• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Rritja e siguracionit të makinave, AMF: Tregu i liberalizuar, shitja nën primin e rrezikut do të ishte shqetësuese

08:40 : 27/08/2016
në EKONOMI

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp në lidhje me rritjen e çmimit të policave TPL, dy ditë më parë nga shoqëritë e sigurimeve me gati 25%.
Autoriteti shprehet se tregu është i liberalizuar dhe tarifat përcaktohen nga vetë shoqëritë. Sipas saj, shqetësues do të ishte fakti nëse ato do të shiteshin me një çmim më të ulët se primi i rrezikut.

“Në Republikën e Shqipërisë, tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik, në elementin e përcaktimit të çmimeve për policat e sigurimit, është liberalizuar prej muajit gusht të vitit 2011, me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit Nr. 10455, datë 21.07.2011”Për disa ndryshime në ligjin Nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Në nenin 10 të këtij ligji parashikohet që, “… shoqëria e sigurimit përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas kushteve të tregut, ….”. Pra, tarifat e sigurimit të detyrueshëm janë të liberalizuara, duke i dhënë të drejtën shoqërive të sigurimit t’i përcaktojnë vetë ato, sipas kushteve të tregut. Bazuar në kuadrin ligjor e rregullativ, AMF nuk miraton çmimet e sigurimit, por miraton rregullat për përcaktimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të detyrueshëm, si dhe nivelin e provigjoneve teknike, që përfaqësojnë përgjegjësitë aktuale dhe të pritshme që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.

Në këtë këndvështrim, për të ruajtur ekuilibrat ekonomikë, në përcaktimin e çmimeve, shoqëritë e sigurimit marrin parasysh një sërë faktorësh risku dhe përvojën me dëmet e ndodhura. Ndër faktorët përcaktues të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale.

Nga elementët e sipërpërmendur AMF përcakton nivelin e primit të rrezikut, i cili luan rolin e një primi orientues për rrezikun, të mjaftueshëm vetëm për mbulimin e pagesës së dëmeve dhe shpenzimeve operative. Primet e rrezikut për vitin 2016, janë përcaktuar me vendimin e Bordit Nr. 34, datë 24.03.2016 “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”. Sqarojmë se primet e rrezikut të përcaktuara nga AMF janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto. Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurencës duke rritur ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike.

Ky mekanizëm i tarifimit në sigurime është thelbësor për shëndetin financiar të tregut pasi çmimet e ulëta për një kohë të gjatë ndikojnë në: çekuilibrimin e parametrave të shoqërive të sigurimit; subvencionimin e produktit MTPL nga produktet e tjera të sigurimeve; vonesat në pagesën e dëmeve në favor të të siguruarve, duke dëmtuar interesat e konsumatorëve. Çdo shmangie nga ky mekanizëm në përcaktimin e tarifave do të çonte në deformime të tregut dhe në paaftësi paguese. Në periudhë afatgjatë, individualizimi i tarifave sipas profilit të riskut është e vetmja mënyrë për të ulur kostot e sigurimit.

Lexo edhe:

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

Në këto kushte, dhe duke ndjekur praktikat e pranuara në të gjitha vendet e BE-së, AMF nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit. Synimi i AMF-së është mbrojtja e konsumatorit, kryesisht nëpërmjet monitorimit të shoqërive të sigurimit që ato të respektojnë angazhimet dhe përgjegjësitë që kanë ndaj konsumatorëve për të shlyer dëmet sipas kontratave të lidhura.

Në lidhje me sistemin Bonus-Malus, sqarojmë se aktualisht AMF ka përfunduar zbatimin teknik të sistemit Bonus-Malus, dmth sistemi është plotësisht funksional dhe parametrat e rrezikut, që janë numri i dëmeve dhe numri i viteve të plota TPL dërgohen drejt sistemeve të shoqërive të sigurimit duke bërë të mundur tarifimin me bazë rreziku.

AMF ka përgatitur draft-rregulloren përkatëse për zbatimin e sistemit Bonus-Malus, e cila pritet të miratohet në kuadrin e ndryshimeve të Ligjit të nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i ndryshuar, ku parashikohet edhe përfshirja në ligj i aplikimit të këtij sistemi në mënyrë të detyruar nga shoqëritë e sigurimeve në përllogaritjen e tarifave të primeve. Gjithashtu AMF në bashkëpunim me palët e interesuara kanë përcaktuar algoritmin si dhe numrin e klasave të sistemit Bonus-Malus”, thuhet në njoftimin e AMF-së. Monitor

Lajme të lidhura

SPORT

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025
SPORT

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

16:47 : 09/06/2025
AKTUALITET

Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë

16:46 : 09/06/2025
SPORT

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

16:32 : 09/06/2025
AKTUALITET

Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda…

16:26 : 09/06/2025
Para

Ushqimet që nuk duhet të hani për të humbur peshë

TË GJITHA

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

16:47 : 09/06/2025

Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë

16:46 : 09/06/2025

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

16:32 : 09/06/2025

Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda…

16:26 : 09/06/2025

Zgjedhjet/ Nesho: Të manipuluara, nuk duhet të njihen! OSBE dhe BE kanë konstatuar parregullsi

16:22 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com