• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bill Gates bie nga froni, ja kush është njeriu më i pasur në botë (PROFIL)

18:25 : 10/09/2016
në BOTA, EKONOMI

Bill Gates nuk gëzon më privilegjin e të qenit njeriu më i pasur në botë. Edhe pse me një pasuri prej 78.5 miliardë dollarësh, Gates nuk është më i pasuri. Themeluesi i “Zara”-s, Amancio Ortega, e ka kaluar së fundmi këtë shifër.

Aksionet e gjigantit spanjoll të veshjeve “Inditex” (grupi, pjesë e të cilës është “Zara”) janë rritur me 2.5%. Kjo e ka çuar pasurinë e Ortegës në 79.5 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”.

Por, pavarësisht pasurisë së madhe që ka, pak njerëz e njohin Ortegën. Biznesmeni 80-vjeçar e ruan në mënyrë fanatike privatësinë e tij dhe jep rrallë intervista në media.

Si arriti djali i një punëtori hekurudhe në Spanjën Fashiste, të arrinte kaq shumë?

Ortega e nisi jetën e tij profesionale në moshën 14-vjeçare si një shpërndarës këmishash në Korunja, një qytet i stuhishëm në pjesën veriore të Spanjës. Brenda pak vitesh ai kishte ngritur një dyqan ku shiste të brendshme dhe rroba fëmijësh. Në vitin 1963, me pasurinë 30 mln euro ai themeloi kompaninë e quajtur Confecciones GOA (GOA janë inicialet e tij).

Lexo edhe:

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

Çështje familjare

Ortega e integroi GOA-n në grupin Inditex, të cilin e ngriti sëbashku me bashkëshorten e tij të parë, Rosalia Mera, dhe që qarkulloi në tregun e aksioneve në vitin 2001. Bashkëshortja e tij e dytë Flora Perez, 61, qëndron tani në bordin e Inditex. Vajza e tyre Marta, 31 vjeç, e cila është trajnuar në firmë, përfshirë dhe praktikën e punës në dyqan, ka shumë gjasa të jetë pasardhësja e firmës. Ortega gjithnjë e gjen kohës që përveç markave të tij, të kujdeset edhe për dy femrat e familjes.

Me sa duket ZARA ka marrë emrin e vajzës së tij?

Në fakt, firma ka marrë emrin nga filmi “Zorba the Greek”, i cili është filmi i preferuar i Ortegës dhe bashkëshortes së tij Rozalisë. Ortega kërkoi një emër alternativ por që do të përmbante shkronjat e Zorba-s. ZARA u hap në Korunja në vitin 1975. Ortega filloi ta zgjerojë biznesin e tij edhe në vendet e tjera të Spanjës, duke “pushtuar” Portugalinë në vitin 1988, SHBA-në vitin që pasoi dhe Francën në vitin 1990. Për të pushtuar Britaninë e Madhe u desh më shumë kohë pasi aty kishte konkurrencë. ZARA e parë në Londër u hap në vitin 1998. Ditët e sotme asnjë qytet nuk konsiderohet si i modës së fundit nëse nuk ka ZARA. Kur Sidnej më në fund mori një degë në vitin 2011, turmat e njerëzve që kërkonin të blinin ishin të mëdha. Ata thoshin: “Faleminderit Zot, më në fund nuk do të jetë një vend i botës së tretë përsa i përket modës”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
BOTA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025
AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
Para

Publikohet fotoja, shikoni biznesmenin libanez të rrahur dhe të shtrirë përtokë

TË GJITHA

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com