Disa javë më vonë nga votimi Brexit, bizneset kanë pasur mundësinë për të reflektuar dhe për të menduar ndikimin e mundshëm të këtij vendimi të rëndësishëm për të lënë Bashkimin Europian. Tani nuk është koha për të qëndruar dhe për të pritur. Tani është koha për të vepruar.
Kur status-quo ndryshon papritur, kalohet në planin B. Ndërsa Parlamenti i Britanisë së Madhe punon me perspektivat dhe qeveria drejt tyre, ka shumë kompani që kanë nevojë për zgjidhje, dhe shumë punëkërkues që duan këshilla të qarta dhe mundësi të reja. Ky mjedis pasigurie nuk përbën asgjë të re. Jemi të mësuar me peizazhin pas recesionit që është më pak i qëndrueshëm dhe më i vështirë për t’u parashikuar. Në botën e sotme të punës, kompanitë planifikojnë paparashikueshmëritë dhe duhet të ndërtohen për t’iu përshtatur ndryshimit. Udhëheqësit e biznesit tashmë duhet të shikojnë përpara, duke siguruar kështu që Britania e Madhe të ruajë avantazhin e saj për t’u pasur zili. Do të duhet kohë përpara se një qeveri e re të vendosë kur dhe si do të trajtohet neni 50. Do të duhen dy deri në tre vjet për të negociuar prioritetet. Implikimet konkrete të votimit dhe rruga politike përpara janë të paqarta, por liderët e biznesit nuk duhet të jenë të tillë.
1. Ruani qetësinë
Reagimi instiktiv ndaj pasigurisë shpesh shfaqet me pritje të së keqes, me panik. Frika e Bashkimit Europian për një efekt të shpejtë të sekuencës dominon në të gjithë rajonin, post-Brexit, është e parakohshme. Goditja mund të ndihet kudo në Austri ose Vendet e Ulëta, por në kontrast me këtë skenar të papërcaktuar, ky vendim mund të shërbejë si një thirrje e mirëpritur për zgjim të të tjerëve jashtë Britanisë së Madhe, dhe të përshpejtojë reformat shumë të nevojshme në kuadër të Bashkimit Europian. Kjo është një çështje politike në radhë të parë dhe çështje e tregut financiar në radhë të dytë – ndikimi në ekonominë reale është më i vështirë për t’u vlerësuar. Britania e Madhe ka gjasa të shikojë një ngadalësim, por ndikimi përtej kufijve të saj është më pak i parashikueshëm.
Reagimi i drejtë i biznesit është të mbajë qetësinë dhe të vazhdojë deri sa të provohet e kundërta.
2. Mbani mend se tregu i punës në Britaninë e Madhe është i fortë
Tregu i punës dhe ekonomia kanë qenë me rendiment të lartë deri më tani në vitin 2016 në Britaninë e Madhe. Ky rezultat referendumi vjen në një kohë kur Britania e Madhe ka numrat më të mirë të punësimit që ka parë në vite. Papunësia është afro 5% dhe pjesëmarrja e fuqisë punëtore është e lartë rreth 74%, pothuajse 10% më mirë se sa në SHBA. Në letër, ekonomia në Britaninë e Madhe është një nga më të shëndetshmet në Europë, madje edhe në botë. Do të kthehemi në këtë pikë.
Tani për tani, bizneset duhet të shfrytëzojnë shëndetin ekonomik dhe tregun e punës në vend. Ajo që ne dimë me siguri është se aftësia për të qenë të gatshëm për t’u përshtatur me ndryshimin e rrethanave do të jetë pika kryesore gjatë kësaj kohe.
3. Mbroni markën e punëdhënësit në Britaninë e Madhe
Duke qenë se sytë e mbarë botës janë fokusuar drejt Britanisë së Madhe në veçanti dhe Europës në përgjithësi, punëdhënësit duhet të luajnë rolin e tyre në mbrojtjen e markës britanike. Votimi Brexit sugjeron se Britania e Madhe nuk është destinacion tërheqës dhe mikpritës për talentin e specializuar, gjë që ka qenë për dekada, por që tashmë është larg nga realiteti. Lëvizshmëria e talenteve ka qenë çelësi për të ndihmuar bizneset në plotësimin e vendeve të lira të punës, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe kujdesit shëndetësor – në Britaninë e Madhe, një në dhjetë mjekë është emigrant i BE-së, siç janë 10% e punëtorëve në prodhim dhe 14% në shërbimet e ushqimit dhe strehimit. Kjo rrjedhë e lirë e punës është një nga parimet themelore të BE-së dhe punëdhënësve, duke u mbështetur në talentin si një element që bën dallimin ekonomik, duke siguruar ata që janë në Britaninë e Madhe sot, por edhe ata që dëshirojnë të jenë atje në të ardhmen. Punëdhënësit janë të vendosur për të trajtuar këtë çështje dhe duhet të ndikojnë te qeveria britanike për të ruajtur avantazhin konkurrues që do të thotë se bizneset mund të kenë burim talentesh përtej kufijve. Britania e Madhe duhet të shihet si një vend i hapur për biznes, që do të thotë i hapur për talentet, të cilat dëshirojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe.
4. Kapërcimi i hendekut të madh
Shumë thonë se kjo ishte një votë me të cilën fituan emocionet dhe jo faktet. Nëse mësuam një gjë nga Brexit, kjo është se përtej organizimeve në komunitetet në të cilat veprohet, njerëzit ndihen më të shkëputur tek të drejtat civile.
U fol për polarizim të popullsisë përpara syve tanë. Ekonomitë më të zhvilluara, kanë parë pagat në nivele të pandryshueshme për më shumë se një dekadë, por mesataret mund të jenë edhe çorientuese. Punonjësit, ata me aftësi në IT ose inxhinieri për shembull, kanë parë pagat të rriten edhe gjatë recesionit. Të tjerët, me aftësi më të pakta, kanë parë që pagat kanë mbetur në vend ose janë zvogëluar. Që nga viti 2008, rritja e pagave në Britaninë e Madhe ka mbetur në gjysmën e normës së zakonshme dhe produktiviteti pothuajse ka ngecur. Shumë njerëz shikojnë përpara, por nuk arrijnë të gjejnë se si do të përmirësohen rrethanat e tyre.
Një gjë e tillë nuk haset vetëm në Britaninë e Madhe, por është një paralajmërim për shtetet dhe liderët përtej Britanisë. Ajo është rezultat i ndryshimit pas recesionit strukturor, ku forca të tilla si ndryshimet teknologjike, globalizimi, ndryshimet demografike dhe sofistikimi i zinxhirit të furnizimit, ndikojnë në tregjet e punës në nivel global, me pasoja shqetësuese për shumë vende.
Bizneset kanë përgjegjësi për të siguruar një kontribuues pozitiv në ndryshimin shoqëror. Punëdhënësit kanë nevojë të pyesin – çfarë mund të bëhet për të ndërtuar rrjetin e punësimit në komunitetin në të cilin jetojmë? Si mund të investohet në talentet lokale dhe të ofrohen mundësi për zhvillimin e talenteve të reja? Investimi te njeriu ecën në linjë me nevojat e biznesit dhe udhëheq qëndrueshmërinë dhe punësimin në afate të gjata. Kjo është gjithashtu një mundësi për të marrë përgjegjësi sociale dhe për t’u bërë pjesë e zgjidhjes.
5. Para së gjithash, kujdesi për njerëzit
Britania e Madhe në këtë moment është në trajtshmëri të njëjtë me shumicën e vendeve të tjera, ku emigracioni është i kufizuar, në vend që të perceptohej si vendi ku qasja e talenteve është më e lehtë. Në këtë kuptim, Britania e Madhe nuk do të jetë më keq se shumë vende të tjera, por mbetet rreziku i heqjes dorë nga avantazhi dallues konkurrues, për të pasur qasje me një fuqi punëtore të kualifikuar, e cila është vendimtare për prosperitetin kombëtar dhe kompanitë gjithashtu.
Britania duhet ta ruajë këtë avantazh konkurrues. Liderët e bizneseve duhet ta kenë të qartë se talenti i BE-së duhet vlerësuar si thelbësor në ndërmarrjet e tyre dhe se nuk duhet të ndalen në punësimin e njerëzve, në mënyrë që të mbeten konkurrentë. Mbajtja e njerëzve pranë, përbën një mesazh të qartë dhe të fuqishëm.
6. Çfarë na pret
Procesi për të dalë nga BE-ja do të marrë kohë dhe ndryshimi do të jetë shumë gradual. Një gjë e tillë është sigurisht më e lehtë në përshtatje në qoftë se biznesi është i vogël dhe i shkathët. Tani për tani, tregu i punës në Britaninë e Madhe mbetet një nga më të fortët në Europë. Kështu, ndërsa qeveria duhet urgjentisht të gjejë rrugën që duhet të ndjekë, liderët e biznesit nuk mund të rrinë duarkryq duke pritur. Punëdhënësit duhet t’u tregojnë botës dhe punonjësve të tyre se Britania e Madhe është shumë e hapur për biznes dhe vazhdon të mirëpresë talente me vlera ndërkombëtare.