• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Luiza Gega zhgënjehet nga shteti për pritjen: “S`prisja si kombëtarja e futbollit, por si nënkampione Evrope”

09:23 : 13/07/2016
në SPORT

Luiza Gega shënon histori në atletikën shqiptare, nuk e takon asnjë zyrtar shteti
Përveç disa fansave dhe familjarëve, Luiza Gegën nuk e priti askush nga autoritetet e sportit.

E ndërgjegjshme se nuk mund të kishte një pritje si ajo e kombëtares, Luiza Gega thotë se të paktën dikush duhet të ishte në Rinas, pasi medalja e argjendë në atletikë nuk ishte arritur më parë. Gega sqaron edhe çështjen e përfolur ditën e djeshme në rrjetet sociale. Nënkampionia e Evropës, tregon se realisht zbriti nga limuzina, por për të takuar familjarët e saj…


Luiza, nënkampionia e Evropës në atletikë; si u ndjetë për këtë trofe kaq të rëndësishëm?

Sigurisht që shumë e emocionuar. Nuk ishte një garë e lehtë, dhe për rezultatin që kisha, natyrisht që do të pretendoja për më shumë, pasi isha renditur e treta. Megjithatë, gara është garë dhe nuk dihet se si shkon. Doja medoemos të futesha në finale, dhe kjo ndodhi. Kishte shumë emocion dhe u mundova të mos bëja asnjë gabim, dhe më vjen mirë që ia dola. Gjatë fundit, kur pashë që isha shkëputur nga vendi i tretë, më kapi një emocion dhe po prisja të mbërrija te finishi. Doja të falënderoja trajnerin tim, Taulant Stermasin, që ka punuar fort me mua dhe është mbështetja ime kryesore.

Si të pritën shqiptarët kur u kthyet?
Erdhën shumë njerëz që unë kisha bërë krenarë. Më pritën me lule, flamur dhe parulla ku më thoshin që ‘ti je kampionia jonë’. Natyrisht që ishin edhe familjarët e mi, prindërit. Këto ditë pres të kem disa pritje edhe me qeveritarët.

Megjithatë qeveritarët munguan në Rinas; a u zhgënjyet?
Nuk di të them u zhgënjeva apo jo. Megjithatë është diçka që nuk ndodh shpesh. Është një arritje, një medalje që nuk është marrë kurrë më përpara nga një shqiptar. Edhe mediat e huaja i kanë dedikuar një shkrim. Mendoj se dikush edhe mund të ishte aty.

Çfarë mendoi Luiza kur Kombëtarja e futbollit u prit me një festë të madhe, ndërsa ju ju presin vetëm miq e dashamirës?

Futbolli është pa dyshim sporti më popullor, dhe unë personalisht jam shumë tifoze. Nuk është se prisja që të më prisnin siç pritën Kombëtaren tonë, edhe pse nënkampione Evrope nuk do të thotë pak. S’di çfarë të them për këtë pjesë.

Çfarë pret Luiza nga shteti shqiptar?

Kjo mbetet për t’u parë pas takimeve që do të kem me qeveritarët. Sigurisht që pres një mbështetje më të madhe, një vlerësim për punën time të lodhshme. Kam 15 vjet që sakrifikoj dhe punoj fort për të arritur në këtë ditë dhe në këtë trofe.

Në çfarë kushtesh stërvitesh, si janë kushtet e atletikës shqiptare?

Në periudhën e dimrit është edhe më e vështirë. Unë përgjithësisht përpiqem të iki jashtë, kryesisht në Kenia për stërvitje, ku marr dhe një bursë. Megjithatë kjo nuk mund të zgjasë gjithë vitin, sepse është shumë e kushtueshme. Ndaj jam e detyruar të stërvitem në Shqipëri. Jam stërvitur në Elbasan, sepse në Tiranë s’kam ku stërvitem, pasi stadiumi është prishur. Aktualisht po stërvitem në Korçë, në Dardhë, duke qenë se është vend i lartë dhe është disi më fresk. Është e lodhshme, por është një zgjidhje. Shpresoj shumë që të mundësohen kushte më të mira.

Lexo edhe:

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

Sa paguhesh si profesioniste në atletikë, sa fitimprurës është ky sport?
Thashë që më ka ndihmuar një bursë që unë kam marrë nga jashtë. Nga Federata kam marrë vetëm një milion lekë të vjetra në vit. Aq është fondi i akorduar nga ministria, në fakt. Është shumë pak, sepse vetëm rruga që unë duhet të bëj, kushton aq.

Nga ana tjetër punoni në Ministri të Mbrojtjes; çfarë pozicioni keni në këtë institucion?
Unë jam ushtare profesioniste. E ndjej veten shumë të mbështetur nga ministria dhe vetë ministrja. Kam një mbështetje morale, ku unë e ndjej veten shumë të vlerësuar. Vetë ministrja kishte bërë një status në “Facebook”, një urim, ku ishte shprehur se ishte krenare që unë isha pjesë e Forcave të Armatosura.

Çfarë lidhjeje ka një sportiste në Ushtri?
Në gjithë shtetet e botës, Policia Ushtarake kërkon që sportistët t’i mbajë pranë. Organizohen edhe aktivitete, qoftë në atletikë, apo edhe në disiplina të tjera. Kjo është një mundësi tjetër që unë të përfaqësoj Shqipërinë.

Pas kësaj gare, kush janë prioritetet e Luizës, ku do t’ju shikojmë?
Do të jem pjesë e Olimpiadës. Është një aktivitet ndërkombëtar, dhe shumë i vështirë, pasi marrin pjesë të gjitha vendet e botës. Do të ketë sportistë që fizikisht do të jenë edhe më mirë se ne. Do të mundohem shumë që të futem në finale.

Ndërkohë është shumë e përfolur fotoja e limuzinës, ku ju dukeni se keni zbritur pak metra pasi hipët; si është e vërteta?
Presidenti i Federatës, kishte mirësinë ta organizonte atë udhëtimin tim. Ndoshta nuk kishte mundësinë të më priste si u prit Kombëtarja e futbollit, sepse unë jam thjesht një individ. Unë hipa, po isha e detyruar të zbrisja, sepse më kishin ardhur disa njerëz të familjes që kisha vite pa i parë dhe m’u desh t’i takoja. Hapëm krahun dhe ndalova t’i takoja.

Me çfarë ikët në shtëpi si përfundim?
Nuk ika me limuzinë, sepse thashë, desha të kaloja kohë me familjarët e mi.

Si është jeta e Luizës jashtë sportit?

Jemi një familje shumë e lidhur. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit, motrën dhe vëllain. U bënë tetë vite që unë jetoj në Tiranë tashmë, për shkak të punës sime. Jam shkëputur totalisht nga Durrësi. Jeta ime rrotullohet e gjitha rreth sportit. Pasi, nuk është vetëm stërvitja, por duhet të mbaj një regjim ushqimor, të kujdesem për veten përgjatë gjithë kohës. Janë shumë sakrifica që më çuan deri te medalja/ GSh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025
Para

Nano: “Rilindja çon drejt vdekjes PS-në”, replikon Pëllumbi: PS s`ka nevojë për pesimista

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com