• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Shanset për të fituar degën e preferuar në raundin e dytë në Universitete

09:15 : 07/09/2016
në SOCIALE

Kanë studiuar fort për tri vite a më shumë, shkëlqejnë edhe në provimet e maturës shtetërore, por nuk arrijnë të sigurojnë dot një vend në auditorin e universiteteve.

Ky është handikapi që po mundon shumë maturantë garues për në universitete, të cilët dy ditë më parë e panë ID e tyre poshtë vijës së kuqe të fituesve në institucionet e arsimit të lartë publik. E gjitha kjo, edhe sipas ekspertëve të arsimit, mësohet të ketë ardhur si pasojë e qindra kuotave të zëna nga nja “grusht maturantësh” ekselentë, të cilët kanë fituar të gjitha preferencat.

Udhëzimi 13 i Ministrisë së Arsimit parashikon që nga e marta e javës që vjen deri më datë 20 shtator, ata të bëjnë zgjedhjen e tyre duke u regjistruar në një prej fakulteteve ku janë shpallur fitues. Vetëm kjo gjë, do t’u hapë krah në një raund të dytë gare, që nis më 22 shtator, ish-maturantëve gjithashtu shumë të mirë, por që nuk kanë siguruar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në degët e shumëkërkuara.

Me shpalljen e listës finale, e më pas edhe vendeve të lira në fakultete, me laps në dorë, maturantët duhet të përllogarisin vetë pikët e tyre dhe t’i krahasojnë me pikët e fituesit të fundit të degëve që dëshirojnë të ndjekin. Kjo, në varësi jo vetëm të degës që ata duan, por edhe mundësive reale që kanë për ta fituar.

SISTEMI I PRANIMEVE

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

I pari vit i aplikimit të sistemit të ri të pranimeve, ku çdo gjë u lihej në dorë universiteteve, ka lënë shumë maturantë të zhgënjyer nga sistemi. Njësoj si një vit më parë, formula e pranimeve të reja këtë vit parashikonte që maturantët të rendisin në “Formularin e aplikimit në IAL” dhjetë degët e preferuara.

Por, ndryshe nga dhjetë vite më parë, aq sa funksionoi matura shtetërore, në raundin e parë të garës maturantët mund të shpallen fitues në më shumë se një degë, duke i lënë ato “pezull” për dy javë, deri në momentin që vendosin se ku dëshirojnë të regjistrohen. Këtu bëhet fjalë për nxënësit ekselentë, me notë mesatare mbi 9.5 e po aq edhe në provimet e fundit të maturës, të cilët rezultojnë të kenë fituar të dhjetë degët e mundshme që kanë caktuar në formularin e aplikimit në IAL. Vetëm pas datës 20 shtator, datë kur fituesit kanë shprehur vullnetin e tyre në një degë, ciladoqoftë ajo, do të hapen vendet e lira për maturantët poshtë vijës së kuqe. Java që vjen është vendimtare edhe për ata që kanë fituar një degë më pak të preferuar. Ata duhet të vendosin nëse duhet të regjistrohen apo të vijojnë garën në raundin e dytë. Çdo gjë do të jetë më e qartë në raundin e dytë. Sistemi i pranimeve u mundëson që në fazën tjetër ata të bëjnë një formular me të tjera preferenca, pasi të jenë konsultuar me universitetet. Kështu, nëse i bëjnë mirë llogaritë, ata mund të arrijnë të mos mbeten jashtë dyerve të fakultetit.

VENDET E LIRA

Sipas të dhënave të deritanishme, brenda të njëjtit universitet, shumë nxënës janë shpallur fitues në disa programe studimi. Ndonëse ende nuk mund të flitet me shifra, lista finale me përfundimin e regjistrimit të fituesve në një program studimi pritet të lërë bosh mbi 30% të vendeve në universitete. Vetëm në Fakultetin e Ekonomisë, me kapacitet 1300 vende, në rast se regjistrohen të gjithë fituesit, mbeten bosh mbi 350 kuota. Mjekësia gjithashtu kishte 21 mijë kuota, por vetëm 7900 kandidatë, 880 prej të cilëve kanë fituar. Shumica prej tyre rezultojnë të kenë renditur të nëntë degët që ofron Universiteti i Mjekësisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në universitetet e tjera. Kështu, ata që e kanë parë veten poshtë vijës së kuqe në listat e fituesve duhet të jenë optimistë për në fazën e dytë të garës, pasi shanset që të shpallen fitues janë shumë të mëdha. Rektorët u kërkojnë fituesve të bëjnë regjistrimin online në portalin e maturës shtetërore e më pas atë në fakultete. Nikolla: Qetësohuni, ka vend për të gjithë në universitete Në një dalje për shtyp pas takimit me rektorin e universitetit më të madh në vend, atë të Tiranës, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u ka bërë thirrje maturantëve e prindërve të pakënaqur të qetësohen e të ndjekin procesin deri në fund, pasi ajo çfarë u shpall më 5 shtator janë vetëm listat paraprake.

“Kjo është vetëm fotografia e parë e rankimit të të gjithë maturantëve në sistem. Ende nuk ka filluar procesi. Jemi në ditët për të çuar animimet, më pas procesin e regjistrimeve. Ndiqni udhëzimet dhe në fund s’ka asnjë të humbur”. Arsyetimin e saj, ministrja e mbështet edhe me kuotat që ofrojnë në total universitetet, duke theksuar se ka vend për të gjithë.

“Nga 27.600 aplikantë në total, numri i kuotave që universitetet kanë aftësinë për të arsimuar janë 24 mijë e 915 në universitetet publike dhe 9.819 në universitetet jopublike, pra shumë më shumë vende sesa numri i aplikantëve. Një garanci kjo akoma më shumë për të qetësuar opinionin publik dhe të gjithë prindërit e maturantët për situatën e re”, tha Nikolla.

Sipas saj, fituesit i cakton universiteti e jo qeveria. Gjithsesi, Nikolla fton të pakënaqurit të bëjnë ankesë, teksa u rikujtoi fituesve në disa degë se duhet të bëjnë tashmë zgjedhjen e tyre. “Sot është momenti shumë i rëndësishëm për të vendosur, se cilën degë duhet të ndjekur studimet. Nëse ka procedura që ju mendoni se ju është shkelur e drejta, keni fazën e ankimit për të verifikuar të gjithë problematikën që keni. Më pas janë universitetet që më 11 shpallin listën e shteruar pas shtjellimit të ankimimit. Lista përfundimtare është ajo më 20 shtator, pas regjistrimeve”.

Referuar sistemit të ri të pranimeve, Nikolla tha se MAS garanton transparencë e përgjegjshmëri, por edhe një situatë krejtësisht të re me cilësinë e diplomave dhe vlerën që do të marrë koha dhe çdo financë e prindërve.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Reforma në drejtësi, ngrijnë dosjet hetimore të Rroshit dhe Çakos në prokurori

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com