• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Komisioni Europian publikon raportin: Rritja ekonomike e Shqipërisë, 3.4 %

15:46 : 12/07/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Komisioni Europian publikoi raportin e fundit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky raport jep një panoramë gjithpërfshirëse sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, por edhe projeksioneve për të ardhmen. Rritja ekonomike përgjatë këtij viti konfirmohet pranë 3.4%, për të kulmuar në 3.9 dhe 4.2% gjatë viteve 2017 dhe 2018 respektivisht.

Norma e papunësisë ndërkohë projektohet të zbresë pranë 15.9% përgjatë vitit aktual. Nëse projeksionet do të rezultojnë realiste, atëherë Shqipëria do të kishte normën më të ulët të papunësisë në rajon, pas Turqisë.

Përgjatë dy viteve të ardhshme, kjo normë projektohet të bjerë pranë 14.4 dhe 13.1% respektivisht.
Norma e inflacionit ndërkohë projektohet pranë 2.3% përgjatë këtij viti. Ky projeksion duket tejet optimist.
Borxhi publik projektohet pranë 70.6% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të zbritur në 67.7% vitin e ardhshëm dhe 63.6% në vitin 2018. Në krahasim me rajonin, vetëm Serbia dhe Mali i Zi, me 0.1 pikë përqindje pritet të kenë një normë borxhi më të lartë se Shqipëria.

Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se, shpenzimet gjatë këtij viti do të bien, pranë 29.6% të GDPsë, nga 30.2% që ishin një vit më parë. Të ardhurat nga ana tjetër, projektohen në rritje, pranë 27.4% të GDP-­së.
Kjo do të thotë se, defiçiti buxhetor gjatë këtij viti do të fiksohet pranë 2.2%. Bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, Komisioni Europian angazhohet të publikojë vlerësimet për ekonominë e këtyre vendeve në një raport të përbashkët.

Lexo edhe:

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
BOTA

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025
AKTUALITET

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025
SHOW BIZ

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

18:57 : 04/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025
Para

"50 hijet e Dakota Johnson" (FOTO)

TË GJITHA

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025

Jonathan Bailey shpallet “Burri më seksi në botë për 2025”, pasuria e tij kap 1.9 milionë dollarë

18:57 : 04/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com