Dashi
Është koha e duhur për t’u fokusuar i/e tëri/a te marrëdhënia juaj në çift dhe për të kaluar kohë me partnerin/en tuaj. Beqarët edhe pse do kenë takime të njëpasnjëshme nuk do mundin të nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, merrni masa për tu përballur me vështirësitë.
Demi
Ju të dashuruarit jeni në një moment shumë të mirë për të bërë përzgjedhje rreth atyre që duhet të bëni për të ardhmen tuaj në çift. Marrëdhënia sentimentale është shumë mirë sot. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria ndryshimet do vinë papritur për ta. Financat menaxhojini me kujdes.
Binjakët
Ju mund të filloni një biznes të ri së shpejti dhe kjo do të ndodhë falë mbështetjes nga i dashuri/a juaj. Evitoni spekulimet e çdo lloji dhe përqendrohuni te idetë. Beqarët nëse duan të nisin një lidhje duhet t’i shfrytëzojnë ftesat sa të mundin. Financat do jenë të mira, nuk parashikohen probleme.
Gaforrja
I dashuri/a juaj do të adhurojë idetë tuaja origjinale. Ju mund të gjendeni përballë vështirësive, por ai/ajo do të jetë gjithmonë aty për t’ju dhënë një dorë. Beqarët edhe pse të lodhur nga të qëndruarit vetëm, sërish nuk do i shfrytëzojnë ftesat për takime. Financat do i keni nën kontroll.
Luani
Është dita e duhur për t’u marrë me aktivitete sidomos në shtëpi. Por së pari ju duhet të përfundoni disa planifikime të bëra me partnerin/en. Komunikimi i mirë, është zgjidhja e çdo suksesi. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndihen mirë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.
Virgjëresha
Mund të gjendeni në një situatë jo fort të këndshme përballë partnerit/es tuaj. Nëse jeni ju gabim mos u përpiqni të justifikoni veten, por pranojeni dhe kërkoni falje. Beqarët më në fund do realizojnë takimin që kanë pritur dhe do kenë ndryshime të mëdha. Financat do jenë të mira falë mbështetjes së Marsit.
Peshorja
Sot është ditë e mirë për të bërë ndryshime në jetën tuaj sentimentale. Shmangni keqkuptimet me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur takime dhe ka mundësi t’ju ikë nga duart një mundësi e mirë. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Akrepi
Partneri/ja do t’ju ftojë të bëheni bashkëpunëtor i tij në një projekt të ri që po ndërmerr. Pavarësisht lehtësive që u ofrohen mendojeni çdo hap me kujdes. Beqarët do kenë mbështetjen e Venusit dhe do realizojnë takime mbresëlënëse nga të cilat do ketë edhe ndryshime. Kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Sot do të bëni përparime në fushën e dashurisë. Mund të keni mundësitë për t’u nisur në një udhëtim të shkurtër dhe të këndshëm me njeriun e zemrës. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime, ndryshe do mbeten vetëm. Financat do vinë duke u stabilizuar falë mbështetjes së Mërkurit.
Bricjapi
Është kohë e favorshme për ju të dashuruarit në të gjitha aspektet. Marrëdhënia me të dashurin/en po shkon shumë mirë dhe kjo gjë bën që ju ta keni moralin shumë lart. Beqarët do kenë shumë ftesa për takime, por nuk do t’i kushtojnë rëndësinë e duhur. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Ujori
Ju të dashuruarit do të jeni në formë shumë të mirë dhe kjo do të bëjë që ta keni të lehtë të përshtateni me situatat e reja që do të përballeni. Sot duhet të gjeni kohë dhe për familjen tuaj. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe të mbushur me takime. Financat parashikohen të mira edhe për shpenzime.
Peshqit
Pavarësisht situatave të vështira që jeni përballur herë pas here me partnerin/en, sot do të jetë dita që keni kohë që po e kërkoni. Edhe mbrëmja do të kalojë mjaft këndshëm. Beqarët do kenë shumë takime, por vetëm njëri do i tërheqë pa masë. Në planin financiar do jeni me shumë fat.