• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rekordet që theu Ronaldo në këtë Evropian (Video)

18:45 : 11/07/2016
në SPORT

Ai mund të jetë larguar herët në finalen e Euro 2016, por kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo i shtoi disa rekorde të reja karrierës së tij tashmë të lavdishme në paraqitjet në Francë.

Në turneun e tij të katërt të Evropianit ai arriti më në fund ta ngrejë kupën ‘Henri Delaunay’ pas fitores prej 1 me 0 kundër Francës në finalen e Euro 2016, duke shënuar historinë e futbollit të kombit të tij. Ishte një moment tjetër i madh në karrierën e sulmuesit të Real Madridit.

EURO2016.com ka shkruar një artikull, në të cilin tregon rekordet që tani mban Ronaldo mbi supe pas përfundimit të Euro 2016.

Golashënuesi më i mirë në ndeshjet e Kampionatit Evropian

Me gjashtë gola para Euro 2016, Ronaldo përmirësoi këtë statistikë të tij, duke shënuar tre gola në turneun e mbajtur në Francë, duke barazuar legjendën franceze, Michel Platini me 9 gola në të gjitha paraqitjet në Evropian.

Lexo edhe:

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

9 gola: Ronaldo dhe Platini
7: Alan Shearer (Angli)
6: Ruud van Nistelrooy (Holandë), Patrick Kluivert (Holandë), Wayne Rooney (Angli), Thierry Henry (Francë), Nuno Gomes (Portugali), Zlatan Ibrahimoviq (Suedi), Antoine Griezmann (Francë).

Më shumë paraqitje në Kampionatet Evropiane
Pas paraqitjeve në Euro 2016 Ronaldo bëhet futbollisti me më shumë paraqitje në Evropian me 21, duke tejkaluar mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger e portierin e Italisë, Gianluigi Buffon që kanë respektivisht 18 dhe 17.

21 paraqitje: Cristiano Ronaldo (Portugali)
18: Bastian Schweinsteiger (Gjermani)
17: Gianluigi Buffon (Itali)
16: Lilian Thuram (Francë), Edwin van der Sar (Holandë), Cesc Fabregas (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë)
15: Sergio Ramos (Spanjë), David Silva (Spanjë)

Më shumë paraqitje në historinë e Portugalisë

Ish-futbollisti i Sportingut dhe Manchester Unitedit ka thyer është një rekord të rëndësishëm gjatë këtij Evropiani. Ai bëhet lojtari me më shumë paraqitje për Portugalinë, duke e kaluar legjendën portugeze, Luis Figo, i cili ka thënë se “kur Ronaldo është në më të mirën e tij është i pandalshëm”.

133 paraqitje: Cristiano Ronaldo (2003–)
127: Luis Figo (1991–2006)
110: Fernando Couto (1990–2004)
103: Nani (2006–)
94: Rui Costa (1993–2004)

Lojtari i parë që shënon në katër Evropiane të ndryshme

Ronaldo e filloi Euro 2016 si një nga shtatë lojtarët që ka shënuar në tre Evropiane të ndryshme, dhe në garë për t’u bërë lojtari i parë që shënon në katër Evropiane të ndryshme së bashku me të ishte edhe Zlatan Ibrahimovic.

Atij iu desh që të priste deri në ndeshjen e tretë të Euro 2016 për të arritur këtë rekord, duke shënuar dy herë kundër Hungarisë, përderisa Ibra nuk ia arriti të gjejë rrugën e golit.

Ronaldo ka shënuar kundër këtyre kombëtareve në katër Evropiane:

2004 ndaj Greqisë (1), Holandës (1)
2008 kundër Republikës Çeke (1)
2012 kundër Holandës (2), Republikës Çeke (1)
2016 kundër Hungarisë (2), Uellsit (1).
Golashënuesi më i mirë i Evropianëve (përfshirë edhe kualifikimet)

Portugezi është para Zlatan Ibrahimovicit edhe si golashënuesi më i mirë i Evropianëve përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese. Ai ka 29 gola, katër më shumë se Ibra.

29 gola: Cristiano Ronaldo (Portugali)
25: Zlatan Ibrahimoviq (Suedi)
23: Robbie Keane (Republika e Irlandës)
22: Hakan Şükür (Turqi), Jon Dahl Tomasson (Danimarkë)
21: Jan Koller (Republika Çeke)

Përveç këtyre rekordeve ai në këtë Evropian ka humbur edhe dy rekorde.

Futbollisti më i ri i paraqitur në finale
Finalja e mbrëmshme ndaj Francës ishte e dyte për Ronaldon në këtë nivel, ai shkruajti historinë në finalen e 2004 që e humbi ndaj Greqisë, por ai ishte bërë lojtari më i ri që ishte paraqitur në një finale me 19 vjet e 150 ditë.

Ndërsa ky rekord u thye pikërisht nga një tjetër portugez, Renato Sanches, i cili filloi takimin ndaj Francës në Saint-Denis në moshën 18 vjeçare e 328 ditë.

Lojtari më i ri i Portugalisë që ka luajtur në Evropian

Ronaldo ishte bërë lojtari më i ri për Portugalinë që ka luajtur në një turne të madh, me paraqitjen e tij në Euro 2004 në moshën 19 vjeç e 128 ditë, kurse ka shënuar në fitoren prej 2-1 në ndeshjen hapëse kundër Greqisë.

Edhe ky rekord është thyer nga bashkëlojtari i tij te Porugalia, Renato Sanches, cili debutoi në Evropian si zëvendësues në barazimin prej 1-1 ndaj Islandës me 18 vjet e 301 ditë.

Të gjitha rekordet që Ronaldo i mban momentalisht janë;

Me kombëtaren:
Paraqitje më shumë në Evropian: 21
Më shumë gola në Evropian: 9 (aq sa ka edhe Platini)
Lojtari i vetëm që ka shënuar në katër Evropiane të ndryshme
Lojtari i vetëm që ka shënuar nga tre gola në Evropiane të ndryshme
Më shumë gola të shënuar në Evropiane, përfshirë edhe kualifikimet: 29
Më shumë paraqitje me Portugalinë: 133
Më shumë gola për Portugalinë: 61

Me Klube:
Më shumë gola në garat e UEFA-s për klube: 96
Më shumë gola në Ligën e Kampionëve: 93
Më shumë gola në një sezon të Ligës së Kampionëve: 17 (2013/14)
Më shumë gola për Real Madridin: 364
Më shumë Këpuca të Arta: 4 (2007/08, 2010/11, 2013/14, 2014/15)
Më shumë pjesë e “Ekipit të Vitit” nga përdoruesit e UEFA.com: 10 (2004, 2007–2015)

Golashënuesi më i mirë në të gjitha garat e UEFA-s (për meshkuj, femra, klube, kombëtare, të rinj, futsal, amator)

1 Cristiano Ronaldo 131
2 Raul Gonzalez 106
3 Klaas-Jan Huntelaar 90
3 Andriy Shevchenko 90
5 Filippo Inzahgi 86
5 Lionel Messi 86 (pas tij, lojtar jo evropian është Didier Drogba me 50)
7 Margret Lara Vidarsdottir 84
8 Zlatan Ibrahimoviq 82

Këto janë rekordet që më së miri tregojnë nivelin që Cristiano Ronaldo ka qenë në futbollin evropian e botëror, tre herë më i miri i botës, që është rrugës për t’u zgjedhur edhe njëherë më i miri i botës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
BOTA

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

19:15 : 09/05/2025
SPORT

I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

19:15 : 09/05/2025
BOTA

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025
AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025
Para

Basketbollisti amerikan merr pasaportën e Kosovës

TË GJITHA

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

19:15 : 09/05/2025

I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

19:15 : 09/05/2025

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com