• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump e tall, nëna e ushtarit të vrarë i kundërpërgjigjet

15:40 : 01/08/2016
në BOTA

Gjatë fjalimit të bashkëshortit të saj në Konventën e demokratëve preferoi të qëndronte e heshtur, nën dhimbjen e thellë që e ka kapluar prej vitesh, që kur djali i saj 27-vjeçar mbeti viktimë e një sulmi me autobombë në vitin 2004 në Irak.

Por tashmë ka vendosur të flasë, e nxitur edhe nga ajo çfarë ka thënë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili ka shkaktuar jo vetëm një lumë kritikash ndaj tij, por edhe një zemërim mes amerikanëve, kur vuri në diskutim heshtjen e saj gjatë asaj konvente.

Ghazala Khan ka thënë se Trumpi nuk është gjë tjetër veçse një injorant në lidhje me Islamin dhe se ai nuk e di se ç’do të thotë fjala sakrificë. Bashkëshorti i saj, Khizr Khan sulmoi kandidatin republikan gjatë një fjalimi emocionues në Konventën Kombëtare Demokrate të së enjtes së kaluar, ndërsa ky i fundit deklaroi më vonë se ai as nuk duhej lejuar të fliste.

Djali i çiftit në fjalë, Humayun Khan, kapiten i ushtrisë amerikane, mbeti i vrarë në luftën e Irakut, ndërsa fakti që i përkiste besimit mysliman e bëri Trumpin që ta vinte në shënjestrën e tij, siç ka bërë jo pak herë gjatë fushatës presidenciale deri më sot ndaj të gjithë myslimanëve.

Në një artikull të publikuar në “Washington Post”, Khan tha se bashkëshorti i saj e kishte pyetur nëse dëshironte të fliste në Konventën demokrate, por ajo kishte refuzuar për shkak se ishte ende e mërzitur dhe ikja nga jeta e djalit të saj e brengoste ende edhe sot.

Lexo edhe:

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

“Të ecja përgjatë podiumit të konventës, me një foto të madhe të djalit tim përballë, e kisha të pamundur të përmbahesha dhe të kontrolloja veten. Cila nënë do të mund ta bënte në fakt një gjë të tillë? Donald Trump ka edhe vet fëmijë, të cilët besoj se i do shumë. Por, a mund ta vinte realisht në dyshim se përse unë nuk fola në atë konventë?”, shkruan nëna e ushtarit mysliman të vrarë.

“Kur Donald Trump flet për Islamin, më duket totalisht një injorant. Nëse e ka studiuar ndonjëherë Islamin e vërtetë dhe e ka lexuar ndonjëherë Kuranin, jam e bindur se ideja që ka krijuar ai prej terroristëve do të ndryshonte tërësisht. Kjo, sepse terrorizmi është një tjetër fe, një tjetër besim nga ai mysliman”, vijon më tej ajo, për të shtuar:

“Donald Trump tha se ka bërë shumë sakrifica. Por, a e di realisht ai se ç’do të thotë fjala sakrificë?”.

Khan u shpreh më tej se, pavarësisht se nuk foli asnjë fjalë në konventë, “e gjithë bota, të gjithë amerikanët e ndienë dhimbjen e saj”.

Në Konventën e demokratëve në Filadelfia, Khizr Khani i lindur në Pakistan tha se djali i tij nuk do të kishte qenë kurrë në Amerikë, nëse do të ishte në dorën eTrumpit të vendoste për të ardhmen e tij. Këtu, sigurisht ai i është referuar premtimit të manjatit të pasurive të paluajtshme se, nëse do të bëhet President i Shteteve të Bashkuara, ai do të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA.

Duke iu përgjigjur kritikave, Trump tha gjatë një interviste për amerikanen “ABC News” se “nëse do të shikonit bashkëshorten e tij, ajo thjesht sa i qëndronte përkrah dhe nuk kishte asgjë për të thënë. Ndoshta nuk ishte lejuar të shprehte diçka?! Këtë nuk e di, ma thoni ju mua”.

Gjithsesi, Trump e mbrojti vetën edhe përballë kritikave të Khan.

“E ndërsa ndihem thellësisht i keqardhur për humbjen e djalit të tij, Khan – i cili nuk më ka takuar kurrë mua, – nuk e gëzon të drejtën të dalë përpara miliona njerëzve dhe të pretendojë se unë nuk e kam lexuar kurrë Kushtetutën. Diçka që është e pavërtetë, përveçse tha edhe gjëra të tjera të pasakta”, u shpreh kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025
Lajmet e Dites

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025
Para

Vështirësitë gjatë shtatzënisë dhe shmangia e tyre

TË GJITHA

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025

Qarku Fier/ Nis procesi i numërimit të votave, PS në avantazh

01:38 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com