• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Doni kurvin

11:11 : 15/07/2016
në OP-ED

NGA EDISON YPI*

Sipas një mendësie gjerësisht të rrënjosur anembanë trojeve tona kreshnike, krerët e politikës dhe pushtetit, dhe në përgjithësi barinjtë, si të tashëm, të kaluar, sigurisht dhe të ardhshëm, janë ca djaj që gjithmonë kanë gabuar e gjithmonë do gabojnë. Ndërsa “populli”, ky babaxhan i urtë e i pazararshëm që ha bukë, fle gjumë, e punon nga pak, jo vetëm kurrë nuk gabon dhe gjithmonë ka të drejtë, por gjithmonë është viktimë e pafajshme, gjithmonë i bëjnë hile të tmerrshme, gjithmonë i bien kot më qafë me një mijë e një mënyra e intriga të pabesa e të liga.

Le të ngushëllohen mosbesuesit progresistë të konstatimit të mësipërm. Ka edhe konservativë hajvanë për të cilët sa më lart nuk është e vërtetë.

Që populli apo sovrani nuk gabon, është klishe e stërnjohur kudo në botë. Ndryshimi është se, ndërkohë që ndër ne kjo mendësi është tabu’, kudo ku kanunet pluraliste zbatohen sadopak, kjo mendësi, nuk është tabu’, preket, shqyrtohet, analizohet. Madje partitë politike, rrymat filozofike, teoritë sociale, dallojnë nga njëra-tjetra pikërisht nga fakti se në ç’masë e prekin këtë tabu’.

Lexo edhe:

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

Aprovimi i Reformës në Drejtësi ka mbetur peng i kësaj mendësie primitive, mediokre, parapolitike, të turpshme, kontraproduktive.

Aprovimin e Reformës në Drejtësi nuk e pengon dot politika dhe ligjbërja. Jo sepse janë engjuj të pafajshëm e të tjera dokrra, por sepse në kushtet e lojës pluraliste, janë të kushtëzuar nga fryma apo vullneti i gjithë të tjerëve, shumica dërrmuese e shqiptarëve, që janë mizëria e të korruptuarve, hajdutët, shkelësit e kudondodhur të Ligjit, shejtanbudallenjtë besues naivë të rrenave të gjithfarë fantazive të çmendura korruptive që i qarkullojnë veshmëvesh për të qënë në një farë mënyre të qetë në ndërgjegje për vjedhjet që vet i bëjnë çdo ditë.

Brenda këtij babeli moskuptues dhe keqkuptues, ata që merren me formalizimin e Reformës, të kushtëzuar nga mendësia monstruoze e elektoratit nuk mund të kenë rëndësi vendimtare.

E trishtë ta pohosh, por e vërteta është se, në thelb, pengues të Reformës janë bartësit e panumurt të mendësisë së sipërpërmendur të popullit që nuk gabon.

Populli gabon.

Krerë, barinj të mirë, janë ata që, në dobi të popullit, popullin e bëjnë zap, popullin e bëjnë të gabojë sa më pak.

Mendësia shqiptareske populiste, ka rrënjë të thella, kryesisht kurviste. Përcjellësit e saj janë qindra-mijëra adhuruesit nekrofilikë të kurvit që ka 30 vjet që ka ngordhur.

Mbase duhet mirëkuptuar dashuria për kërmën e kurvit e një populli energjik, dinamik, fantazioz, imagjinativ, sepse, siç dihet;

S’ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.

S’ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.

S’ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.

Mall të madh kanë këta njerëz për kurvin. I vetmi problem që kanë, i vetmi hall që i mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos, është dashuria për cofëtinën, kurvin.

Vazhdoni ta doni kurvin. Jo litarin që ka lënë sipër varrit. Litarin nuk e la për ju që e deshët dhe e doni, e la për ne që kurvin e refuzuam.

Vazhdoni ta adhuroni kurvin. Kurvi pritshmëritë virtuale-delirante-halucinante i plotëson, ankesat i hesht, plagët i shëron, nevojave u bën derman. Po deshët kurv, kurv do keni. Po pritët kurv, kurv do j’u vijë. Po ëndërruat kurv, sa të hapni sytë kurv do shikoni.

Kërkoni nga shteti punë ku të bëni sikur punoni. Këtë e bën vetëm kurvi. Prandaj kurvit mos i’u ndani.

Ju kërkoni shërbim shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje. Kurvi këtë e arrin, prandaj kurvin mos e harroni.

Doni në xhami dhe në kishë të shkoni me përtesë, ose të mos shkoni fare. Kurvi i rrafshoi krejt, prandaj kurvit i faljuni.

Doni të spiunoni dhe ta vrisni njëri-tjetrin. Për spiunllëqe dhe vrasje kurvi ishte gjenial, ngrijeni kurvin nga varri t’ju mësojë si bëhen.

kurvi rrethoi Shqipërinë me tela. Ju nga dashuria për kurvin, rrethimin nga Gollobërda, Lini, Bilishti, Gramozi, e keni afruar te shtëpia që e rrethoni me mure të larta, e mbyllni me brava të sofistikuara, e ruani me kamera vëzhgimi.

Ndonjë klysh kurvi mund të thotë se gjithë kjo dashuri e shqiptarëve për kurvin nuk është e vërtetë.

Atij k’lyshi kurvi i kujtoj statistikën që nuk gabon. Të rinjtë, ose nuk kanë asnjë ide cilët kanë qenë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë moderne, Diversantat që i sillte NATO, ose e dinë se kanë qenë kriminelë të armatosur tradhtarë të shitur te imperializmi amerikan. Ama dinë fije për pe ç’bëri e çnuk bëri kurvi, kujt ja futi e kujt ja qiti Mehmeti, cilit ja hodhi e kujt ja përdrodhi Kadriu.

Ju nuk doni veten e gjallë. Ju doni kurvin e ngordhur. Sepse vetëm nostalgjia për kurvin, vetëm adhurimi nekrofilik për kurvin, e kthen Shqipërinë në shkretëtirë, vetëm lugati kurvit i’u skllavëron si ji’u pëlqen; pa elitë të shkolluar serioze autoritare të ndershme, pa Drejtësi, pa reforma, pa kulturë, pa Art, pa histori, pa gjë prej gjëje. /Mapo 15 korrik 2016/

Lajme të lidhura

RAJONI

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025
SPORT

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025
AKTUALITET

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025
Para

Sulmi në Francë, më shumë se 50 fëmijë në spital

TË GJITHA

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com