• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Arben Ndoka në krye të Mundjes, reagon PD: Krimi, trafiku e prostitucioni janë zgjedhja e Ramës

18:40 : 28/08/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Nënë e bijë dhunojnë fizikisht 14-vjeçaren në Tiranë

“GBU-57”, arma sekrete amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

Pas zgjedhjes së ish –deputetit Arben Ndoka në krye të Federatës së Mundjes ka reaguar përmes një deklarate Partie Demokratike nga selia blu.

PD akuzon kryeministrin Edi Rama se po konfirmon në sytë e mbarë shqiptarëve se krimi, trafiku dhe prostitucioni janë zgjedhja e tij.

“Edi Rama ka dërguar zyrtarët e tij për të legalizuar Arben Ndokën, i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, si kreun e Federatës së Mundjes”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTE E PD

Edi Rama po konfirmon në sytë e mbarë shqiptarëve se krimi, trafiku, prostitucioni janë zgjedhja e tij. Edi Rama ka dërguar zyrtarët e tij për të legalizuar Arben Ndokën, i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, si kreun e Federatës së Mundjes.
Pasi ka hequr me dhunë dy zonja nga lista e Lezhës për të futur trafikantin në Parlament, pasi ka refuzuar revoltën e shqiptarëve, pasi ka injoruar Departamentin Amerikan të Shtetit që e përmendi me emër si turp te Shqipërisë, Edi Rama sërish ndan pushtet dhe privilegje me Arben Ndokën. Edi Rama nuk i dha Arben Ndokës thjesht një federatë sporti, por i dha sërish lejen për të bërë atë që ai di të bëjë, dhunimin e votës, presionin ndaj qytetarëve, sundimin mbi ligjin. Edi Rama dëshmoi sërish se e vetmja alternativë e tij është krimi, trafiku, droga. Qytetarët në mbarë vendin janë të neveritur nga Edi Rama dhe aleanca e tij me krimin. Edi Rama dhe trafikantët e tij do të marrin përgjigjen e merituar ditën më të parë që do të përballen me fuqinë e sovranit, me votën e popullit.
ZGJEDHJA E NDOKES NE KRYE TE FEDERATES SE MUNDJES
Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Mundjes e thirrur nga trajneri i Besëlidhjes, Altin Shtjefni, u mblodh dje në Shëngjin. Grupimi paralel zgjodhi forumet e saj drejtuese duke rikthyer kështu sërish përçarjen në këtë sport.
Në këtë proces zgjedhor morën pjesë 11 delegatë, shoqata “Vlora Ërestling” (Krenar Bifsha); Flamurtari (Fitus Korkaj), Tirana (Leonard Çakmashi); Besa (Skënder Musta); Teuta (Sinan Trimi); Partizani (Klodian Koçi); Korabi (Fiqiri Rama); Besëlidhja (Joel Gjelaj); Tërbuni (Shyqyri Kuçi); Apolonia (Baftjar Abazaj) dhe Tomori (Edison Therepeli).
Pjesë e këtij procesi ishin gjithashtu zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj, drejtori i Sporteve Vladimir Gjonaj dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Pas komunikimit të rendit të ditës që u miratua unanimisht, u zgjodh komisioni i votimit me përbërjen e Rigels Nicaj (kryetar) dhe dy anëtarët, Baftjar Abazaj dhe Elton Azuni.
Procedura e votimit u zhvillua, në fillim për shkarkimin e presidentit të federatës, Martin Biba dhe zgjedhjen e kreut të ri dhe më pas shkarkimin e kryesisë aktuale dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Kandidatë për president ishin Sajmir Loshi dhe Arben Ndoka. Kandidati Loshi nuk u paraqit me pretendimin për arsye familjare, ndërsa kandidati Ndoka ishte prezent.
Procesi
Në votimin për kryetar u përdorën dy kuti votimi, në të parën u hodhën fletët për shkarkimin e presidentit Biba dhe në kutinë e dytë fletët për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas numërimit të votave të 11 fletët e votimit ishin pro shkarkimit të Martin Bibës. Ndërkohë në unanimitet do të votëbesohej presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Mundjes, Arben Ndoka.
Më pas, procesi vijoi me shkarkimin e kryesisë aktuale dhe votëbesimin e anëtarëve të rinj. Për Komitetin e ri ishin në garë Burhan Arapi, Dorjan Shehu, Jonald Agolli, Zylfi Shehu, Ardian Petoshati, Fadil Karepi dhe Hasan Lluka.
Në unanimitet me 11 vota pro do të zgjidheshin si anëtarë të rinj të kryesisë së FSHM-së Burhan Arapi, Dorjan Shehu, Jonald Agolli, Zylfi Shehu, Ardian Petoshati dhe Fadil Karepi.
Pas mbylljes së votimit fjalën e mori Arben Ndoka, ku ndër të tjera tha: “Falënderoj të gjithë pjesë- marrësit në këtë Asamble që çuan në vend drejtësinë për zgjedhjen në mënyrë demokratike të organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Mundjes. Jo më kot kam konkurruar për të marrë drejtimin e kësaj federate të rëndësishme të sportit tonë, pasi deri tani ka pasur shumë mangësi.
Unë ju garantoj se federata jonë do të mundësojë pjesëmarrjen e mundësve tanë në Lojërat e ardhshme Mesdhetare dhe në Lojërat Olimpike”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nënë e bijë dhunojnë fizikisht 14-vjeçaren në Tiranë

15:40 : 17/06/2025
BOTA

“GBU-57”, arma sekrete amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

15:35 : 17/06/2025
SPORT

UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League

15:34 : 17/06/2025
AKTUALITET

Tenton të vetëvritet 44-vjeçarja në Tiranë, konsumoi mbidozë ilaçesh

15:28 : 17/06/2025
AKTUALITET

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I riu tenton të vetëvritet në banesë

15:23 : 17/06/2025
Para

Zbulohet e dashura e këngëtarit Majk (FOTO)

TË GJITHA

Nënë e bijë dhunojnë fizikisht 14-vjeçaren në Tiranë

15:40 : 17/06/2025

“GBU-57”, arma sekrete amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

15:35 : 17/06/2025

UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League

15:34 : 17/06/2025

Tenton të vetëvritet 44-vjeçarja në Tiranë, konsumoi mbidozë ilaçesh

15:28 : 17/06/2025

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025

Tiranë/ I riu tenton të vetëvritet në banesë

15:23 : 17/06/2025

Arrestohet Franci Canaj, qëlloi me armë zjarri taksistin pas sherrit për vend parkimi

15:17 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com