Një plagosje me thikë ka ndodhur në Lagjen nr. 1 të Durrësit, ku dy persona janë konfliktuar me njëri -tjetrin në një lokal.
Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me thikë në kofshë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, i identifikuar si Tan Kazazi. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Ramiz Tepshi, i cili njihet ndryshe edhe me nofken “Xhamajka”.
Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.