15 vjet nga shembja e Kullave Binjake
Mohammed Atta në një motel të Portland Ora 00.00 në Itali (ora 18 00 e 10 shtatorit në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara). Mohammed Atta, egjiptian me origjinë saudite, 33 vjeç, studion në Gjermani, prej 1 viti në Shtetet e Bashkuara ku ka marrë një diplomë piloti, dhe sauditi Abd al-Aziz al Umari kanë arritur para pak kohësh në Comfort Inn të South Portland, në shtetin Maine, një motel në krah të aeroportit. Janë në dhomën e tyre, që e kanë paguar 159 dollarë e 99 cent natën.
Udhëtimi i parafundit i Atta
(12 00, ora shqiptare) 06 00 ora e New York – Portland (Maine). Mohammed Atta dhe Abd al-Aziz al Umari nisen me një fluturim të Colgan Air për Boston.
Terroristët hipin në avion në 3 qytete
(13 00) 07 00 – Boston. Atta dhe al-Umari, të ardhur në Boston, hipin në fluturimin American Airlines 11 (Aa 11) të drejtuar për Los Angeles (avioni është një Boeing 767). Me ta ndodhen edhe Satam al-Suqami dhe vëllezërit Waleed e Wail al-Shehri, sauditë. Në një terminal tjetër të të njëjtit aeroport, Marwan al-Shehhi, Fayez Banihammad, Mohand al-Shehri, Hamza al-Ghamdi dhe Ahmed al-Ghamdi hipin në fluturimin United Airlines 175 (Ua 175, një Boeing 767-222) i drejtuar për Los Angeles.
(13 15) 07 15 – Washington. Në aeroportin Dulles të Washington Hani Hanjour, Khalid al-Mihdhar, Majed Moqed, Nawaf al-Hazmi dhe Salem al-Hazmi paraqiten në check-in për fluturimin American Airlines 77 (Aa 77) të drejtuar për Los Angeles (avioni është një Boeing 757).
(13 30) 07 30 – Newark (New Jersey). Në aeroportin e Newark Ziad Jarrah, Ahmed al-Nami, Saeed al-Ghamdi dhe Ahmed al-Haznawi arrijnë në check-in për fluturimin United Airlines 93 (Ua 93) të drejtuar për San Francisco (avioni është një Boeing 757).
Niset fluturimi Aa 11, i kidnapuar menjëherë
(13 59) 07 59 – Boston. Fluturimi Aa 11 niset me një vonesë prej 14 minutash nga Logan International Airport. Në bord 76 pasagjerë, 11 anëtarë të ekuipazhit dhe 5 kidnapues.
(14 13) 08 13. Fluturimi Aa 11 nuk u përgjigjet më komandave të qendrës Federal Aviation Administration (FAA) të Boston, terroristët kanë hyrë në veprim dhe kanë marrë kontrollin e avionit.
(14 14) 08 14 – Boston. Ngrihet edhe fluturimi Ua 175. Në bord 51 pasagjerë, 9 anëtarë të ekuipazhit dhe 5 kidnapues.
(14 19) 08 19 – Në bord të fluturimit Aa 11. «Jam ulur në sedilet në fund të avionit… dikush është goditur në klasin e parë, por nuk shikohet dhe nuk pipëtin asgjë…. kanë spërkatur një sprei me piper… nuk arrijmë të futemi në kabinën e pilotimit…». Betty Ong, një asistente e fluturimit në bordin e fluturimit Aa 11, arrin të kontaktojë American Airlines dhe të paralajmërojë për kidnapimin. Një pasagjer në klasin biznes tashmë është vrarë.
(14 20) 08 20 – Washington. Nga aeroporti Dulles ngrihet fluturimi Aa 77. Në bord 53 pasagjerë, 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 5 kidnapues.
(14 24) 08 24 – Boston. Ndoshta gabimisht, një komunikim arrin qendrën FAA të Boston nga fluturimi Aa 11: «Kemi disa avionë. Rrini të qetë dhe gjithçka do të shkojë mirë. Po kthehemi në aeroport». Ka mundësi është zëri i Atta.
(14 37) 08 37 – Boston. Qendra FAA e Boston kontakton Komandën e Mbrojtjes Ushtarake Ajrore (NEADS) dhe i komunikon se fluturimi Aa 11 është kidnapuar. NEADS-i lajmëron gjuajtësit në shërbim alarmi në bazën ajrore Otis për të qenë të gatshëm që të ngrihen. Por askush nuk e di me saktësi se ku ndodhet avioni, i cili ka disa minuta me transponder të fikur. Dihet vetëm se po shkon drejt New York.
(14 42) 08 42 – Newark. Me mbi 40 minuta vonesë, ngrihet fluturimi Ua 93. Në bord 33 pasagjerë, 7 anëtarë të ekuipazhit dhe 4 kidnapues.
Kidnapuesit në veprim në fluturimin Ua 175
(14 45) 08 45 – Në bordin e fluturimit Ua 175. Terroristët marrin kontrollin e fluturimit Ua 175, vrasin pilotët dhe plagosin me thika disa asistentë fluturimi. NEADS urdhëron ngritjen e menjëhershme e dy avionëve F-15 nga baza Otis. Duhet të interceptojnë fluturimin Aa 11.
«Shikoj vetëm ujë dhe pallate. Oh, Zot!»
(14 45) 08 45 – Në bordin e fluturimit Aa 11. «Na kanë kidnapuar, na kanë kidnapuar. Njëri prej tyre ka therur një pasagjer në klasin biznes, më duket se vdiq. Dy pasagjerë të tjerë janë goditur. Tani po therin me thikë koleget e mia. Kreu i tyre po ulëret, flet anglisht shumë mirë. Tani kanë hyrë në labinë. Shikoj vetëm ujë dhe palate. Oh, Zot! Oh, Zot!» (Madeline Amy Sweeney, stjuardesë në fluturimin Aa 11, drejtorit të qendrës në Boston).
Përplasja në kullën e parë
(14 46) 08 46 – New York. Fluturimi American Airlines 11 përplaset midis katit të 93-të e të 99-të të kullës veriore të World Trade Center. Forcës goditëse shkatërrimtare i shtohet zjarri i fortë i ushqyer nga karburanti që rrjedh nga serbatorët pothuajse plot të avionit. Një re tymi e zezë mbështjell menjëherë pjesën e lartë të kullës, duke i bërë kështu të pamundura ndihmat nga qielli. Në pak minuta arrijnë zjarrfikësit, policia, ambulance. Nën katin e 93-të nis të evakuohet ndërtesa. Pas disa minutash shikohen njerëz të izoluar në katet e larta të ndërtesës, që në tentativën e dëshpëruar për të shpëtuar jetën, hidhen poshtë. Në harkun e disa orëve do të jetë të paktën nja 100 që do të hidhen, fillimisht nga kulla veriore, më pas nga ajo jugore.
«Katastrofë në World Trade Center»
(14 49) 08 49. «Katastrofë në World Trade Center»: CNN-i është kanali i parë televiziv që ndërpret programin dhe që jep lajmin (por vetëm pas disa minutash flitet për një përplasje avioni).
Fluturimi Ua 175 kthehet drejt New York
(14 51) 08 51 – Në bordin e fluturimit Ua 175. Disa pasagjerë të fluturimit United Airlines të nisur nga Boston arrijnë që t’u telefonojnë familjarëve dhe t’i njoftojnë për kidnapimin. Avionic është kthyer në drejtim të New York.
Presidenti Bush përpara fëmijëve në Florida
(14 55) 08 55 – Sarasota (Florida). Presidenti George W. Bush sapo ka hyrë në klasën e një shkolle fillore për një takim me fëmijët dhe mësuesit lidhur me reformën e sistemit shkollor. Lajmet nga New York janë ende fragmentare, procedohet sipas programit.
Fluturimi Aa 77 ndryshon kurs
(14 56) 08 56 – Në bordin fluturimit Aa 77. Shuan transponderin edhe fluturimi i nisur nga Washington në drejtim të Los Angeles, që zhduket nga radarët e qendrës FAA të Indianapolis. Avioni ka ndryshuar kurs. Është nisur drejt Washington.
Një avion godet kullën e dytë
(15 03) 9 03 – New York. Fluturimi United Airlines 175 përplaset midis katit të 77-të dhe të 85-të të kullës jugore të World Trade Center. Trupat televizive në vend për të dokumentuar katastrofën në kullën veriore transmetojnë pamjet e përplasjes së dytë drejtpërsëdrejti. Në kullën jugore një shkallë ka mbetur e paprekur, por për shkak të tymit të madh shumë pak do të arrijnë ta përdorin. Nga katet nën përplasjen nis një evakuim masiv.
(15 05) 09 05 – FAA vendos ndalimin absolut të uljes dhe të fluturimit në zonat New York, Boston, Cleveland e Washington DC.
«Amerika nën sulm»
(15 06) 09 06 – Sarasota (Florida). Shefi i Stafit Presidencial Andrew Card i afrohet Presidentit Bush dhe i pëshpërit në vesh se një avion i dytë ka goditur WTC: «Amerika është sulmuar». «Reagimi im i parë ka qenë zemërimi. Kush dreqin do të mund t’ia bënte këtë Amerikës? Pastaj jam përqëndruar menjëherë tek fëmijët. Kontrasti midis sulmit dhe pafajësisë së tyre më ka sqaruar idetë lidhur me detyrën time: të mbroj njerëzit» (George W. Bush).
(15 23) 09 23 – Indianapolis. Qendra vendore e FAA-së kupton se dy avionë janë kidnapuar dhe ndoshta edhe një i tretë, fluturimi Aa 77.
(15 23) 09 23 – Në bordin e fluturimit Ua93. Komandanti i fluturimit United të drejtuar për San Francisco merr një komunikim nga kompania: «Kujdes ndaj hyrjeve me forcë në kabinën e pilotimit. Dy mjete kanë goditur World Trade Center».
Nga ky moment asnjë avion nuk mund të ngrihet
(15 25) 09 25 – Herndon (Virginia). Qendra e FAA-së urdhëron ndalimin total për çdo avion në të gjithë territorin kombëtar. Ata në fluturim mund të vazhdojnë.
Kidnapuesit në fluturimin Ua 93
(15 28) 09 28 – Në bordin e fluturimit Ua 93. Terroristë në veprim edhe në fluturimin Neë York – San Francisco: marrin kontrollin e avionit pas një përplasjeje të dhunshme me pilotin dhe oficerin e parë, ndoshta duke i vrarë qysh në këtë moment. Pak minuta më pas vrasin edhe një stjuardesë që ka kërkuar të reagojë.
«Siguroni Korridorin»
(15 30) 09 30 – Sarasota (Florida). Konferencë e shkurtër për shtyp e Bush: «Kemi një tragjedi kombëtare në zhvillim». Këshilltari i Antiterrorizmit Richard Clarke urdhëron mbylljen e menjëhershme e të gjitha ambasadave amerikane në botë, ngritjen e nivelit të alarmit në bazat ushtarake, hipjen e menjëhershme të Presidentit në Air Force One. «Siguroni Korridorin»: ky është urdhëri i koduar, ku “Korridori” është Presidenti. Procedura e emergjencës parashikon që Presidenti të ngrihet menjëherë në fluturim (në kuotën më të lartë të mundshme) që të mund t’ui shpëtojë edhe një sulmi bërthamor eventual. Pesë minuta më vonë, Bush lë shkollën e Sarasota.
Alarm, evakuohet Kongresi
(15 33) 09 33 – Washington. Një supervizor i aeroportit të kryeqytetit njofton Shtëpinë e Bardhë: «Një avion po vjen drejt jush dhe ne nuk po arrijmë ta kontaktojmë».
(15 35) 09 35 – Washington. Urdhëri evakuimi të menjëhershëm të aeroportit “Ronald Reagan” dhe të Kongresit.
«Na kanë kidnapuar»
(15 36) 09 36 – Në bordin e fluturimit Ua 93. Një stjuardesë arrin t’u telefonojë zyrave të kompanisë në San Francisco dhe t’u shpjegojë se avioni është kidnapuar, se terroristët thonë se kanë një bombë, janë të armatosur me thika, se kanë vrarë tashmë kolegen e saj Deborah Welsh.
Një avion kundër Pentagonit
(15 37) 09 37 – Arlington (Virginia). Fluturimi American Airlines 77 përplaset mbi fasadën perëndimore të Pentagonit, në nivelin e dy kateve të para të ndërtesës. Zonë pothuajse e shkretë, pasi zyrat janë të reja, nuk janë ende plotësisht të zëna. Gazetari Dave Winslow tregon se ka parë «një lëmsh zjarri të stërmadh të ngrihet në qiell, të shoqëruar me një shpërthim të frikshëm».
Të gjithë në tokë avionët e Shteteve të Bashkuara
(15 42) 09 42 – Ndalimi total i ngritjes dhe i fluturimit shtrihet për të gjithë territorin kombëtar. Mbi Shtetet e Bashkuara po fluturojnë në këtë moment rreth 4500 avionë: duhet të ulen në aeroportin më të afërt. Fluturimin ndërkombëtare drejt Amerikës drejtohen nga Kanadaja.
Zëvendëspresidenti Cheney në bunker
(15 45) 09 45 – Washington. Urdhër evakuimi për Shtëpinë e Bardhë. Zëvendëspresidenti Dick Cheney gjendet tashmë prej disa minutash në bunkerin mbrojtës nëntokësor.
Fluturimi Ua 93, pasagjerët rebelohen
(15 50) rreth 09.50 – Në bordin e fluturimit Ua 93. Thomas Burnett, 38 vjeç, me 3 fëmijë, zëvendëspresident i një kompanie farmaceutike, duke i telefonuar së shoqes është vënë në dijeni për avionët e kidnapuar në New York e në Pentagono. Kidnapuesit i vendosin pasagjerët në fundin e avionit dhe Burnett i telefonon për herë të fundit së shoqes: «Unë dhe të tjerët po e provojmë». E shoqja: «Rri në vendin tënd». Përgjigja: «I love you, honey». Bashkë me Burnett tenton të reagojë Hewitt Glick, 31 vjeçar, që njofton të shoqen: «Jemi 4 vetë nga 1 metër e 90 centimetra. Kemi vendosur, e kemi bërë me votim. Do provojmë t’i bllokojmë». Qesh: «Ata kanë thika, ne thikat e ushqimit».
(15 57) 09 57 – Në bordin e fluturimit Ua 93. Nis revolta e pasagjerëve kundër kidnapuesve. Avioni po kalon mbi Pennsylvania, rreth 250 kilometra larg Washington.
Shembet kulla jugore në WTC
(15 59) 09 59 – New York. Kulla jugore e WTC-së shembet për shkak të dëmeve strukturore të pësuara në momentin e impaktit dhe të zjarreve të shkaktuara nga karburanti i fluturimit Ua 175. Gjëmimi pasohet nga një re e madhe pluhuri dhe mbetjesh. Shembja transmetohet live në të gjithë botën.
Fluturimi Ua 93 rrëzohet në fushë
(16 03) 10 03 – Shanksville (Pennsylvania). Fluturimi Ua 93 përplaset në tokë, në fushat e Shanksville, në Pennsylvania, rreth 200 kilometra larg nga Washington ku ishte drejtuar (objektiv i mundshëm: Shtëpia e Bardhë ose Kongresi). E kanë rrëzuar vetë kidnapuesit, për të shmangur që pasagjerët të arrinin të futeshin në kabinën e pilotimit. Dy minuta më pas një C-130 i US Air Force shikon kolonën e tymit të prodhuar nga djegia e avionit. Por akoma nuk ka siguri se është fluturimi 93.
Shembet krahu perëndimor i Pentagonit
(16 10) 10 10 – Arlington (Virginia). Shembut krahu perëndimor i Pentagonit. Zona tashmë është evakuar.
«Rrëzoni avionët e kidnapuar»
(16 15) rreth 10 15 – Washington. Fati i fluturimit Ua 93 është ende i paqartë. Zëvendëspresidenti Cheney, i autorizuar nga Presidenti Bush, jep urdhër që të rrëzohet çdo avion civil në drejtim të kryeqytetit. Shembet edhe kulla e dytë.
(16 28) 10 28 – New York. Edhe kulla veriore, e para e goditur nga terroristët, shembet. Dhe është këtu që regjistrohet numri më i madh i viktimave: asnjë i mbijetuar midis atyre që ndodheshin sipër katit të 98-të, qindra të vdekur edhe midis shpëtuesve. Shembja përfundon duke shkatërruar edhe Hotelin Marriott.
Një masë njerëzore në këmbë
(17 02) 11 02 – New York. Kryebashkiaku Rudolph Giuliani u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe urdhëron evakuimin e të gjithë zonës jugore të Manhattan. «Të gjitha linjat e metrosë ndërkohë janë mbyllur, bashkë me urat që lidhin ishullin e Manhattan me lagjet e tjera të New York. Mbyllin dyert edhe Bursa e Wall Street, 3 aeroportet e qytetit, shkolla dhe zyra. “Mënyra e vetme për të shpëtuar nga dara vdekjeprurëse, njofton në television shefi i policisë, është në këmbë”. Dhe kështu një masë gjiganteske njerëzore dhe në dhimbje drejtohet nga veriu, duke ecur me rregull drejt një vije demarkimi – nga Canal Street në Chinatown – e treguar nga kryebashkiaku si “pikë e mbrritjes” dhe “vendi i sigurtë” përtej së cilës nuk ka më rrezik shembjesh, ajër të infektuar apo shpërthime të mëtejshme gazi nga barku tashmë i shqyer i një qytetit thellësisht të plagosur».
Mesazhi i Presidentit Bush për kombin
(17 45) 11 45 – Baza ushtarake Barksdale (Louisiana). Air Force One që ka në bord Presidentin amerikan ulet për t’u furnizuar. Bush regjistron një mesazh të shkurtër: «Shtetet e Bashkuara do t’i gjejnë dhe do t’i ndëshkojnë autorët e këtyre akteve të poshtra. Këtë mëngjes vetë liria është sulmuar nga frikacakë të pafe. Por liria do të mbrohet. Kam vënë forcat e armatosura, në atdhe dhe jashtë tij, në gjendje alarmi maksimal dhe kam marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan dhe garantuar funksionimin e qeverisë. Jam në kontakt me drejtuesit e Kongresit dhe liderët aleatë. Amerika dhe amerikanët do të mbrohen».
Garda Kombëtare në Washington
(19 27) 13 27 – Washington. Anthony Williams, kryebashkiaku i kryeqytetit, shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Garada Kombëtare është në rrugët e qytetit.
Dy aeroplanmbajtëse në mbrojtje të New York
(19 44) 13 44 – Norfolk (Virginia). Aeroplanmbajtëset “Uss Washington” e “Uss Kennedy” dhe 5 njësi raketalëshuese lënë portin e Norfolk për t’u rreshtuar në mbrojtje të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.
(19 46) 13 46 – Baza ushtarake Barksdale (Louisiana). Presidenti Bush rihipën në bordin e Air Force One për një destinacion të panjohur.
«Numri i viktimave është i madh»
(20 50) 14 50 – New York. Konferencë shtypi e kryebashkiakut Giuliani: «Kam parë njerëz në flakë të hidhen prej katit të 50-të, kam parë turmën që vraponte e terrorizuar, duke shkelur një të sapolindur. Numri i viktimave është i madh. Do të jetë shumë më i madh nga gjithë ajo që mund të imagjinojmë, por nuk duam të bëjmë supozime. Ruani qetësinë dhe vazhdoni të evakuoni zonën jugore të qytetit». «Spitali St. Vincent, gjysmë milje në very të kullave të pafat, është i detyruar të refuzojë edhe të plagosurit më rëndë, duke i drejtuar në spitale të tjera, shpejt të mbushur, ndërkohë qindra njujorkezë vihen spontanisht në radhë jashtë ndihmave të shpejta për të dhuruar gjak». Baza ushtarake Offutt (Nebraska). Air Force One me Presidentin Bush në bord do të ulet në Nebraska.
«Bin Laden i dyshuari i parë»
(22 00) 16 00 – Kanalaet kryesore televizive amerikane, duke ju referuar zyrtarëve të shërbimeve të inteligjencës, thonë se Usama bin Laden, kreu i organizatës terroriste al Qaeda, është i dyshuari Nr.1 për atentatet që kanë tronditur Amerikën.
Shembje tjetër në World Trade Center
(23 21) 17 21 – New York. Shembet edhe World Trade Center 7, ndërtesë me 47 kate e ndodhur afër Kullave Binjake: nuk u ka rezistuar flakëve dhe dëmëve strukturore të provokuara nga shembja e Twin Towers.
Shpërthime në Kabul
Rreth orës 23 59 17 59 – CNN-i dhe BBC-ja njoftojnë për shpërthime në Kabul. Burime të administratës amerikane hedhin poshtë lajmi se është në zhvillim një raprezalje pas atentateve të mëngjesit. Presidenti Bush po kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
(23 59) 17 59 – Air Force One me Presidentin Bush në bord po udhëton drejt Washington. Bush do të kthehet përfundimisht në Shtëpinë e Bardhë më pak se 1 orë më vonë, në orën 0 54 e ditës së nesërme.
Përgatiti:ARMIN TIRANA /Bota.a.