Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein përmes rrjetit social “twitter” ka bërë një thirrje të fundit për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Duke rikonfirmuar se në tryezën e diskutimit është hedhur një propozim, ai ka rikërkuar që kjo Reformë të votohet.
“Propozimi i fundit mbi tavolinë, tani votojeni. Këshilla ime, lërini diskutimet dhe votojeni”, shkruan Fleckenstein në Twitter