Nga Boldnews.al
Bizesmenët e arrestuar së bashku me zv.drejtorin e burgjeve arritën që për gjashtë muaj të fitojnë 2 miliardë lekë tendera ushqimesh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ndërkohë janë zbardhur të tjera përgjimet për skandalin e korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve: “Kam që javën e kaluar që të pres për t’më dhënë lekët, por nuk u bërë i gjallë”.
Arrestimi i zv.drejtorit të Burgjeve Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve ka përfshirë në hetime dhe të paktën 6 tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve për blerje ushqimi për të burgosurit.
Të gjithë këta tendera dyshohen si të manipuluar pasi janë fituar nga i njëjti grup kompanish, pronarët e të cilëve bënin marrëveshje mes tyre dhe në këmbim të ryshfetit arrinin të merrnin tenderat e majmë.
Sipas hetimit të prokurorisë mësohet se vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti vlera e tenderave të zhvilluar për ushqime kap shifrën e rreth 2 miliardë lekëve.
Të gjitha këto para janë ndarë mes katër kompanive, pronarët e të cilave përfunduan në pranga një ditë më parë, ndërsa prokuroria dyshon se për çdo tender të fituar ata kanë paguar 10 për qind të vlerës.
Nga hetimet e kryera është konfirmuar se një pjesë e mirë e këtyre tenderave është zhvilluar me procedurën e negocimit pa shpallje paraprake të njoftimit, duke futur në lojë vetëm katër kompanitë që shpalleshin përherë fituese.
Kështu përfituesit e tenderave janë kompanitë “Dogel” me administrator shtetasin Elidjan Laskaj, e cila ka fituar dy tendera, Vllaznia sh.p.k. me administrator Ylber Kalaja që po ashtu ka fituar dy tendera në gjashtë muajt e parë të këtij viti si dhe kompania Nelsa me administrator shtetasin Nexhi Balla, që gjithashtu ka përfituar dy tendera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Këta tendera janë në proces hetimi nga prokuroria e cila thotë se në një rast ka arritur të provojë korrupsionin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi dhe përfshirjen në këtë skemë korruptive të katër biznesmenëve.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje bulmet dhe vezë, i cili është zhvilluar me procedurën “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”.
Ky tender është fituar nga kompania “Nelsa” me administrator Nexhmi Ballën, i cili më datë 31.5.2016 ka lidhur kontratën me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Vlera e këtij tenderi është 22 milion 647 mijë e 936 lekë dhe zv.drejtori Labi do të merrte 2 milionë lekë, por nga dy biznesmenët e tjerë të cilët ishin përfituesit e vërtetë të tenderit.
“Paraprakisht sipas procedurës janë njoftuar subjektet që të paraqesin ofertat. Në përfundim autoriteti prokurues ka arritur në konkluzionin se operatori ekonomik që duhet të kualifikohet ishte “Nelsa” me administrator shtetasin Nexhmi Balla. Ndërsa operatorët e tjerë ekonomik të ftuar nuk i kishin plotësuar kriteret e kërkuara dhe duhet të skualifikoheshin”, thotë prokuroria.
Në këtë tender ishin skualifikuar katër kompani, dy prej të cilave u përkasin dy biznesmenëve që sipas hetimit të prokurorisë duhet të paguanin bashkërisht shumën e 20 milionë lekëve te zv.drejtori i Burgjeve.
Ky fakt ka ngritur dyshime të forta se kompania e shpallur fituese nuk ishte përfituesja reale e tenderit, pas furnizimi do të kryhej nga dy kompanitë e tjera “M.B.KURTI” sh.p.k me administrator shtetasin Shemsi Sinani dhe “Dogel” me administrator shtetasin Elidian Laska, të cilët do të merrnin dhe parët.
Përpara tenderit dhe pas lidhjes së kontratës, biznesmenët e përfshirë në skemën e dyshuar korruptive dhe zv.drejtori i Burgjeve kanë patur kontakte telefonike të vazhdueshme mes tyre.
Në një bisedë mes Elidian Laskës dhe Shemsi Sinanit, Shemsiu e pyet se kishte qenë javën e kaluar për t’i dhënë lekët, por nuk ishte bërë i gjallë. Elidiani i thotë: “Të thashë që pjesët e tua do ta vë une..”
Shemsiu i thotë: “.. Car ka për të vënë, une kam paguar 37 për ato, car për të venë. Mirë mo mirë, ato të mishit kaluan, shkurtin kaluan. Elidiani i thote se kaluan. Shemsiu i thotë që t’ia bente gati, Elidiani i thotë të takohen në fillim dhe t’i mbaronte punë. Shemsiu i thote: O Ledion, o Ledion, të lutem po bën 1 vit, do më bësh lekët apo jo, dy llafe ndajnë”.
Tenderat e fituar nga biznesmenët e arrestuar me vlerë 2 miliardë lekë
Më poshtë janë 6 rastet e prokurimit të zhvilluara në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve gjatë vitit 2016, ku kanë fituar firmat, administratorët e të cilëve u arrestuan së bashku me zv.drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve:
- Objekti i prokurimit “Blerje mish, buke dhe ushqime baze”. procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Në tri lote: Loti i parë “Blerje mish”, me vlerë kontrate 15.435.333 lekë; Loti i dytë “ Blerje buke” me vlerë kontrate17.010.000 lekë: Loti i tretë “Blerje ushqime bazë” me vlerë kontrate 9.928.170 lekë, Data e lidhjes së kontratës 26.1.2016. Me Kontraktues operatori “Dogel”,me ortak dhe administrator shtetasin Elidjan Laskaj.
- Objekti i prokurimit “Blerje mish, buke dhe ushqime baze”. procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Ne tri lote. Loti i parë “ Blerje mish” me vlere kontrate 15.435.333 leke; Loti i dyte “ Blerje buke” me vlere 17.010.000 leke: Loti i trete “Blerje ushqime baze” me vlere 9.928.170 leke, Data e lidhjes së kontratës 26.01.2016. Me Kontraktues operatori “Vllaznia”,SH.P.K, me ortak dhe administrator shtetasinYlber Kalaja.
- Objekti i prokurimit “Blerje mish, bulmet , veze”. Shpallje e procedures se konkurimit ne dy lote: Loti i pare “Blerje mish” me vlere kontrate 79.731.600 pa TVSH; Loti i dyte “blerje bulmetdhe veze” me vlere kontrate 65.263.883 pa TVSh”. Date shpallje 20.04.2016. Procedure e hapur me mjete elektronike., operatori ekonomikDogel,Shpk, me ortak dhe administrator shtetasin Elidjan Laskaj.
- Objekti i prokurimit “Blerje ushqime baze”. Date shpallje 20.04.2016. Procedure e hapur me mjete elektronike. Fondi Limit 52.839.222 leke pa TVSH. Operatori ekonomikVllaznia,SH.P.K. me ortak dhe administrator shtetasin Ylber Kalaja.
- Objekti i prokurimit “Blerje bulmet dhe veze”. procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Data e lidhjes së kontratës 27.04.2016. vlera totale e kontrates me TVSH 8.011.080 leke. Me Kontraktues operatori “Nelsa”,Shpk, me ortak dhe administrator shtetasinNexhmi Balla.
- Objekti i prokurimit “Blerje bulmet dhe veze”. procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Data e lidhjes së kontratës 31.05.2016. Vlera totale e kontrates me TVSH 22.647.936 leke. Kontraktues operatori “Nelsa”,Shpk, me ortak dhe administrator shtetasinNexhmi Balla.
Përgjimi i biznesmenëve: Shko në kat të dytë te Burgjet dhe mbaro punë
Më datë 25.5.2016 ora 12.06.28, shtetasi Ylber Kalaja komunikon me shtetasin Shemsi Sinani dhe zhvillojnë këtë bisedë:
Shemsiu i thotë se e kishte marrë në telefon (Iljazi) dhe e pyet nëse e ka përcjellë Ylberi te ai Shemsiu. Ylberi i thotë: “po ti e ke detyre jo se kam percjell une ti e ke detyre a e lam ne.
Shemsiu i thote: “ Po une nejse gjoja te dalim si palagur e burr.
Ylberi i thote: Po jo e burr jo se do nai gjo ai une te thashe qe dje.
Shemsiu i thote: Ore po pse nuk e ashu ti ate qe te ashu se une thashe jam furnitor nuk si ka dale gje kte rrale atij thashe
Ylberi i thote perseri “Po jo e vlla jo se sbehet ajo pune po ik tani maro pune me ate… Maro pune maro se ashu marova une ku je ti?
Shemsiu me pas i thote Ylberit meqe ky i fundit i thote se ishte duke hyre te Drejtoria e Burgjeve “..E po mire shko takoje aty nga kati i pari ngjitu ne kat te dyte…”
Ylberi i thote : Jo jo nuk shkoj ne kat te dyte une harroje at muhabet ska pune me mu ai – hajd tani se fillo xhelozia e burr nepermjet atyne te tjerve leje te myllim ket pune qe kena ne dore ijer maroje ti ate pune atje lart a kupto se kujto se se isha sot ven tjeter une a kupto ene kujtojne se bojme kshu a kupto shkojme ktu shkojme atje a kupto… Mos me le mu atje une kam pune ne kat te pare a kupto