• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Vend paradoksesh

23:19 : 31/08/2016
në OP-ED

Nga Ilir Kalemaj – Jemi ende vendi ku: përbën lajm edhe një rreshje shiu se do të ndodhi një përmbytje diku. Kështu ndodh kur kanalizimet kanë lartësi sa një pëllëmbë dore ndërsa gjetkë në Europën Qëndrore qysh para një shekulli i kanë pasur sa dy bojë njeriu. Si dhe metro dhe tramvaje ndërkohë që ne zhvillim quanim bicikletat kineze deri në vitet 80-të.

– thuajse cdo ditë, një vrasje brenda familjes, ku kohët e fundit janë shpeshtuar vrasjet e bashkëshorteve të moshuara nga bashkëshortë xhelozë!!!

– shiten shtepi dhe dyqane me mbishkrimin “me hipotek”, a thua është nje atribut ekstra që i shtohet vlerës së kapitalit dhe jo sic duhet të jete- pjesë e natyrshme e asetit që shkëmben pronar në një ekonomi të formalizuar. Por shyqyr dhe kaq se janë me dhjetëra raste ku një pronë i është shitur 2-3 apo më shumë personave nga ndërtues batakçinj që ikin nga sytë këmbët.

– meqë jemi te ndërtimi, kleringu na ka kthyer në mesjetën e hershme, përpara përdorimit masiv të parasë. Për t’i shtuar kripë gjellës, kemi dhe blerjet me listë që shlyhen në fundmuaji kur ka terezi.

– është trend të vishesh, hash dhe bësh selfie e beflie si kushdo tjetër që njeh, në vend që të priresh për pakëz origjinalitet. Vuajmë nga formalizmi katundaresk… që së fundmi është përhapur edhe në qendrat e qyteteve sipas “rilindjes urbane”!

Lexo edhe:

Depo armësh dhe bazë droge, përgjimet zbulojnë familjen kriminale në Gjirokastër. 3 në pranga, 2 në kërkim

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

– frekuentojmë ende kafehanet me të njëjtin lezet si dikur nën perandori, ku të vrasësh kohën kthehet në qëllim në vetvete, në vend që të jenë institucione kulture si gjetkë në Perëndim, psh., Wiener Kaffeehaus apo kafenetë e Montmartre në Paris ku lëvrohej mendim e kultivohej art.

– llafezanët merren për oratorë dhe sharlatanët për kuratorë.

– thashethemi dhe politika nuk janë vetëm atribut i shtresës sipër por e kemi demokratizuar në atë farë feje sa thjesht është banalizuar.

– kemi katër-pesë të përditshme sportive sa Spanja e Italia bashkë dhe dhjetra emisione me analistë sporti por mezi marrim një vend të tetë në Olimpiadën e fundit. Gjithsesi respekt për Kombëtaren, shyqyr që luajnë e stërviten jashtë!

– rrallë gjen njerëz me pasione por gjen shumë syresh me zakone.

– gjen tregtarë që ta shesin sapunin për djathë, por pak sipërmarrës me kulturë e zanat.

– puntori sillet si pronar, ndërsa ky i fundit si kaporal.

– burokrati më tëpër se zyrtar sillet si pusht-tetar.

– ku për të marrë një copë letër nga administrata duhet ende të presësh radhë të gjata.

– ku të qënurit ushtar partie vlen më tepër se antar akademie.

– një copë kartoni e pavlerë vlen më tepër se vite studimi dhe pune, për të bërë karrierë.

– ngrysesh qyqar dhe gdhihesh pasunar.

– vazhdojnë letrat anonime tashmë në forma spiunimi për punimet që po bën komshiu.

– por dhe ky i fundit nuk është krejt pa faj se vendos të hap muret me trapono në orë të pazakonta.

– ku ende i lënë qeset me plehra në ashensor dhe dalin mandej me qenin përdore ta shëtisin buzë liqenit si borgjezë të vërtetë.

– ku hipokrizia merret si vlerë, ndërsa shkërdhatokracia si virtyt.

– ku bukë ha i paafti, ndërsa të ndershmit i vënë shkelmin në fyt.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depo armësh dhe bazë droge, përgjimet zbulojnë familjen kriminale në Gjirokastër. 3 në pranga, 2 në kërkim

11:08 : 05/11/2025
AKTUALITET

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

10:49 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

10:33 : 05/11/2025
RAJONI

Një tërmet i fortë godet Greqinë, frikë edhe për paslëkundje të tjera

10:28 : 05/11/2025
AKTUALITET

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

10:23 : 05/11/2025
BOTA

U bllokua për shkak të dronëve, rihapet sot aeroporti i Brukselit

10:18 : 05/11/2025
Para

Horoskopi, 1 Shtator

TË GJITHA

Depo armësh dhe bazë droge, përgjimet zbulojnë familjen kriminale në Gjirokastër. 3 në pranga, 2 në kërkim

11:08 : 05/11/2025

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

10:49 : 05/11/2025

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

10:33 : 05/11/2025

Një tërmet i fortë godet Greqinë, frikë edhe për paslëkundje të tjera

10:28 : 05/11/2025

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

10:23 : 05/11/2025

U bllokua për shkak të dronëve, rihapet sot aeroporti i Brukselit

10:18 : 05/11/2025

EMRI/ Shiste kokainë në Lushnje, arrestohet 32-vjeçari

09:57 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com