Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook lidhur me grushtin e shtetit dhe orët e tmerrit gjatë natës në Turqi ku ushtria u përpoq për të rrëzuar qeverinë.
Teksa e ka quajtur një natë të vështirë atë që kaloi Turqia, u shpreh sot i lumtur për dështimin e tentativës për grusht shteti dhe rimarrjen e kontrollit nga autoritetet në vend.
Ja statusi i Edi Rames:
I lumtur per popullin vella te Turqise dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan per daljen me sukses te plote nga nje nate tejet e veshtire!