Dashi
Jeni një shenjë e mirë. Gjithmonë të gatshëm për t’u bërë copë për të ndihmuar të tjerët…Por kur jeni ju që keni nevojë janë të paktë njerëzit që ju kapin dorën. Pavarësisht kësaj jeni të gatshëm të falni dhe të jepni shanse të dyta…Këtë verë do të jeni gati të bëni zgjedhje. Të largoni njerëz dhe situate nga jeta juaj. Do të rrethoheni nga njerëz dhe situata të këndshme dhe do të jeni “në qiellin e shtatë”.
Demi
Jeni një ndër shenjat më të mira dhe më altruiste të horoskopit. Edhe ju jeni gjithmonë të gatshëm të bëheni copë për të tjerët. Por gjerat do të ndryshojnë në muajt e nxehtë të këtij viti. Në fakt protagonistët e vërtetë do të jeni vetë ju. Nëse jeni çift ose singëll s’ka rëndësi, sepse dashuria do të jetë çelësi i kësja vere. Dikush do të bjerë në dashuri, të tjerë do të lënë pas të shkuarën e do të nisin eksperienca të reja. Ndaj çfarë prisni? Bëhuni gati!
Binjakët
Pas një viti të nisur me vështirësi, për shkak të Jupiterit që e keni kundër, këtë verë do të lulëzoni. Do të ktheheni Binjakët plot hare që gjithmonë keni qenë. Do të pëlqeni të rrehtoheni nga njerëz pozitivë siç jeni dhe ju vetë. Lodhja dhe mërzia e muajve të parë të vitit do të zëvendësohet me gëzim dhe energji gjatë mujave të verës. Në përgjithësi 2016-ta për ju është vit i ndryshimeve. Si të jashtme ashtu edhe të brendshme. Dikush do të blejë shtëpi, dikush do të bëjë një prerje të re flokësh, dikush do të martohet e të tjerë do të takojnë një dashuri të re.
Gaforrja
Këtë vit vëmendja dhe ndjeshmëria juaj ndaj detajeve do të vihet në provë të fortë. Deri më tani keni patur ulje ngritje si në dashuri ashtu edhe në jetën tuaj në përgjithësi. Kjo është vera e relaksit, e të qënit mirë me miqtë dhe familjen. Nuk do të bëni njohje të mëdha edhe pse jeni njerëz të mësuar për të qenë në marrëdhënie. Këtë verë do të largoni mendjen nga të gjitha gjërat që ju kanë shqetësuar deri më tani. Keni mundësinë të përmirësoni jetën tuaj, veçanërisht deri në muajin shtator.
Luani
Pasionat dhe të vrullshëm ju të Luanit keni tendencë ta merrni jetën në gjoks dhe nuk kurseheni kurrë. Kjo verë do të jetë vendimtare për ju. Dielli i fortë i ditëve të nxehtë do të ketë ndikim po të fortë në jetën tuaj. Antkhi, frika dhe problemet e së shkuares do të mbeten thjesht në të kaluarën dhe do të mërrni frymë lirshëm. Do të jetë një vit i ndryshimeve të mëdha. Lërëni veten të lirë në krahët e emocioneve që do të ndjeni këtë verë dhe do të ndiheni sikur keni rilindur.
Virgjëresha
Gjithmonë me iniciativë dhe dinamikë. Ju të virgjëreshësh duhet të bëni disa gjëra në të njëjtën kohë në mënyrë që të ndiheni në paqe me veten tuaj. E ndjeni shumë kalimin e kohës dhe për juve çdo sekond është i çmuar. Keni kaluar disa problem këto muaj, por kjo është vera për të harruar gjithçka të keqe ju ka ndodhur. Një nga ëndrrat që keni në sirtar është duke u bërë realitet. Mund të lidhet me sferën e dashurisë, por edhe me punën. Ndaj kurajo, ditë më të mira ju presin!
Peshorja
Ju të Peshores dashuroni gjërat e bukura. Ndaj shpesh tërhiqeni nga njerëz dhe situate që ju gënjejnë nga pamja e jashtme…Për këtë arsye në të shkuarën keni vuajtur shumë. Kur dashuroni jepni gjithçka tuajen e për këtë arsye shpesh jeta ju ka njohur me njerëz shpesh të paskrupullt. Kjo do të jetë një verë domëthënëse për ju. Do të mësoni që të mendoni më parë për veten tuaj e më pas për të tjerët. Do t;ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.
Akrepi
Shenja ekselente e pasionit. Akrepi nuk mund të jetojë pa drithërimat që vetëm emocionet e forta dhe unike mund t’ja japin. Një jetë pa emocione është nje jetë e zbrazët. Në të shkuarën keni provuar diçka të fortë për dikë që ju ka zhgënjyer. Keni ende pyetje pa përgjigje në mëndjen dhe zemrën tuaj. Mos u dekurajoni. Kjo verë do të jetë plot emocione dhe ndryshime të mëdha. Nuk do të mungojnë rastet kur do të jeni përballë “fantazmave” të së shkuarës, por do të keni aq pozitivitet sa do të kaloni çdo gjë me shumë sukses.
Shigjetari
Ju të Shigjetarit jeni gjithmonë shumë të zënë. Keni nevojë të keni një jetë plot me angazhime në mënyrë që të ndiheni në paqe me veten tuaj. Nevoja juaj për pavarësi dhe për të ecur përpara në jetë është thelbësore për ju.
Ndaj keni shumë projekte në mendje dhe prisni që t’i realizoni sa më shpejt. E urreni pritjen dhe fakti që s’mund të keni gjithçka nën kontroll jus jell ankth dhe tension. Kjo do të jetë një verë shumë e rëndësishme për ju. Do të merrni pergjigjet që prisni prej kohësh, në mënyrë që të nisni një nga projektet që keni për zemër. Kjo verë do të ketë shumë punë dhe pak relaks, por mos u dekurajoni. Në Gusht dhe Shtator do t’i kushtoni vetes një pushim të merituar dhe relaksues.
Bricjapi
Përherë prezent dhe të zhytur në mendime ju të Bricjapit. Keni lindur me një ndjenjë mbrojtje ndaj njerëzve të dashur. Kjo ndjesi në të vërtetë fsheh dëshirën që të besoni për një herë të vetme tek një person. Dukeni të fortë. Në sytë e të tjerëve jeni njerëzit ideal për t’u imituar, por edhe ju thyeni…dhe e bëni në heshtje. Kjo do të jetë vera e ndryshimeve të mëdha…Do të njihni njerëz të rinj dhe do t’i besoni veten tuaj tërërësisht atyre. Kjo do t’ju ndihmojë të nisni dimrin tjetër plot dinamizëm dhe energji.
Ujori
Një shenjë besnike. Kur një Ujor bie në dashuri jepet i gjithi. Jeni ëndërrimtar dhe shpesh naivë. Mendoni se dashurinë që keni në mendje mund ta gjeni edhe në jetën e përditshme. Për këtë arsye tentoni të krijoni lidhje të forta me njerëzit që ju rrethojnë. Jeni përherë të gatshëm dhe të ndjeshëm. Dashuroni të kujdeseni për njerëzit e dashur e shpesh lini veten pas dore. Kjo fsheh dëshirën për të gjetur dikë që të kujdeset për ju. Ndaj mjaft u sollët kaq mirë sepse kush do të të rrijë pranë do ta bëjë këtë edhe nëse merresh më tepër me veten tënde. E kush nuk ju dashuron do ta gjëjë gjithmonë një mënyrë për t’u ankuar për ju.
Peshqit
Të qetë dhe shumë të ndrojtur dukeni ju Peshqit. Por në fakt keni një karakter dhe temperament të fortë. Jeni të bindur se pjesa më e mirë e juaja vlen t’u tregohet vetëm personave që me të vërtetë ja vlejnë. Për këtë arsye dukeni të ndrojtur përballë njohjeve të reja. Në dashuri kërkoni siguri. Kërkoni dikë me të cilin mund të jeni vetvetja pa u frikësuar se mund të lëndoheni. Jëni ëndërrimtar, por jeni të vetëdijshëm se për të qenë vërtet të lumtur duhet të gjeni një pikë takimi mes ëndrrës dhe realitetit.
Burimi: Donne.co