk kishte harxhuar para në Dibër, kurse për Rrugën e Arbërit nuk lëvizi gishtin. Kandidati i opozitës la mandatin, sak karrierën në gjysëm dhe ishte më shumë se dinjitoz. Ndaj Lulzim Basha mendoi se do të fitonte. Si ai menduan edhe aleatë të qeverisë që u tërhoqën nga fushata, madje edhe njerëz që formojnë opinion e organizojnë sondazhe.

Sot, Lulzim Basha (jo Sherefidin Shehu) ka humbur thellë, aq rëndë sa nuk mund të gjejë alibi tek blerja e votës, thesi i miellit apo dhuna. Ka humbur i mirënjohuri revolucion demokratik.

Ka humbur pa dyshim Sali Berisha, i cili bëri të pamundurën që Lulzim Basha të zgjidhej kryetar i Partisë Demokratike duke thyer kutitë. Doktori ia dha partinë kanakarit të tij, por nuk besoj se ia dhuroi që ai ta çojë të tretën në zgjedhjet e afërme të përgjithshme, pasi gjasat janë të këtilla. Tash, duhet sa më shpejtë që ky karagjoz të ikë nga drejtimi dhe t’i marrë dikush tjetër në dorë frenat e opozitës. Megjithëse dëmi është i madh, kryetari i ri duhet të ketë detyrë kryesore të rimbledhë partinë dhe ta sjellë në shifra humbëse dinjitoze, sepse vështirë duket të marrë pushtetin pas një viti. Por e djathta, duket sheshit që ka nevojë për një rithemelim dhe për objektiva të rinj kohor, të cilët duhet të mbarsen, pasi të ketë një ringjallje ideologjike larg Kastriot Islamit dhe spiunëve të Sigurimit të Shtetit që janë bërë king maker.

Lexo edhe:

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Ka humbur antiçamizmi. Fushata cinike, në kufinjtë e racizmit, ku mori pjesë një llokmë e rëndësishme e qeverisë së majtë dhe mjaft formues të opinionit. Fjala vjen, Eduard Zaloshnja që në një llogari matematike futi ndjenjën e antiçamizmit, i cili nuk e fshehu bezdinë ndaj PDIU-së. Por, shkencat ekzakte nuk kanë ndjenja, qofshin këto raciste, ndaj profesori gaboi, ashtu si Niko Lesi që kërkonte çamë në Dibër, si dikur, tek kërkonte grekë në Lezhë.

Ka humbur Edi Rama, i cili tani është i dënuar të përziejë ujërat e qeverisë që i janë kthyer në kënetë. Në Dibër i është riformatuar koalicioni. Deshi nuk deshi ka një optikë të re, të cilën duhet ta kapërdijë. Duhet të shpikë një shtëpi të re për të qeverisur, ku banorët e vjetër nuk lëshojnë odat që kanë zënë prej kohësh. Por Dibra, ka përcaktuar se duhet një odë për një mysafir jo më aq të ri, i cili ka mbi një vit e gjysëm që fle në mesore.

Lajme të lidhura

BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025
Para

Filmi për Lazaratin me protagonist Gabriel Garkon, banorët: Pse jemi kundër

TË GJITHA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com