• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Palasës: Si bashkëjetonim me të sëmurin e droguar

08:15 : 20/08/2016
në AKTUALITET

Në fshatin e largët të Vlorës, banorët duket se nuk do të jetojnë më si më parë. Krimi makabër, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës pak metra larg kishës së Palasës, ka tronditur të gjithë vendin, por më shumë se këdo vetë banorët e fshatit.

Policia në banesën e gjyshërve të 12­vjeçarit Ata që kanë jetuar për kaq vite me radhë me një të çmendur, që Psikiatria herë e mbante e herë e nxirrte.

Kanë bashkëjetuar me 30­ vjeçarin Jorgo Zani, i cili u ka rrezikuar jetën disa herë dhe që në fund krye atë ngjarje të llahtarshme, që siç shprehen banorët: “As ishte parë e as ishte dëgjuar…”. Ndonëse ajo që ndodhi, ishte e frikshme vetëm për ta menduar, banorët e Palasës thonë se nga Jorgo Zani mund të pritej gjithçka. Madje, disa prej tyre fajësojnë prindërit e tij që e sollën nga Athina ku jetojnë vetë, duke e lënë të braktisur në banesën e tyre të vjetër në Palasë. Disa të tjerë, edhe mjekët e Psikiatrisë, që sipas tyre duhej ta mbanin të izoluar aty dhe jo ta linin rrugëve të lirë.

Jeta në fshat me një njeri me probleme të theksuara mendore, siç ishte Jorgo Zani, nuk ka qenë aspak e lehtë për banorët. Ata tregojnë që gjithmonë kishin probleme nga ai. Ndonjëherë, por shumë rrallë, thonë se qetësohej, por shumicën e kohës ishte i zhurmshëm, i frikshëm dhe të gjithë përpiqeshin ta shmangnin kur e ndeshnin në rrugë. Disa të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe për veprime makabre që ai ka kryer me kafshët, por ndonjë prej tyre i konsideron legjenda urbane, duke qenë se nuk është parë gjë prej asnjërit aty rrotull.

NË FSHATIN E KRIMIT

Palasa dje ishte e boshatisur. Që prej orëve të para të mëngjesit, disa banorë kanë vendosur qirinj dhe lule në vendin ku u gjet trupi i pajetë i 12¬vjeçarit dhe më pas kanë nxituar të shkojnë në Fier për të marrë pjesë në varrimin e tij. Në fshatin që thuajse është braktisur dhe vetëm në verë numërohen rreth 200 banorë, dje kishin mbetur vetëm disa të moshuar. Të tjerë nuk dilnin nga shtëpitë, ndërsa lokali i vetëm i fshatit ishte mbyllur. Të parët që ndeshim në hyrje të fshatit janë një çift bashkëshortësh që shesin në anë të rrugës. Ata e kanë të vështirë të komentojnë atë që ka ndodhur. Ndërsa përgjatë gjithë rrugës, deri në qendër të fshatit, aty ku ndodhet kisha, nuk na zënë sytë asnjë banor. Të parët që ndeshim janë tre punëtorë sezonalë, që kanë udhëtuar qindra kilometra për të rikonstruktuar një banesë të vjetër. Ata nuk jetojnë aty, nuk njohin as zonën dhe as banorët. Por ngjarja e së mërkurës i ka tronditur shumë, aq sa kur tregojnë se çfarë panë e dëgjuan, e kanë të vështirë t’i mbajnë lotët. Ndërsa më në thellësi të fshatit arrijmë të shohim vetëm 3 banorë, që në pamundësi për të ikur në Fier, kalojnë pranë vendit të ngjarjes dhe qëndrojnë për minuta të tëra duke parë lulet e qirinjtë e ndezur aty.

KRYEPLAKU E BANORËT
Kryeplaku i fshatit Palasë të Vlorës, Odise Dimolea, tregon se autori i krimit kishte shfaqur disa herë çrregullime në sjellje, madje duke shkaktuar edhe incidente. Sipas tij, Jorgo Zani u nxor nga Psikiatria e Vlorës vetëm disa ditë pasi ishte shtruar për çrregullime të shëndetit mendor. Mjekët në atë kohë thanë se çrregullimet vinin si pasojë e konsumimit të drogës. “Ai ka shfaqur herë pas herë çrregullime në sjellë. Pak kohë më parë, ai ka ngacmuar një turiste në qendër të fshatit. Kishte rrahur keq edhe një fëmijë 9 vjeç. Gjithashtu ka shkaktuar edhe incidente të tjetra. Pas këtyre ngjarjeve njoftuam Policinë që ta merrnin dhe e çuan në Psikiatri”, thotë kryeplaku. Ndërsa disa banorë të tjerë, veç Psikiatrisë që nuk e mbajti, fajësojnë edhe prindërit e 30¬ vjeçarit. “E kishin me vete në Athinë disa kohë. Prindërit e Jorgos jetojnë atje. Nuk e mbajtën më vetë, por e sollën dhe e lanë këtu. Si mund të lihet një njeri si ai vetëm e të na rrezikojë të gjithëve?”, shprehet e revoltuar njëra prej banoreve të fshatit.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

FAMILJA E AUTORIT
Shtëpia ku jetonte i vetëm autori i krimit, Jorgo Zani, ku u gjet dhe u arrestua nga Policia pas ngjarjes, ndodhet jo më shumë se 100 metra larg vendit ku ai vrau me hanxhar 12¬vjeçarin.

Aty tashmë nuk ndodhet asnjë tjetër veç babait të 30­vjeçarit, i cili sapo ka mësuar lajmin është nisur menjëherë nga Greqia. Një fqinjë e familjes, Afroviti Çeço, na shoqëron për te shtëpia e tij. I mbyllur brenda 4 mureve, jashtë avllisë së shtëpisë dëgjohen vetëm të qarat me zë të lartë dhe të babait të Jorgo Zanit.

Çeço troket për disa minuta në portën e familjes Zani duke i folur greqisht që të dilte, pasi aty ndodheshin gazetarët. Por sapo dëgjon këto fjalë të qarat e tij, bëhen edhe më të forta dhe as që i afrohet derës për ta hapur. Panorama

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

Këto janë ëndrrat që shihni më shpesh, zbuloni se çfarë kuptimi kanë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com