Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili negocioi në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për reformën në drejtësi, thotë se koalicioni i majtë funksionon. Lidhur me marrëdhënien me Partinë Demokratike, Manjani e vlerëson në këtë mënyrë:
“Nëse disa qëndrime konçidojnë me qëndrimet e PD unë nuk mendoj që kjo është blasfemi. PD përbëhet prej shqiptarësh dhe jo prej serbësh. Pra e duan Shqipërinë”.
Qeveria shqiptare ka hapur procesin për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, por ministri Manjani, vlerëson se ky proces duhet të ndërpritet, në mënyrë që dhe këta aplikantë t’i nënshtrohen kontrollit të figurës, në kuadër të reformës në drejtësi.
Manjani tha se miratimi i reformës në drejtësi ka krijuar një situatë paniku mes gjyqtarëve e prokurorëve ndaj edhe u bëri thirrje që në këtë fazë tranzitore të tregohen korrektë.
Pjesë nga intervista
Thirrjet për votë individuale u bënë nga ndërkombëtarët, nga BE dhe SHBA, ndërkohë nuk është një surprizë që marrëdhëniet mes PD dhe ambasadorëve u tensionua. Ose ju edhe pse deklaruat votën pro reformës thatë që nëse ka reformë pa miratimin e opozitës qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshshme. A ka pozicionuar marrëdhëniet tuaja me ambasadorët në Tiranë?
Manjani: Inevstimi ynë politik mbi të gjitha ka qenë dhe mbeti për konsensusin. Fakti që u arrit konsensusi na bën të ndihemi mirë dhe të mos merremi me cështje të vogla, me tema private që individë të ndryshëm i ngrenë. Nëse disa qëndrime koncidojnë me qëndrimet e PD unë nuk mendoj që kjo është blasfemi. PD përbëhët prej shqiptarësh dhe jo prej serbësh. Pra e duan Shqipërinë. Unë nuk kam ndonjë ngarkesë kaq të madhe saç tentohet të fryhet opinioni publik, sikur dicka e rëndë ka ndodhur në koalicion. Unë mendoj që nuk është kështu. Partitë janë sovrane në pikëpamjet e tyre. Të qënit në një koalicion qeverisës nuk do të thotë shkrirje, nuk do të thotë që partia nuk ekziston më dhe ska më mendime vetëm sa ja lemë kryetarit të koalicionit. Kjo nuk ekziston më. Të paktën në LSI jo. Së treti unë mendoj se si PS edhe LSI në vendimmarrjet e tyre kanë filtrat për të zhveshur çdo ndikim për të gjykuar çështjet e koalicionit. Mënyra si funksionon koalicioni nuk lidhet me një çështje të vetme apo me disa pikëpamje të ndryshme. Ne kemi pasur pikëpamje të ndryshme që në fillim në 2013, kemi pasur edhe program të ndryshëm nga PS, por sigurisht kemi toleruar duke qenë se PS është parti kryesore qeverisëse, kishte kalin ebetejës në disa prej çështjeve të rëndësishme sic është çështja e taskës progresive, shëndetësia falas, çështja e koncesioneve e cila ka provokuar disa debate. Pra ne mendojmë që Shqipëria të jepet me koncesion kaq masivisht, por kjo nuk e ndalon PS që rendë pas koncesioneve.
Funksionon koalicioni?
Manjani: Sigurisht që funksionon për sa kohë që ka ide të përbashkëta, ekipe të përbashkëta, ka ende për të arritur nga programi. Ka ende kohë për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi tani dhe në të ardhmen dhe ka shumë gjëra që na bashkojnë. Ka shumë helm jashtë marrëdhënies PS-LSI që bëjnë gjithmonë atë, që hë se ra sot hë se ra nesër. Ndoshta 90% e këtij helmi vjen nga persona që janë jashtë strukturave të partive. Ashtu si ka edhe mendime brenda strukturave tona. Por e përsëris, si në PS edhe në LSI kur vjen puna për vendimmarrje ka filtra, përvoja na ka bërë. I futim këto informacione në filtra që të dalë më e mira pavarësisht ndonjë qëndrimi për çështje konkrete apo deklarimeve individuale të deputetëve apo personave të vecantë që në mjedisin e të majtës shqiptare janë të lirë të komentojmë.
Meqë jemi të koalicioni, kur vjen puna për të kritikuar qeverinë Berisha është i ashpër dhe ai nuk bën përjashtime, por në këtë rast ka bërë që e ka vendosur LSI në një pozicion kyç, gjë që e cila ka ngritur hamendësime se ka një flirt dhe se mund të ketë një aleancë. A mundet?
Manjani: Unë kam vështirë të bëj komentatorin. Unë jam ministër, për çështjen e reformës në drejtësi ne kemi thënë konsensus edhe kur PD nuk merrej fare, edhe kur nuk vinte në komision. Pavarësisht retorikës, kjo s’ka lidhej se çfarë thotë Berisha sot apo çfarë thotë nesër. Kjo është absurde. Fakt është që PD është pozicionuar kundër LSI në disa çështje, por askush nuk tha që këta po forcojnë koalicionin për shkak se po sulmon opozitën. Në kohën kur flitet për reformën në drejtësi spikatet në mënyrë të menjëhershme pikëpamja që PD dhe LSI ikën lanë PS më vete, këto janë lojëra të papjekura dhe nuk është një analizë e qëndrueshme./Ora News/