• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Profili i vrasësit psikopat që shkaktoi masakrën e Mynihut

20:45 : 23/07/2016
në BOTA, KRYESORE

18-vjeçari gjermano-iranian, i cili qëlloi për vdekje në një qendër tregtare në Mynih së paku 9 vetë ndodhej në trajtim psikiatrik dhe kishte probleme në shkollë. Policia konfirmon se atentati nuk kishte sfond terrorist.

Mynihu në gjendje shoku. Nëntë vetë vriten në qendrën tregtare në Mynih, në fund atentatori vret veten, 27 të tjerë të plagosur, 10 prej tyre rëndë, ku ndodhet edhe një 13 -vjeçar, tha policia. Ndër viktimat flitet edhe për tre kosovarë, sipas burimeve të Deutsche Welle-s, humbja e jetës së tre të rinjve nga Kosova konfirmohet nga policia. Shumica e viktimave janç të rinj. Policia konfirmoi të shtunën se atentati nuk ka lidhje me të ashtuquajturin “Shtet Islamik”, dhe nuk ka pasur sfond terrorist. Edhe shërbimet sekrete amerikane kanë konfirmuar se autori i krimit ishte shiit, dhe nuk ka pasur lidhje me IS-in.

Pas kontrollit në shtëpinë e vrasësit, policia konfirmon se mund të flitet për sulm amoku. Autori ka qenë në trajtim psikologjik për shkak se ka vuajtur nga depresioni. Duket se gjermano-iraniani ka pasur probleme në shkollë dhe nderonte autorin e sulmit amok të kryer nga një i ri në një shkollë gjermane, në Vininden, ku humbën jetën 15 vetë, më 11 mars 2009. Në kompjuterin e tij janë gjetur lojëra kompjuterike të dhunshme. Sipas mediave gjermane ai ishte dhunuar nga shokët për shumë vite në shkollë dhe kishte një urrejtje të skajshme.

E premtja e zezë e Mynihut

Të premten në mbrëmje, policia foli për gjendje terrori. 2.300 forca policore u përfshinë në aksion. Mynihu ndodhetjnë gjendje të jashtëzakonshme. Autobusët dhe metrotë ndaluan qarkullimin. Stacioni kryesor i trenit në Mynih u evakua. Njerëzve u këshillohej përmes sistemit të paralajmërimit “Katwarn” të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin në rrugë. Për orë të tëra nuk dihetj se sa atentatorë janë dhe ku ndodheshin ata? Policia dha vetëm gjatë natës sinjalin e kalimit të rrezikut: Sipas informacioneve të saj, atentatori 18-vjeçar gjermano-iranian ka vepruar i vetëm dhe në fund ka vrarë veten.

Lexo edhe:

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

Të shtunën herët presidenti i policisë së Mynihut, Hubertus Andrä doli para shtypit. Hetuesit gjermanë janë të bindur: 18 vjeçari është ai që qëllon i pari në një restorant në orët e para të mbrëmjes, pastaj ai përdor një pistoletë në një qendër tregtare dhe kërkon të largohet. Policë në civilë kërkojnë ta arrestojnë dhe qëllojnë, e paqartë është ende, nëse atentatori u godit në këto moment. Kufoma e tij u gjend një kilometër larg qendrës tregtare në një rrugë anësore. Aty u sigurua edhe pistoleta e autorit të krimit.

Politika gjermane e tronditur

Policia shprehet se nuk ka atentatorë të tjerë. Gjatë së premtes në orët e mbrëmjes u kërkuan tre autorë me automatikë. Ende e paqartë është motivi i krimit. Ishte një akt terrorist apo gjendje amoku? Presidenti i policisë së Mynihut thotë se “momentalisht ne bëjmë fjalë për goditje me armë.” Edhe në orët e para të së shtunës nuk ka të dhëna për një sfond islamist. Aktualisht dihet se gjermano-iraniani ka jetuar në Mynih për disa vite dhe nuk ka qenë person i njohur për policinë. Policia konfirmon se në një video që qarkullon në internet, duket se shihet atentatori në tarracën e një godine parkimi. Policia bën thirrje që nëse qytetarët e Mynihut zotërojnë video të tjera t’ia ofrojnë ato policisë. Pas goditjes me armë të premten në mbrëmje në qendrën Olimpia u përhap paniku. Qëllimi kryesor i policisë ka qenë siguria e banorëve, prandaj policia bëri fjalë për “gjendje akute terrori”, tha kreu i policisë, Andrä.

Presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpreh i tronditur. “Sulmi vrastar në Mynih më trondit thellësisht”, ka thënë ai dhe jam me mendimet e mia tek viktimat dhe njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre. Ministri i kabinetit të kancelares, Peter Altmeier tha se nuk duhet të lejojmë “terroristët të arrijnë qëllimin e tyre, të bëjnë të pasigurtë shoqërinë.” Kryeministri bavarez, Horst Seehofer pas atentatit shpalli për të shtunën ditë zie për Bavarinë dhe thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë së landit. Në Berlin po ashtu mblidhet të shtunën kabineti i sigurisë, nën kancelaren Merkel, e cila ka qenë rregullisht e informuar për zhvillimet në Mynih. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière (CDU) ndërpreu për herë të dytë pushimet e tij për t’u kthyer në Mynih./DW

Lajme të lidhura

SPORT

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
BOTA

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025
SHOW BIZ

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025
SPORT

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025
Para

Ronaldo: Ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com