• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i mbesës së Martin Camajt: Më burgosën padrejtësisht për shfrytëzim prostitucioni, dua të vras veten

10:58 : 18/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Mbesa e shkrimtarit Martin Camajt, e akuzuar përshfrytëzim prostitucioni dhe dënuar me 4.8 vite me vendim të formës së prerë, rrëfen nga burgu vuajtjet e saj dhe thotë se e kanë dënuar padrejtësisht.

Vera Camaj, nënë e dy fëmijëve vuan dënimin në burgun e grave tek “Ali Demi” . Ajo thotë se gjëja që i mungon më shumë janë dy djemtëe saj, Fredi dhe Alondo, të cilët ka vite pa i parë.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo rrëfen tentativat për t’i dhënë fund jetës dhe trishtimin e pafund që ka mbushur vitet e saj.

Pse jeni në burg?

Jam akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, por unë s’kam shfrytëzuar kërkënd. Dhe denoncuesi im ishte anonim. Kam një jetë që punoj, edhe këtu në burg vetëm punoj, por jo kësi punësh.

Lexo edhe:

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Vera Camaj, a keni lidhje me shkrimtarin Martin Camaj?

Unë jam nga Temali, e lindur aty dhe Martin Camajn e kam axhë.

Keni ndonjë kujtim me të?

Unë jo, s’e kam taku, se ai iku herët e nuk erdhi më, por mbaj mend që kur isha e vogël erdhi gruaja e tij gjermane e takoi fisin tonë në Temal. Po të ishte gjallë ai, për 100 vjet s’kisha me ardhë këtu, po çfarë të bëj, s’kam asnjë ndihmë.

E si është jeta juaj këtu?

Dua të vras veten. E kam tentuar disa herë. Jam keq. Dy fëmijë, djem që i kam, s’i kam parë. Po më digjet shpirti për ta e pa ta jetën s’e dua.

Sa vjeç janë djemtë?

Tani Fredi ka 16, ndërsa Alondo 13.

Pse nuk i ke parë?

Ka një vendim gjykatë, ku unë kam pranuar që fëmijët t’i mbajë bashkëshorti, por me kusht që t’i takoja rregullisht. Ish­burri nuk mi sjell fëmijët, nuk e di çfarë, por nuk po respekton asnjë vendim.

Si është historia juaj, pse shkoi deri këtu?

Kam pas 18 vite martesë e që pas lindjes së djalit të parë, im shoq nisi të më dhunojë. Aq shumë kam ngrënë dru sa as rrobat s’i mbaja dot në trup. Durova shumë. Lindi edhe djali i dytë, por asgjë nuk ndryshoi. Unë haja dru vazhdimisht, madje dhe fëmijët mi ka prek. Një ditë hëngra aq shumë dru sa shpirti po më dilte. Ika për gjithë natën. Në fillim shkova te vëllai, i cili u spraps e më tha që duhej të sqarohesha me tim shoq më parë. Ika që aty dhe u rashë dyerve të motrave të Nënë Terezës. Ato më futën brenda e kur panë trupin tim, u tmerruan. Nuk kisha rrugë tjetër o do vdisja, o do jetoja.

Po në polici ndërkaq kishe kërkuar ndihmë apo kishe denoncuar dhunën?

Sigurisht që e kam denoncuar dhunën dhe kam marrë dhe urdhër mbrojtjeje, por që është thyer.

Çfarë ndodhi më pas?

Motrat e Nënë Terezës më mbajtën aty e përballë tyre morën një shpi të vogël për mua e fëmijët. Kam punu në fabrikë në pastrim sa me mbajt veten e djemtë. Në 2014­ën, një vit gati pas ikjes, u krye divorci. Seanca parë ishte pajtimi e kur më pyetën a do rikthehesha i thashë, ‘kurrë’. Im shoq dhe me dru shporeti (sobe) më ka ra. Kam kërcy nga kati i dytë e poshtë me i shpëtu drunit, e s’mund të duroja më.

Po fëmijët? Sipas vendimit gjyqësor e kanë takuar të atit, pse?

Ai u bëri presion dhe ata vendosën të rrinë me të. Megjithatë, edhe mua duhet të më takonin vazhdimisht. Unë shkoja i takoja, por një ditë kur shkoj në Grud e Re ku banonim ne, mora vesh se janë transferuar në Shllak nga kishte origjinën burri im. Ai vendim gjyqësor është skandaloz. Në një kohë kur pohohej dhe nga shteti që unë kisha urdhër mbrojtjeje bashkë me fëmijët, ata ia lanë tim shoqi nën kujdes. E kam qenë pikërisht në këto histori kur ndodhi më e madhja, burgosja ime.

Si ndodhi, ku ishit?

Isha në gjykatë, po merresha me çështjen e fëmijëve. Unë kisha frikë se mos ata nisnin rrugë të keqe se mua s’më kishin afër, babën jo në një farë mënyre, ndaj i kërkoja. Para gjykatës më ndali një furgon civilësh e më thanë të hipi se fëmijët i kisha në polici. Më çuan në polici e pas katër orësh më thanë se akuzohesha për shfrytëzim prostitucioni. I kërkova se kush ishte, por denoncuesi mbeti anonim. Më 4 tetor 2015, me vendim të formës së prerë u dënova 4.8 vite.

Vijnë ju takojnë të afërmit në burg?

S’më ka ardhë asnjë, se sipas tyre i kam korit. Flas me nanën rregullisht, ajo më tregon edhe për djemtë e mi. Dua t’i shoh se kam shumë mall sa po dal trush.

S’i keni takuar asnjëherë fëmijët?

Të voglin kurrë, ndërsa të madhin vetëm një herë kur ishte në burgun e Kavajës për plagosje të shokut të tij. Ndodhi ajo që pritej, ajo që kisha frikë unë se mos u ndodhte djemve të mi.

Po çfarë ndodhi me të?

Për ngjarjen më lajmëroi nëna, e cila më tha “t’ka qit Fredi n’pushkë”. U trishtova sa më s’ka, e si ta mbroja, ku ta gjeja? Kur e kam taku djalin, Fredin këtu në burg më tha se ngjarja ishte aksidentale. Si pa eksperiencë, arma ishte shkrepur vetë dhe shoku kishte marrë një plumb në këmbë. E at armë unë e di se për kë e ka pas.

Si u ndjeve ti kur e pe?

Ç’a të them. Sytë më ishin bërë të kuq si gjaku. Shyqyr doli e shpresoj e lutem të jenë mirë. Pse nuk ju vijnë fëmijët? I kam bërë disa kërkesa shtetit dhe ministrit Tahiri që të mi sjellin djemtë, por askush nuk më kthen përgjigje. Me foton e Fredit në gji flej e nuk e di si do ketë ndryshu djali vogël. I ati nuk do që unë t’i shoh e kam dy vite e katër muaj që unë e di si jetoj. I bëj thirrje policisë, shoqatave, Avokatit të Popullit të më ndihmojnë me pa fëmijët e mi. Asgjë tjetër nuk du në këtë jetë, mjaft të shoh djemtë e mi. Pa to do vras veten, se jetën s’kam ç’e du.

Ish­-bashkëshorti: S’kam para t’i çoj djemtë në Tiranë.

“Gazeta Shqiptare” pati një komunikim me ish­bashkëshortin e Vera Camaj, Pal Thepi ditën e djeshme pikërisht për ta pyetur rreth fëmijëve. I kontaktuar prej nesh, babai i dy djemve tha se nuk i çon dot fëmijët në Tiranë, në burgun ku vuan dënimin nëna e tyre, sepse nuk ka mundësi ekonomike. “Unë jam pa punë e s’munem financiarisht me i çu fëmijët te e ëma”, tha ai. Kur e pyetëm nëse ai i lejon apo jo të shkojnë ta takojnë, ai u shpreh: “T’vijnë t’i marrin. Për mua s’ka problem. Unë vetë s’kam mundësi ekonomike me i çu”. /GSH

Lajme të lidhura

SPORT

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025
Lajmet e Dites

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025
SPORT

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025
AKTUALITET

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025
SPORT

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025
Para

Përgjimet për gjyqtaren: Sa më shpejt se është vapë dhe njerëzit ikin!

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com