Nga Zef Preci
Sipas Census-it te vitit 2011, ne Shqiperi jane rregjistruar rreth 600 mije banesa te te gjitha kategorive.
Natyrisht qe nje pjese e tyre – ato qe jane perdorur si garanci (kolateral) ne bankat tregtare, ato qe jane financuar nga projektet e ndryshme zhvillimore ne bujqesi, etj., si dhe ato qe jane siguruar vullnetarisht deri ne ditet e sotme jane perfshire ne skemat e sigurimit.
Keshtu AMF raporton në periudhën 2013 deri në shtator të vitit 2015, në nivel mesatar për tregun, sigurimi i pronës nga përmbytjet zinte rreth 3% të vlerës totale të rreziqeve në kontratat e sigurimit të pasurisë.
Mbeshtetur ne nje njoftim i AMF -se ne fillim te ketij viti dhe nga njoftimet e shtypit te ketyre diteve rezulton se ne mbeshtetjen e Bankes Boterore AMF ka pergatitur kuadrin perkates ligjor te cilin qeveria pritet ta percjelle se shpejti ne Kuvendin e Shqiperise ne zbatim te te cilit qytetaret shqiptare duhet te sigurojne ne menyre te detyrueshme banesat e veta. Dmth, nisur nga numri i banesave te rregjistruara gjate censusit, te pakten 30 milione Euro te tjera do te dalin cdo vit me detyrim nga xhepat e familjeve shqiptare, pavaresisht statusit te tyre social-ekonomik, per te rritur buxhetin e kompanive te sigurimeve. Ndersa rreziqet, per te cilat pritet te behet kjo pagese perfshijne:
a) Tërmetet dhe pas tërmetet
b) Zjarret e shkaktuara nga tërmetet
c) Shpërthime të shkaktuara nga tërmetet
d) Rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet
e) Përmbytje
f) Rrëshqitje të tokës apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja.
Ne te vertete, nga nje shqyrtim i pervojes boterore dhe problemeve reale ne kete treg ne Shqiperi, lindin nje sere pikepyetjesh, te cilat vene ne diskutim legjitimitetin dhe dobine shoqerore e kesaj politike te re qe ofrohet ne fushen e sigurimeve.
Ne teresine e rreziqeve te mesiperme, mendoj se jane perfshire ne nje grupim rreziqe q e lidhen me veprimtarine e institucioneve te shtetit si psh ato qe jane te bejne me permbytjet, termetet e pas termetet, rreshqitjet e tokes, etj. Kjo per faktin se qeveria me institucionet e vartesise eshte pergjegjese per licensimin dhe mbikqyrjen e ndertiemve te cfaredolloji per banim apo per biznes) dhe se vendi eshte u mbuluar me studime te plota dhe pjesore te cdo fushe. Nese shfaqen probleme te reja dhe keto meritojne studime, kjo mbuloihet me studiem pejsore perpara fillimti te veprimtarise dhe per te duhet te jene ne dijeni si ndertuesit, ashtu edhe banoret/sipermarresit. Kjo mbulohet me nga sigurimet vullnetare.
Per permbytjet psh, mendoj se qeveria duhet te raportoje periodikisht ne Kuvend mbi stituaten dhe masat qe jane marre, mbi ecurien e procesite te boshatisjes graduale se zonave te ndertimeve nen nivelin e detit/lumit dhe masat e tjera per stabilizimin e shfrytezimit te prurjeve lumenjve si (psh te kasakades se Drinit), afatet perkatese, etj. Pra eshte e padrejte qe qeveria te taksoje permes sigurimit te detyueshem te gjithe qytetaret e vendit per te paguar gjithe jeten ne favor te disa kompanive prtivate ne te cilat funksionare te larte te saj mund te kene interesa biznesi. Dmth detyrimet e saj per sigurimet nga permbytjet, qeveria mund dhe duhet t’i permbushe njehere e pergjithmone permes buxhetit te shtetit. Kjo do ta prezante si qeveri te pergjegjshme, racionale dhe qe nuk vepron vetem emocionalisht kur kaq permbytje, por ne “kohe te qete” merr masat e veta si cdo qeveri ne bote. Ne faktm, koj po ndodh me numer projektesh prej miliona Eurosh me para borxh (Banka boterore. EBRD) qe jane zbatim, por qe ende nuk dihen rezultatet e tyre ne terren…
Persa u takon rreziqeve nga termeteve, duke marre shkas edhe nga lajmet tragjike te viktimave ne vendin fqinej – Itali ne ditet e fudnit, mendoj se vendi yne ka nevoje te ofroje nje qasje ndryshe, perseir jashte skemave te sigurimit si kjo qe ofrohet. Keshtu qeveria mund dhe duhet te konsolidoje institucionet e veta mbikqyrese te rregullave te ndertimeve urbane dhe te biznesit; te rishikoje dhe te perditesoje kodet perkatese te ndertimeve; te permiresoje per te sjelle ne nivel bashkohor laboratoret e institucioneve qe certifikojne cilesine e lendeve te para te ndertimit duke perfshire edhe institucionet akademike te vendit; te rrise transparencen rreth zonave ekzistuese te rrezikshme ku jane kryer ndertime te pasigurta, e nese eshte nevojshme edhe te shkaterroje (jo vetem per qellime propogandistike si ne shume raste deri me sot) me tritol pallate banimi te lira ne cmim, por teresisht te rezikshem, pa studime, pa themelet e duhura, etj., qe mund te jene burim fatkeqesie dhe qe mund te shkaktojne viktima njerezore ne te ardhmen. Une nuk besoj se kete rol kompensues mund ta lozin kompanite e sigurimeve me ato 30 milione Euro plus qe qeveria do te na detyroje te kontribuojme per to cdo vit…Dmth qeveria mund te ndaje me pak certifikata ppronesie falas (jo se ato nuk duhen) por me e rendesishme mbetet rritja e sigurise juridike te pronesise dhe ndjekja e modleve bashkohore te qeverisjes se mire, dmth ne dobi te qytetareve.
Se fundi, me synim inkurajimin e zgjerimit te sigurimit vullnetar te banesave, mendoj se kompanie e sigurimeve mund te shpenzojne me shume ne rritjen e ndergjegjesimit publik rreth perfitimeve nga ky lloj sigurimi duke zgjeruar keshtu edhe sigurimet vullentare ne teresi. Ndersa qeveria, mendoj se mund dhe duhet te ndjeje me shume pergjegjesine e saj institucionale e kushtetuese perballe qytetareve te vendit dhe te heqe dore nga nisma te tilla te ngjashme me partneritetin publik-privat qe vetem se fuqizojne financiarisht oligarkine e lidhur me te duke sjelle njekohesisht edhe varferimin e metejshem te familjeve shqiptare, gje qe bie ndesh me objektivat e veta programore qeverisese.
Ne menyre konkluzive, mendoj se futja e sigurimit te detyrueshem masiv te banesave (sepse disa kategori qe permenda ne fillim te ketij shenimi sigurimi eshte i detyrueshem) eshte e panevojshme dhe pasqyron rritjen e ndikimit te grupeve te interesit mbi vendim-maarrje e potike qe mund dhe duhet te jene pergjegjesi te shtetit te votuar perballe qytetareve te vet, e si te tille nuk duhet miratuar ne Kuvendin e Shqiperise.