NGA CARLO BOLLINO
Pӫr herӫn e dytӫ nӫ mӫ pak se tre vjet qeverisje, Edi Rama ndodhet serish pӫrballӫ njӫ zgjedhjeje fatale nӫ marrӫdhӫnienn e tij me Sh.B.A dhe Bashkimin Evropian. Kur nӫ nӫntor tӫ vitit 2013 Kryeministri mori kӫrkesӫn amerikane pӫr tӫ futur nӫ vend disa ton armӫ kimike qӫ vinin nga Siria, Ramӫs ju desh tӫ reflektonte gjatë para se të vendoste. Pasi u kishte thӫnӫ njӫ “po nӫ parim“ aleatӫve amerikanӫ, zbuloi se i gjithӫ opinioni publik shqiptar (edhe njӫ pjesӫ e aleatӫve tӫ tij), ishte kundӫr kӫsaj zgjedhjeje: e keshtu, i ndodhur mes kӫrkesӫs pӫr tӫ respektuar fjalӫn e dhenӫ aleatӫve ndӫrkombӫtarë dhe asaj pӫr tӫ mos tradhӫtuar pritshmӫrinӫ e popullit tӫ tij qӫ sapo e kishte zgjedhur, Edi Rama zgjodhi shqiptarӫt. Dhe u tha “jo” Shteteve tӫ Bashkuara. Tӫ gjithӫ pritӫn qӫ ai tӫ paguante pӫr kӫtӫ vendim njӫ cmim shumӫ tӫ lartӫ por nӫ realitet – sic ndodh shpesh nӫ realpolitikӫ – nuk ndodhi asgjӫ.
Amerikanӫt e kuptuan dhe diplomacia shpjegoi pjesӫn tjetӫr. Refuzimi i madh i Edi Ramӫs ndaj presidentit Obama, i cili u angazhua personalisht pӫr tӫ bindur kryeministrin shqiptar tӫ pranonte arsenalin kimik tӫ Asadit, nuk u solli atij asnjӫ dӫm politik ndӫrkombӫtar. Nӫ tӫ kundӫrt, pӫrforcoi imazhin dhe prestigjin e tij nӫ sytӫ e opinionit publik shqiptar.
Sot pas tre vjetӫsh nga ato ditӫ dramatike, Edi Rama ndodhet nӫ njӫ situatӫ analoge në disa drejtime, megjithӫse kӫtӫ herӫ nuk duket se ka hezitime: Nӫ rast se atӫhere pati kurajon tӫ thoshte “jo”, sot duket i vendosur tӫ thotӫ “po” me cdo kusht. Dhe pikërisht nӫ kӫtӫ provë tӫ madhe tӫ besnikӫrisë ndaj aleatit euroatlantik po investon tӫ gjithӫ forcӫn e brendshme politike, i bindur se nӫ tӫ kundӫrt “jo”-ja e vendosur nga opozita do t’u sjellӫ atyre probleme politike.
Nuk ka dyshim se tӫ mbӫshtetӫsh me forcӫ reformӫn e drejtӫsisӫ ӫshtӫ njӫ akt besnikӫrie i Edi Ramӫs ndaj Shqipӫrisӫ, qӫ kӫrkon me forcӫ respektimin e ligjit dhe gjykata mӫ nӫ fund tӫ drejta. Dhe ӫshtӫ gjithashtu e vӫrtetӫ qӫ kushdo qӫ i kundӫrvihet sot kӫsaj reforme tradhӫton interesat kombӫtare. Po pyetja ӫshtӫ njӫ tjetӫr: A ӫshtӫ e drejtӫ ta bӫsh kӫtӫ betejӫ legjitime kaq tӫ palӫkundshme ndaj kushteve tӫ vendosura nga komuniteti ndӫrkombӫtar? Dhe a ӫshtӫ e drejtӫ qӫ nӫ emӫr tӫ kӫtij qӫndrimi tӫ vesh nӫ pikëpyetje mbijetesӫn e koalicionit tӫ vet dhe qeverisӫ sӫ vendit?
Tӫ besosh qӫ pӫlqimi i marrӫ sot nga komuniteti ndӫrkombӫtar tӫ transformohet nesӫr nӫ mbӫshtetje elektorale ӫshtӫ njӫ iluzion naiv. Shqipӫria e vitit 2016 nuk ӫshtӫ ajo e kohӫs sӫ Rajersonit, kur edhe pa tӫ – me thӫnӫ tӫ vӫrtetӫn – vala antikomuniste do t’i kishte fituar sidoqoftӫ zgjedhjet. Pӫr fat tӫ mirӫ kjo nuk ӫshtӫ as Ukraina e revolucionit portokalli, qӫ e pamë pastaj se si pӫrfundoi. Ashtu sikurse mbӫshtetja amerikane pӫr Sali Berishӫn pӫr vrasjet e 21 janarit nuk mjaftoi pӫr ta shpӫtuar nga disfata elektorale dy vite mӫ pas, po ashtu nuk do tӫ jetӫ prova e besnikӫrisӫ qӫ po i tregon sot Uashingtonit ajo qӫ vendos se kush do t’i fitojӫ zgjedhjet e ardhshme. Tӫ cilat pӫr mӫ tepӫr do tӫ zhvillohen kur nӫ Shtӫpinӫ e Bardhӫ mund tӫ jetӫ njӫ president me njӫ etikӫ krejt tjetӫr.
Sikurse i ndodhi nӫ atӫ 15 nӫntorin 2013 dramatik, Edi Rama ndodhet tani sӫrisht nӫ dilemӫn pӫr tӫ zgjedhur midis besnikӫrisӫ ndaj aleatӫve ndӫrkombӫtarë dhe asaj kundrejt aleatӫve tӫ brendshӫm. Ai e di mirӫ se, ndryshe nga arrmӫt kimike, reforma e drejtӫsisӫ (pikӫrisht nӫ formulӫn e kӫrkuar nga SHBA dhe BE), do tӫ ishtӫ njӫ uragan spastrues pӫr popullin e tij. Por ndoshta duhet tӫ marrӫ parasysh edhe njӫ opsion alternativ: tӫ provojӫ ta arrijӫ reformӫn e drejtӫsisӫ duke u kthyer nӫ diçka qӫ tӫ mos i kӫnaqӫ, qoftӫ edhe paksa, aleatӫt e tij tӫ huaj. Dmth duke shtuar edhe njӫ “jo” tӫ tijӫn ndaj rolit vendimmarrës që SHBA dhe BE duan t’i rezervojnӫ vetes mbi tӫ ashtuquajturin ”Veting”, duke u garantuar atyre vetӫm njӫ monitorim moral mbi procesin e pӫrzgjedhjes sӫ gjyqtarӫve dhe prokurorӫve. Cilӫt deputetӫ do tӫ kishin kurajo tӫ votonin njӫ kandidat gjyqtar, mbi tӫ cilin SHBA dhe BE janӫ shprehur me kritika publike? Kӫtӫ propozimi i fundit i PD, qӫ nuk prek pjesӫn tjetӫr tӫ reformӫs, e bӫn tӫ pranueshӫm. Ndoshta nuk eshte nje reforme perfekte, por mbetet nje reforme shume e mire.
Dhe ai kompromisi i famshӫm, qӫ e kӫrkojnӫ formalisht tӫ gjithӫ, qӫ do t’u hiqte çdo alibi kundӫrshtarӫve tӫ reformӫs, sipas mendimit tonӫ do tӫ pӫrforconte figurӫn e liderit, tӫ cilӫn Edi Rama ka ditur tӫ ndӫrtojӫ deri tani. Duke ditur t’u thotӫ pӫr herӫ tӫ dytë “jo” aleatӫve strategjikë, por duke e bӫrӫ kӫtӫ edhe njӫherӫ nӫ interesin e lartӫ tӫ stabilitetit tӫ vendit tӫ tij. Pas pӫrvojӫs sӫ armӫve kimike Rama duhet tӫ kujtojӫ se “realpolitika” di tӫ falӫ edhe refuzimet.
P.S.: Pikërisht dje sekretari i shtetit amerikan John Kerry (ai që tre vite më parë kërkonte me insistim çarmatimin e liderit sirian Assad dhe transferimin në Shqipëri të arsenalit kimik të Sirisë) ka shkuar në Moskë për të takuar Vladimir Putin dhe për të propozuar një marrëveshje të re pro-Assad, por kundër ISIS. Pra edhe amerikanët – për interesa kombëtare -ndryshojnë mendje. /Shqiptarja.com-360gradë.al/