• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Lul, thuaj Po dhe buzëqesh

09:36 : 13/07/2016
në OP-ED

Nga Alfred Lela
Me vizitën në Tiranë, të dielën, Viktoria Nuland -vetëm Zoti dhe amerikanët dalin në punë të dielave; të vdekshmit pushojnë këso dite- simbolikisht e shtyu kufirin e asaj që u quajt ‘vija e kuqe’. Po simbolikisht ajo mund të konsiderohet tashmë si ‘vija blu’, një ngjyrë që i vjen përshtat opozitës dhe shefit të saj. Tani Lulzim Bashës, shef i opozitës dhe benjamin, me sa duket ende, i amerikanëve, i duhet të përballet me lehtësinë e papërballueshme të të thënit ‘po’.

Ai don të thotë ‘po’. Atij i duhet të thotë ‘po’. Nuland nuk është se i ka dhënë shah-mat Bashës apo PD, siç pretendojnë personazhe shumë piktoreskë, por po aq të parëndësishëm. E kundërta: propozimi i saj ka çelur një shteg të cilin po të mos e merrte do t’i formulonte vetes recetën politike të një miopie.

Victoria Nuland, në ekuacionin e ri të reformës në drejtësi ka përllogaritur sa amerikanët dhe praninë e tyre në komisionin e vetingut, aq edhe një exit për Bashën. Duke i lejuar shefit të opozitës, që jo vetëm të shqiptojë ‘po’-në e shumëpritur, por edhe ta konsiderojë shtyrjen e negociatave dhe ndryshimin e formulës nga amerikanët, pra delimitimin e ‘vijës së kuqe’, si fitore politike të vetën.

Nuland i ka dhënë të dielën në dorë një gur me të cilin mund të vrasë dy zogj. (Me të ama nuk është i lejuar të vrasë as Zotin dhe as amerikanët, të cilët dolën në punë për të të dielën). Sot është e mërkurë dhe zotit Basha në krye të Partisë Demokratike i duhet të rijetojë ose të shmangë një spazmë që e kap forcën e tij një herë në kaq kohë. Nëse refuzon, do të imitojë mentorin e vet politik, Sali Berishën, i cili gjithashtu bëri një gjest refuzues ndaj amerikanëve në vitin 1996. Benjamin i tyre për aq kohë, Presidenti Berisha e refuzoi këshillën për përsëritje të pjesshme të zgjedhjeve, veprim që nuk do t’ia hiqte gjithsesi nga dora fitoren. Duke refuzuar ai i humbi të gjitha fitoret: të plotat dhe të pjesshmet.

Basha ka nevojë të zgjedhë dhe në këtë zgjedhje ai, sigurisht, nuk mundet ta shmangë me gjithsej antropologjinë politike të partisë të cilën drejton. Por, përveç po-së ai mund të themelojë një antropologji të re të kësaj force. E cila të gjitha herët e ka shtyrë forcën në limit. Siç vëren Edmund Burke, një mendimtar i njohur konservator, i njohur dhe për z. Basha duke qenë se ai drejton një forcë të djathtë, “nëse nuk ia dilni mbanë (me anë të forcës), ju mbeteni pa asnjë burim tjetër, sepse po dështoi pajtimi mbetet forca, por kur dështon forca nuk mbetet më shpresë për pajtim”.

Lexo edhe:

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

Një ‘jo’ do të ishte ripohim i këmbënguljes për të përdorur forcën dhe jo pajtimin. Forcën kundër amerikanëve dhe popullit tënd (edhe atij të djathtë). Në propozimin e Nuland, ndërkombëtarët e vetingut janë futur në mes dy etapash të tjera që lejojnë ‘sovranitetin’, si Avokati i Popullit dhe një komision parlamentar që përbëhet nga 6 deputetë të opozitës dhe 6 të mazhorancës. Ndërkombëtarët pra janë selektorë, por jo ekzekutivë. Çdo lexim tjetër është një përkthim i keq me dashje.

Para disa muajsh, kur kalonte ligji i dekriminalizimit, autori i këtyre radhëve, në këtë gazetë shkruante editorialin me titull “Buzëqesh, Lul”. Këmbëngulja juaj, me ndihmën e pakursyer të Donald Lu dhe amerikanëve (tashmë afër vijës së kuqe të mallkimit) çoi në kalimin e ligjit dhe përplasjen në dyert e gjykatave të kryebashkiakëve të Ramës, të dyshuar si problematikë me ligjin.

Tani është radha që një ligj i dytë të jetë i juaji dhe i amerikanëve. Merre këtë rast. Lul, thuaj ‘po’ dhe buzëqesh! Mapo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025
AKTUALITET

Analiza: Shqipëria voton, formula vendos!

09:53 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025
Para

Zbardhen përgjimet e reja, bizesmenët përfituan 2 miliardë lekë tendera ushqimesh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025

Analiza: Shqipëria voton, formula vendos!

09:53 : 15/05/2025

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

09:41 : 15/05/2025

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com