• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Nano: “Rilindja çon drejt vdekjes PS-në”, replikon Pëllumbi: PS s`ka nevojë për pesimista

09:33 : 13/07/2016
në POLITIKE

Pas mesazhit të ish -liderit historik të PS-së Fatos Nano se rilindja po ccon drejt vdekjes Partinë Socialiste, profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi i ka vlerësuar si të gabuara mesazhet e tij.

Në një intervistë për gazetarët, Pëllumbi i sugjeroi Nanos që të mos rrijë në Vjenë, por të vijë pranë socialistëve që e mbështetën.

Servet Pëllumbi “Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena. Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS­ -së. Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimistë”, – tha Pëllumbi.

Ndërkohë kritikat e Ben Blushit, ai nuk i sheh si një çarje të PS -së, por në kuadrin e mendimit ndryshe, që siç thotë ai, nuk i sjell asnjë të keqe Partisë Socialiste.

Një urim për këtë 25 vjetor…

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Sot (dje) është një ditë e gëzuar që ka mbledhur të gjithë këta socialistë, simpatizantë, për të kremtuar 25­vjetorin e PS -­së. Kuptohet që këto 25 vjet kanë qenë të vështira, por shoqëruar edhe me suksese e me gëzime. Dhe mua më vjen mirë që ne brezi i mëparshëm shohim një gërshetim të brezave. Gjenerata e re po vazhdon në këtë rrugë, të cilën e nisi PS shumë vjet më parë. Sigurisht shumë gjëra në rrugë e sipër janë korrigjuar. Shumë të tjera do të korrigjohen më tej. E rëndësishme është që idetë bazë programore, idealet e majta të Partisë Socialiste janë prezente, janë të gjalla dhe shpresojmë që do të vazhdojnë më tej.

Si është PS, pas 25 vitesh?

PS pas 25 vjetësh është e ndryshme dhe nuk mund të kërkojmë që ajo të jetë identike me lindjen e saj. Ashtu sikurse një fëmijë rritet kalon fazat e veta të jetës edhe Partia Socialiste ka kaluar përmes etapash të ndryshme, me vështirësi, me pengesa, me luftë, por e rëndësishme është që ajo i plotësoi 25 vjet dhe uroj që të plotësojë shumë 25 vjetorë.

A po e çon “Rilindja” drejt vdekjes Partinë Socialiste, siç ka deklaruar z.Nano?

Prandaj s’erdhi ai, se kishte frikë nga vdekja?! Pse s’erdhi ta thoshte këtu? Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena. Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS­së. Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimistë. Po fakti që në këtë 25 vjetor PS­ja rrezikon një ndarje të re, pasi deputeti Ben Blushi e disa të tjerë po tentojnë të krijojnë një parti të re, si ju duket? Nuk mendoj se është ndarje e re. Janë në kuadrin e mendimit ndryshe. Nuk ka ndonjë të keqe Partia Socialiste nga mendimi ndryshe, nga mendime të tilla dhe nga pikpamje që mund të duken krejt të dnryshme. Por fakti është që flasin, punojnë në shtratin e së majtës.

Ky 25 vjetor përkon edhe me një betejë të madhe të PS­së që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Besoni se do miratohet?

Po, e besoj këtë. Mendoni se PD po këmbëngul, dhe po nxjerr artifica herë pas here për ta rrëzuar atë… Këmbëngulja në raste të tilla, kur përpiqet politika të zgjidhë një çështje madhore me konsensus janë të natyrshme nga të dyja palët. Secila synon të përfitojë sa më tepër në fushën e ideve të veta apo të zgjidhjeve të veta. Por unë mendoj se nuk ka rrugë tjetër nëse opozita do të jetë një forcë e rëndësishme me perspektivë për të ardhmen, nuk ka rrugë tjetër veçse të votojë reformën në drejtësi. Ndryshe ajo rrezikon shumë.

Nëse nuk votohet a rrezikohet të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme?

Sigurisht opsionet janë të ndryshme. Në vetvete nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet një projektligj, por ajo varet nga vullneti i forcës politike që qeveris. Nëse ajo e sheh të nevojshme që ajo të provohet edhe një herë, të krijojë një raport të ri votash, edhe mundet. Si e shikoni faktin që PD nuk është dakord me zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që duhet të jetë opozita që i kërkon zgjedhjet? Po pikërisht ky është edhe paradoksi. Zakonisht zgjedhjet e parakohshme i kërkon opozita, por fakti që ajo nuk është për zgjedhje të parakohshme do të thotë që nuk i ka punët mirë. E di që ka humbur në elektorat. Do të humbasë edhe më shumë nëqoftëse nuk voton reformën për drejtësi. GSH

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Lul, thuaj Po dhe buzëqesh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com