• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja si do bëhen arrestimet “VIP”, BE nis trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK

15:01 : 03/09/2016
në AKTUALITET

Misioni i Bashkimit Europian për Drejtësinë në Shqipëri ka publikuar planin e instalimit të të ashtuquajturit “EULEX shqiptar”.

Në tre muaj intensiv, do të përfundohet një program i detajuar për të trajnuar dhe instruktuar prokurorët e gjykatësit e rinj në Shqipëri, pikërisht ata që më pas do të plotësojnë dosjet mbi abuzimet me fondet publike.

Misioni i BE-së, EURALIUS, ka publikuar në faqen e saj zyrtare të gjithë axhendën e ngjeshur, ku bëhet e ditur çdo gjë me detaje.

Një trajnim special nis në mes të shtatorit me gjykatës e prokurorë në Pogradec, pikërisht për dosjet e korrupsionit.

Ndërkohë që FBI po merret me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe trajnimin e agjentëve të saj, EURALIUS do jetë më i fokusuar te Prokuroria Speciale dhe institucionet e tjera të drejtësisë, me qëllim që korrupsioni të luftohet në të gjitha nivelet.

Lexo edhe:

Arsyeja/ GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’

Zyrtare/ Serbi-Shqipëri, ndeshja e kualifikueseve të Botërorit do luhet në Beograd

Në faqen e vet, misioni EURALIUS ka publikuar axhendën e aktiviteteve që do nisin tani në shtator; dhe bie në sy se do i kushtohet një rëndësi shumë e madhe luftës ndaj korrupsionit.

Më 26 shtator, në Ministrinë e Drejtësisë, KLD dhe Shkollën e Magjistraturës do zhvillohen aktivitete në kuadër të luftës kundër korrupsionit si dhe shpërdorimit të fondeve publike.

EURALIUS i ka dhënë një rëndësi të madhe trajnimit në këtë fushë dhe duket se tani do të bëhen lëvizjet e fundit për të përgatitur gjyqtarët që do të “grushtojnë” korrupsionin.

Të tilla aktivitete do zgjasin deri në nëntor. Një tjetër trajnim do të jetë ai për marrëdhënien e gjyqtarëve me median. Ekspertët do ndalen në shumë qytete të vendit dhe do nisin trajnimet.

 

Por nga ana tjetër do të angazhohen dhe ekspertë sa i takon ndarjes së buxhetit të ri për drejtësinë. Dihet tashmë se do të ketë një ristrukturim të buxhetit pasi pagat do rriten disa herë, e për këtë arsye EURALIUS do angazhojë ekspertët e saj.

Për këtë arsye do ketë trajnime të anëtarëve të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Pra BE ka nisur fort lëvizjet sa i takon zbatimit në terren të Reformës në Drejtësi.

Edhe pse ka pasur zvarritje dhe neglizhencë nga politika, duket se BE në mes të shtatorit nis nga puna për të përgatitur terrenin me qëllim që të korruptuarit të përfundojnë pas hekurave, por dhe të ketë një buxhet të detajuar për sistemin e ri që do krijohet thuhet “tesheshi.com”.

Për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend do angazhohen një sërë institucionesh. Pritet që në Tiranë të mbërrijnë ekspertë të USKOK-ut në Kroaci, organi i ngjashëm me SPAK.

Sipas ligjit për korrupsionin, në SPAK do ketë një strukturë të posaçme që do merret vetëm me trajnimet, të cilave do t’u nënshtrohet çdo gjyqtar apo prokuror.

Shqipëria do ndjekë modelin kroat në shumë aspekte, teksa mësohet se ndihma e tyre do jetë kryesisht në dy drejtime: Në përgjime dhe në gjurmimin e parave të pista. Sipas ekspertëve të fushës, në vendin tonë nuk ka shumë pajisje speciale për përgjime, por që me ngritjen e Byrosë dhe Prokurorisë Speciale pritet që të vijnë të tilla, kjo falë ndihmës së FBI-së. Për këtë arsye do ketë trajnime të vazhdueshme.

Sa u takon gjetjes së parave të pista, edhe aty do ketë një vëmendje. Mësohet se sapo të nisë zbatimi i reformës, do të lidhen marrëveshje me një sërë organizmash ndërkombëtarë dhe falë ndihmës së tyre do të kontrollohen llogaritë dhe pronat e gjyqtarëve e zyrtarëve që i kanë jashtë vendit.

Me fillimin e shtatorit duket se do nisë të fryjë një erë e re në gjyqësor, për t’u pasuar me tringëllima prangash në arrestime VIP.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arsyeja/ GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’

17:16 : 12/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Serbi-Shqipëri, ndeshja e kualifikueseve të Botërorit do luhet në Beograd

17:12 : 12/06/2025
BOTA

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025
BOTA

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025
SPORT

Lewandowski i doli publikisht kundër, trajneri Probierz dorëhiqet nga Polonia

16:50 : 12/06/2025
SPORT

Legjenda e Dinamos, Sejdini: Shqipëria nuk di të luajë në sulm, mbetemi ekip i vogël

16:41 : 12/06/2025
Para

U kap me 15 qese kokainë në çorape, ja si u zbulua shqiptari në Britani

TË GJITHA

Arsyeja/ GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’

17:16 : 12/06/2025

Zyrtare/ Serbi-Shqipëri, ndeshja e kualifikueseve të Botërorit do luhet në Beograd

17:12 : 12/06/2025

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025

Lewandowski i doli publikisht kundër, trajneri Probierz dorëhiqet nga Polonia

16:50 : 12/06/2025

Legjenda e Dinamos, Sejdini: Shqipëria nuk di të luajë në sulm, mbetemi ekip i vogël

16:41 : 12/06/2025

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com