• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Vdekja e Arditit/ Reagon Bashkia, por nuk flet për shfrytëzimin e minorenëve

15:15 : 25/08/2016
në POLITIKE

Pas deklaratës për shtyp të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma ku akuzon kryebashkiakun Veliaj për ngjarjen e ndodhur në landfillin e Sharrë, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj 17 vjeç, ka reaguar menjëherë Bashkia e Tiranës.

Në deklaratë Bashkia nuk jep asnjë sqarim përse punonjësit e ndërmarrjes “3R” që mbikëqyrej nga Bashkia Tiranë, punonin në landfill të pasiguruar dhe jashtë çdo kushti minimal.

Veliaj është shprehur se Partia Demokratike shfrytëzon çdo situatë për kapital politik. Në deklaratë thuhet gjithashtu se institucionet përkatëse po hetojnë për ngjarjen në fjalë.

Deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës
Nga dita e parë në detyrë, stafi i Bashkisë së Tiranës është angazhuar për ta bërë qytetin më të jetueshëm për banorët e tij, por edhe për vizitorët. Edhe pse ka ende shumë për të bërë, jemi krenarë për atë që kemi arritur në vetëm një vit. Sot Tirana është një qytet më i pastër, me transport publik shumë më funksional, me çerdhe, kopshte dhe shkolla të rikonstruktuara, me rrugë dhe trotuare të ndriçuara, me sinjalistikë për drejtuesit e automjeteve, por edhe shumë më miqësore për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Por, nga ana tjetër, çdo ditë përballemi me sulme politike, të cilat nuk i shërbejnë as punës sonë të përditshme, as qytetit tonë. Këto sulme bëhen edhe më absurde kur vijnë pikërisht nga ata njerëz që për katër vite me radhë zgjodhën të flinin gjumë, duke e lënë qytetin në mëshirë të fatit e që për 4 vjet nuk zgjidhën, edhe pas shumë aksidenteve, çështjen e landfillit të tejmbushur të qytetit, i cili për faj të po këtyre njerëzve kishte degjeneruar në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve.

Lexo edhe:

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

Disa javë më parë, një djalë i ri ka humbur jetën në fushën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Institucionet përgjegjëse kanë bërë shoqërimet e të implikuarve, janë duke hetuar dhe shpresojmë që e vërteta e kësaj ngjarje të trishtë të zbardhet sa më shpejtë. Një qytet me 1 milion banorë si Tirana, ka mbi 100 kontraktorë të shpërndarë nëpër të gjithë territorin në rrugë, në ujësjellësa, ndërtesa, ura, mbikalime, infrastrukturë arsimore, grumbullim mbetjesh, pastrim e shërbim.

Teksa Bashkia vendos rregullat, çdo ofrues sherbimesh në qytet përgjigjet përpara ligjit për çdo shkelje të këtyre rregullave. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të institucioneve ligjzbatuese, duke ofruar të gjithë ndihmën për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje e vënë përpara përgjegjësisë cilindo kontraktor që nuk ka respektuar këto rregulla.

Siç e kemi shprehur edhe në reagimet tona të mëparshme, në përfundim të hetimit, Bashkia e Tiranës do të zbatojë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse. Por, na vjen keq të shohim se si për çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë Partia Demokratike, një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për kapital politik.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025
AKTUALITET

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025
SPORT

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025
AKTUALITET

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025
Para

Përse Top Channel po censuron deklaratat e PD për Erion Veliajn e Sadri Abazin?

TË GJITHA

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025

EMRAT/ Kërcet arma në ‘Valamar’, i riu qëllohet pas sherrit për parkimin (VIDEO)

20:48 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com