“Në Shqipëri, partia LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron tek rinia e partisë”.
Kështu e nis shkrimin gazeta “Përpara”, organi zyrtar i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, duke analizuar afrimin e të rinjve në partinë drejtuar nga Ilir Meta dhe mundësinë që ka ky i fundit të bëhet kreu i qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2017. Duke shkruar lidhur me rolin e Metës, gazeta shkruan mes të tjerash se “multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar”.
Sipas gazetës, “LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër”. “Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Sigurisht multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europian딬 vijon më tej gazeta. Meta, thuhet në shkrim është i rrethuar nga të rinjtë, pasi në grupin e tij ka 16 deputetë që vinë nga organizatat rinore. “Kreu i LSI¬së investon mjaft tek të rinjtë, pasi ata e mbështesin në mënyrë të vazhdueshme pa shprehur asnjëherë kritika. Angazhimi i të rinjve është dhe një nga arsyet pse LSI është kaq e suksesshme sa është sot”¬ shkruan gazeta gjermane. Sipas saj, pas rrëzimit të komunizmit në vitet 1990, në Shqipëri u ndërtua një shtet neoliberal me nivel të lartë korrupsioni.
“Rreth 60% e të rinjve thuhet në shkrim duan që të largohet nga Shqipëria sepse nuk kanë perspektivë. Kurse 96% e tyre thonë se nuk janë përgjegjës për zgjedhjen e vendit të punës. Shumë shqiptarë janë krenar për faktin se janë shqiptarë, por kjo nuk u majfton që të jenë të lumtur që jetojnë në Shqipëri. Besimi te politika dhe shteti janë në nivele më të ulta. Edhe pse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike quhen si të kuqtë dhe blutë, ngjyrat duket se janë e vetmja diferencë mes tyre. Vendi ka shumë potencial, ky potencial mund ë gjendet te themelimi i LSI në vitin 2004 dhe organizata e saj rinore LRI”¬ shkruan gazeta.