• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dënohen dy “policët” në Tiranë

21:50 : 31/07/2016
në AKTUALITET

Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë dy kushërinj nga Tapiza e Krujës, të cilët, duke u hequr si punonjës të Policisë së Shtetit, kanë tentuar të përfitojnë para nga disa drejtues automjetesh. Ata u kallëzuan nga dy shoferë, të cilëve u kishin kërkuar që të kontrollonin dokumentet e mjetit me pretendimin se “po bënin kontrolle, pasi kishte ndodhur një vrasje në Tiranë”.

Të pandehurit Halil dhe Shaban Topalli u deklaruan të fajshëm për akuzën e “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” dhe u dënuan me nga 6 muaj e 20 ditë burg. Referuar vendimit të shpallur më 22 korrik, të afërmit Topalli janë autorët e ndalimit të dy shoferëve më 19 mars 2016 pranë rrethrrotullimit të Kamzës, në drejtim të Tapizës.

Sipas Gjykatës, kallëzuesi B.K. ka qenë në këtë aks rreth orës 03:30, kur i ka dalë në mes të rrugës një person, i cili i ka kërkuar të ndalonte automjetin. Pas ndalimit të mjetit janë afruar dy persona, njëri nga krahu i shoferit dhe tjetri nga krahu i pasagjerit, të cilët janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, por nuk kanë pasur uniformë policie, tabela apo shenja të tjera identifikuese të policisë.

Duke dyshuar se ata nuk ishin policë, drejtuesi i mjetit nuk i ka dhënë dokumentet. Në këtë moment është afruar një autoveturë ngjyrë blu e errët, nga e cila ka zbritur një person. Sipas Gjykatës, në këtë moment dy “policët” i kanë thënë “Komandant bëre mirë që erdhe, se personat po kundërshtojnë për të dhënë dokumentet”.

Ky person, pasi është shtirur sikur ka kryer një bisedë telefonike për verifikimin e targës, e ka lejuar automjetin e kallëzuesit të largohej. Në të njëjtën datë, rreth orës 04:50, ka ndodhur e njëjta situatë me shtetasin H.S., drejtues i një kamioni.
Atij i ka prerë rrugën automjeti “Ford Focus”, ngjyrë blu i errët, nga i cili ka zbritur një person.

Lexo edhe:

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

“Jemi Policia e Shtetit dhe do të bëjmë kontroll se ka ndodhur një vrasje në Tiranë”, i ka thënë ai. Nën presion, shoferi është bindur të hapë kamionin për kontroll, por “polici” i ka thënë “Lëre atë, po a keni ndonjë lekë se i do shefi që është përpara në mjetin tonë”.

“Pas kësaj kërkese, kallëzuesi ka dyshuar nëse ishin apo jo punonjës policie dhe u është përgjigjur se nuk kishte lekë, ndonëse me vete kishte pasur rreth 50 000 lekë. Personi e ka përsëritur kërkesën për para disa herë me ngulm, duke iu afruar edhe me trup fizikisht, por në këto momente personi tjetër që ndodhej në timon i ka kërkuar të largohej. Pasi kanë lënë automjetin të largohej, kallëzuesi ka vënë re nëpërmjet pasqyrës se këta shtetas kanë ndaluar një kamion tjetër”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Pas ndalimit si të dyshuar për ngjarjen, dy të afërmit Topalli mohuan akuzën, por gjatë gjykimit ata u shprehën të penduar dhe kërkuan mëshirë para trupit gjykues./Marrë nga Panorama/

Lajme të lidhura

BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025
Para

Veset që e bëjnë shefin dhe kolegët t’ju urrejnë

TË GJITHA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com