Bizneset e vogla janë frymëmarrja e ekonomisë së Europës, por madhësia e tyre dhe borxhi i lartë janë dy faktorë që po mbajnë mbrapa rimëkëmbjen e Eurozonës.
Zgjidhja gjendet në politikat që do të ndihmojnë firmat që të rriten dhe të reduktojnë borxhin…
Studimi i ri, pjesë e kontrollit të përvitshëm të shëndetit ekonomik të Eurozonës, nga FMN-ja, hedh një vështrim tjetër mbi problemin. Janë analizuar nxitësit e investimeve duke përdorur një bazë të dhënash prej 6 milionë vëzhgimesh në 8 vendeve të Eurozonës, nga 2003 deri në 2013 (Austri, Belgjikë, Gjermani, Francë, Finlandë, Itali, Portugali dhe Spanjë).
Firma të vogla, probleme të mëdha
Investimet bruto nga korporatat jo-financiare në të gjithë Eurozonës ranë pas krizës financiare globale, nga 24% të PBB deri në 2007, në 21% të PBB të 2009. Përhapja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shpjegon pjesërisht pse investimet kanë mbetur të dobëta. SME-të krijojnë pjesën më të madhe të vlerës së shtuar në Eurozonë dhe performanca e tyre e dobët lidhet me rënien e madhe në investime gjatë krizës, si dhe me rimëkëmbjen e dobët. Firmat e vogla kanë tendencën të kenë një qasje më të madhe në huamarrje, si dhe të mundohen më shumë për investime dhe zgjerim të prodhimit, ndërkohë që kërkesa mblidhet. Ata gjithashtu janë të prira të jenë më të varura nga kreditimi bankar, gjë që i bën më të prekshme nga problemet bankare.
Njëjtë, kompanitë me borxhe të mëdha mund të përballen me kufizime të kreditimit, me rritjen e borxhit, rritet edhe risku i kreditimit të këtyre kompanive, që e bën borxhin e ri më të kushtueshëm. Gjithsesi, pa financime shtesë, firmat e kanë të pamundur të investojnë, edhe pse mund të shohin mundësi për kthime të larta. Firmat me borxhe të mëdha mund edhe të zgjedhin të investojnë më pak duke qenë se kthimet nga investimi do të shkojnë për mbulimin e borxhit në vend që të përfitojnë aksionarët. Kjo është quajtur problemi i nen investimit.
Ndikimi i madhësisë së firmës dhe borxhit në investim
Bazuar në analizën e të dhënave nga firmat, rezultatet tregojnë që firmat e vogla priren që të investojnë më pas se firmat e mëdha, për një kërkesë të njëjtë.
Raporti i lartë i borxhit është i lidhur me investimet e ulëta për firmat e mëdha dhe të vogla. Por leva, ka një efekt negativ më të madh në firmat e vogla sesa në kompanitë e mëdha. Në firmat e vogla investimet ranë me 1/3 pikë përqindje për një pikë përqindje të rritjes së levës.
Firmat e vogla me raport borxhi të lartë investojnë pak në përgjigje të kërkesës. Efekti pozitiv i kërkesës zvogëlohet kur rritet niveli i borxhit të një firme, pavarësisht nga madhësia e saj.
Gjithsesi, madhësia ka një efekt më të madh. Përgjigja e investimeve të firmave të mëdha është dyfish më e madhe se e SME-ve. Interesant është fakti se përgjigja ndaj kërkesës që nga fillimi i krizës ka rënë edhe për firmat e vogla edhe për firmat e mëdha. Kjo na tregon se ka faktor të tjerë që ndikojnë përveç madhësisë së firmës dhe të borxhit. Rënia në përgjigjen e investimeve ndaj kërkesës përbën një sfidë për politikëbërësit që kërkojnë stimulojnë kërkesën, pasi ai sugjeron se politikat e zakonshme e kanë të nevojshme të jenë edhe më të forta për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Politikat për të rritur firmat dhe zvogëluar borxhin
Marrë së bashku, gjetjet sugjerojnë që politikat strukturore për të zmadhuar firmat, zvogëluar raportin e borxhit dhe të alternativat zhvilluese të financimit me anë të bankave mund të nxisin investimet dhe te rrisin efektin e politikave makroekonomike.
Vendet mund të marrin masa për të inkurajuar rritjen e firmave, edhe nëpërmjet bashkimit. Kjo mund të përfshije edhe mbylljen e firmave të vogla të paqëndrueshme, duke nxitur zhvillimin e firmave të mesme dhe duke mundësuar rishpërndarjen e burimeve në firmat më produktive.
Ristrukturimi i shpejtë i firmave me raport të lartë borxhi por të qëndrueshme dhe produktive, mund të lejojë një rritje të lehtë të tkurrjes së kreditimit.
Me firma më të mëdha dhe raport borxhi më të ulët, investimet e korporatave mund të përgjigjen më shumë ndaj kërkesë, duke lejuar politikat monetare dhe fiskale të mbështesin më shumë rimëkëmbjen. /World Economic Forum/