• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një letër për gazetarët e rinj, veten dhe median shqiptare

16:42 : 03/09/2016
në OP-ED

Nga Mentor Kikia

Të dashur kolegë të rinj!
Një vërejtje e imja lidhur me pjesëmarrjen e organizuar një grupi gazetarësh në një operacion të policisë për korrjen e canabisit, mori disa reagime nervoze nga ana juaj. Tipike nga ato shqiptaret: U bë ky të na japë mend…Disa madje shkruajtën se nuk i presin vërejtjet nga gjithologët, analistët dhe ata që punojnë komodë nëpër zyra. Dua tju sqaroj se nuk bëj pjesë tek asnjë nga këto kategori. Nuk kam lindur kryeredaktor dhe nuk jam produkt laboradori redaksie. Përkundrazi, kam kaluar në vrimë të gjilpërës, më ka laguar shiu e më ka djegur dielli nëpër rrugë, për shumë vite me radhë. Megjithatë, kjo nuk është një replikë. Por një letër për ju, për veten dhe për shumë kolegë, për të ndarë në këtë mënyrë një shqetësim të madh për atë se ku jemi katandisur ne, media dhe pushteti i saj.

Kolegë!
Kur isha më i ri se ju dhe kisha nisur të ndiqja lajmet e kronikës së zezë, si korespondent i “Gazeta Shqiptare”, shefi i policisë kriminale në Elbasan më thërriti në zyrë. Me tundi prangat para syve dhe shkumëzonte. Ai ishte nga ata që kishin vuajtur në komunizëm. Sapo kishte fituar lirinë dhe mendonte se të gjithë ata që kritikonin qeverinë demokrate janë komunistë. Në fund më tha: “Nga sot, para se ti dërgosh lajmet në gazetë, do të vish të mi tregosh mua”. Nuk ia pashë më syrratin…

Pak vite më pas, në Tiranë… komunikata e policisë, ajo që sot na vjen me e-mail, ishte sekret dhe e merrte vetëm një gazetë mercenare e policisë dhe SHIK-ut, që për fat nuk është më. Një kolegu ynë, që punonte atje, na e jepte hua mua dhe Alfred Pezës vjedhurazi, dhe ne e kopjonim pas ndonjë cepi pallati që të mos na shikonin. Bashkë me Pezën na kanë qëlluar e rrahur në mes të rrugës, e na kanë arrestuar edhe për një shkrim.
Në të njëjtën kohë… Pas disa kërkesash, më në fund drejtori i policisë së Tiranës pranoi të më takonte. Tërë natën nuk fjeta. Mendova e rimendova pyetjet që do ti bëja. Ishte intervista e parë me një drejtor policie. Por, kur hyra, s’më la kohë as të ulem. “Të prita për të të thënë që mos guxo më të kritikosh policinë. Tani dil jashtë”. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë telefonte rregullisht në redaksi dhe kërkonte llogari për lajme që nuk i pëlqenin. Aq sa Lorenc Vangjeli nxorri shprehjen: Kujdes gabimet ortografike se na bërtet Agim Shehu. Këto nuk i kujtova për të treguar heroizma, por për të treguar frymën e kohës.

Ndërsa sot, ju kolegë, drejtorin e policisë së Tiranës e telefononi edhe për t’i shpëtuar ndonjë gjobe për mosvënien e rripit të sigurimit. Me Drejtorin e Përgjithëm bëni selfie, ndërsa Ministri i Brendshëm, kujdeset që në mëngjes t’ju pyesë: Hë çuna u çlodhët noj çikë? E morët vetën? Mos u mërzisni nga kritikat. Do të bëjmë sërish lajme të mira bashkë.

Lexo edhe:

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

Janë “epoka” që ndryshojnë si nata me ditën. Por janë njësoj të dëmshme për profesionin tonë. Madje, më besoni, kjo e sotmja është edhe më e dëmshme.
Dikur edhe na rrihnin e burgosnin, por lajmi ishte i lirë. Ndërsa sot, ne jemi të lirë, por lajmi është i burgosur.
Fara e Alastair Campbelit, Papës së pr-it politik dhe mjeshtrit të mashtrimit e përpunimit të opinionit publik, përmes manipulimit dhe përdorimit të medias, është përhapur në tërë botën tashmë. Në Shqipëri kjo farë ka hedhur rrënjë e është përhapur më keq se fara e canabisit.

Siç e dini tashmë, qeveria dhe të gjithë institucionet e saj vartëse, i prodhojnë vetë shumicën e lajmeve, përfshi edhe policinë në shumicen e rasteve (përjashtuar ngjarjet kriminale). Edhe partitë i bëjnë vetë lajmet e tyre. Publikohet vetëm çfarë ato duan. Një proces që nisi si një “masë lehtësuese” për mediat në fushata elektorale, tashmë është bërë normë. Dalëngadalë, nga gazetarë ne po shndërrohemi në tellallë, në shpërndarës lajmesh të parafabrikuara. Gjithnjë e më shumë ne po bëjmë lajmet që duan ata e jo lajmet që duam ne. Pa shtuar këtu “censurën” e pamëshirshme që vjen nga zyrat e marketingut. Eshtë e papranueshme per ne, që në çdo fundviti, u përgjigjemi ftesave për dreka e darka që ministrat shtrojnë për gazetarët që mbulojnë institucionet e tyre. Eshtë e rëndë që tufa gazetarësh të shkojnë në ekskursione jashtë vendit me paratë e institucioneve. E çfarë gazetarësh do të jemi ne pas kësaj? Po flas këtu për çështje që varen nga ne, jo nga pronarët.

Nuk po i referohem këtu rastit të operacionit antikanabis, por tërë mjedisit në të cilin ne punojmë sot dhe që po na largon gjithnjë e më shumë nga misioni ynë, për të qenë raportues të pavarur dhe denoncues të korrupsionit. Shprehja se “ishim më mirë kur ishim më keq”, më duket se po merr kuptim gjithnjë e më shumë. Pushteti i Medias ka rënë, është zhvlerësuar.

Kolegë të rinj?
Kjo nuk është letra e një të dëshpëruari, që pasi ka arritur të bëjë realitet ëndërrën më të madhe të jetës së tij, e shikon tashmë ti shkërrmoqet. Kjo është një ftesë për të mos u dorëzuar. Unë jam shpresë plotë tek brezi juaj, që ti rezitojmë të keqes për t’u ngritur.

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025
BOTA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025
Para

Elbasan, ngeli në provimin e vjeshtës, nxënësi godet mësuesen për t’u hakmarrë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com