• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Reforma në Drejtësi, Manjani: Nuk kemi arsye për mos të rënë dakord

14:12 : 19/07/2016
në POLITIKE

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani u prononcua sot në pozicionin e njërit prej anëtarëve të grupit negociator për reformën në drejtësi.

I pyetur nga gazetarët se cilat janë rezultatet që pritet të dali nga negociata e nisur ditën e djeshme, Ministrit Manjani sqaroi si më poshtë:

“Më lejoni t’ju them vetëm një gjë, unë nuk jam nga ata njerëz që shkruaj kujtime. Më pëlqen vetëm ta jetoj jetën në ditën që jetohet, në çdo moment dhe çdo sekondë. Po ju lutem të më mirëkuptoni se duke qenë i mandatuar si negociator për një çështje konkrete, unë nuk mund të ekspozoj çfarë kemi biseduar. Mund t’ju them që kemi ndenjur mbrëmë deri në orën 2 të natës, kemi biseduar me një frymë bashkëpunimi të jashtëzakonshme, kemi arritur shumë dhe kemi mbetur për shumë pak gjë. Kaq mund t’ju them. Jam shumë optimist që ne do ta gjejmë gjuhën sepse nuk ka gjë për t’u ndarë, për pjesën teknike të paktën nuk kemi ndonjë arsye për mos të rënë dakord. Nuk mund t’ju jap detaje sepse është e pandershme që ta bëja këtë gjë. Po ju premtoj këtë gjë, që kur të ketë mbaruar kjo punë do flas me detaje, do ju them gjithë përshtypjet e mia”, u shpreh z. Manjani.

Lidhur me interesin e medias mbi pezullimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, Ministri Manjani theksoi se është përkrahës dhe mbështetës i hetimit pa kompromis të cdo zyrtari.

“Gjyqtarja në fjalë është anëtare e Gjykatës së Lartë dhe për të shkarkuar një anëtar të Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës aktuale, duhet të votojnë 2/3 e Parlamentit dhe pas kësaj duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese nëse shkarkimi është i drejtë apo jo. Pra nuk ka lidhje fare as me Ministrin e Drejtësisë, as me KLD-në. Për asnjë sekondë të jetës time si Ministër i Drejtësisë dhe si qytetar i këtij vendi, nuk kam menduar që në gjyqësorin shqiptar nuk ka korrupsion. Në gjyqësorin shqiptar ka korrupsion! Në gjyqësorin shqiptar ka zvarritje! Në gjyqësorin shqiptar ka mosbesim dhe me të drejtë do të thosha unë. Ne duhet të marrim masa që ta zgjidhim këtë çështje. Një rrugë kryesore është Reforma në Drejtësi dhe prandaj ne duhet ta mbyllim një orë e më parë këtë çështje sepse çdo zgjatje që i bëhet Reformës në Drejtësi vetëm shton agoninë dhe e bën trupën gjyqësore që të punojnë si për ditën e fundit. Dhe kjo është një gjë e pa pranueshme. Ndaj dhe kam bërë thirrje të vazhdueshme, sa më takon si Ministër i Drejtësisë, që secili të ketë mendjen në vend dhe kokën mbi shpatullat e veta. Nuk do ketë mbrojtje ligjore për askënd”, tha Ministri Manjani.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
AKTUALITET

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

09:30 : 18/07/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025
AKTUALITET

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025
SHOW BIZ

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
Para

Albpetrol dhe Dogana Fier sekuestrojnë ARMO, bankat tërhiqen

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

09:30 : 18/07/2025

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com